SADRI RAMABAJA: SYNOPSISI POLITIK – VJESHTË 2014’të

Prishtinë, 14. 10. 2014: Kandidimi i Albin Kurtit kundruall Hashim Thaçit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po i imponon SHIK-u, si kandidat i përbashkët i Bllokut për kryeministër – paraqet garancën e vetme dhe mundësinë reale për çlirimin e Republikes. Shih për këtë, edhe zgjedhjet që mund t`i imponojë kryeministri në ikje, do të duhej të konsiderohen si mundësi shtesë për thellimin e kohezionit politik që ofron kjo vjeshtë evangjeliste.
Ka ca muaj qe Republika jone me shembellen me nje trup te brishte te nje te riu qe mjeket e papergjegjshem e kane shtrire ne sallen e operacionit dhe presin t`i hyjne operacionit per venje te stendave ne arteriet e zemres se stermunduar, pasi qe gabimisht e kishin diagnostifikuar per shizofreni. Shendeti i tij kishte pesuar keq, nderkaq shenjat sinjifikante qe flisnin ne dobi te supozimit se pacienti mund te shkoje drejt suicidit, kishin bere qe mjeket te bindeshin se diagnoza per shizofreni ishte krejtesisht reale.
Trajtimi i pacientit ne keso rrethanash kerkon strategji gjiihteperfshirese.
Por, meqe per kohe te gjate trajtimi mjekesor ishte pa qellim te qarte final, dalja nga gjendja prej kome ishte e ndervarur nga rishikimi i diagnozes, nga shkalla ku supozohej se kishte arritur shizofrenia tek pacienti dhe nga ambienti qe e rrethonte ate.

TË NDERUAR LEXUES – QË TA DINI…!
“Lufta” e egër për pushtet ka degraduar inegritetin politik e moral të këtij katëshi, që synojnë “majën e Ajsbergut me çdo kusht. Megjithatë cilido prej tyre që arrinë të jetë në krye të majës – si kryeministër (me vota apo me lojëra prapaskenash), më shumë se për detyrat e shpisë do të punojnë për realizimin e agjendave të shumta ndërkombëtare, dhe më kryesoret prej tyre janë – DY: dialogu – negociatat – marrëveshjet e reja (pa kushte) me Serbinë, dhe koncesionimi – privatizimi – shitja e pasurisë (aseteve) jetike kombëtare, oligarkëve – bankierëve dhe makrovjedhësve të huaj! Tashmë është bërë e qartë, për të gjithë ata që kanë sy e vesh se, këta liderë s’mund të jenë në krye të majës (kryeministër) nëse nuk i tradhtojnë interesat kombëtare (të bëjnë negociata të reja më sebinë dhe t’i bëjnë “rrush e kumbulla” asetet kombëtare! (Editori i pashtriku.org, Sh.Berisha)

………………………………………………………………..

Pacienti, tashme i lodhur tej mase, i trajtuar ne menyren me brutale te mundshme, ne shikim te pare te le pershtypje te gabuar se na i eshte nenshtruar fatit! Por, vjeshta duket se parandjen frymen evangjeliste per aq kohe sa qellimi nuk eshte arritur dhe nevoja per shpjegime shtese eshte evidente. Shih per kete, nese e kemi te qarte se pacienti eshte vet Republika jone e brishte, pas krejt kësaj odisejade, edhe zgjedhjet qe mund t`i imponoje kryeministri ne ikje, do te duhej te konsiderohen si mundesi shtese per thellimin e kohezionit politik.
Tallja me parlamentarizmin vazhdon
Korpusi politik qe zuri vendet ne Parlamentin e Republikes, me kete ndarje që ka, duket se po deshmohet i paafte per te krijuar institucinet. Kapja e cdo segmenti te Republikes nga elementet e SHIK-ut e ka bere tashme Republiken jofunksionale. Nderkaq loja me parlamentarizmin per keta muaj, mbetet e pashembullt ne milien e demokracise liberale moderne. Rreziku qe ajo te shkoje drejt deshtimit, mbetet i hapur.
Shtyrja e seances se 2 korrikut nga ana e PDK ishte produkt i mungeses se votave per kandidatin e saj. Tashme eshte fakt notar, se ajo ka deshtuar ne zgjedhjen e kryeparlamentarit nga radhet e saj.
Me 17 korrik, Agim Aliu, kandidati i pare i PDK, i pati 47 vota, ndërkaq herën e dytë me 12 shtator, kandidati tjeter, Dr Arsim Bajrami, i cili është eksperti më i mirë qe ka PDK, i fitoi tri vota më pak, pra 44!
Duke qene i vetedijshem se tashme eshte pakice ne Parlament, kryeministri ne ikje po punon per provokimin e zgjedhjeve te reja. Nderkaq gjate kesaj kohe, ai do te vazhdoje te krijoje çarje brenda Bllokut politik kundershtar, sidomos brenda LDK.
Strategjia e Thaçit tashme duket se eshte e perqendruar ne betejen e tij qe do te mund te cilesohej vendimtare. Shih per kete gjendje eshte me e rend se sa duket ne aparence.
Kryeministri ne ikje eshte i vetedijshem se epoka e tij politike po permbyllet, por beteja e tij tashme zhvillohet ne sigurimin e mbijeteses qofte edhe si qytetar i thjeshte, por jashte grilave.
Per kete qellim ai po eskivon dhe bllokon ndertimin e institucioneve, nderkaq po projekton ne strategjine dalese, pikerisht zgjedhjet e jashtezakonshme.
Nderkohe, gjate gushtit dhe shtatorit ai intensifikoi veprimin klandestin per blerjen e deputetve, duke u perqendruar tek disa deputete te LDK dhe AAK. Per kete qellim “sekseret” e kryeministrit ne ikje punuan ne disa nivele. Ata nuk hezituan te deklarohen edhe publikisht se jane duke punuar per te krijuar edhe mundesine e nje koalicioni me LDK. Njeri nga nenkryetaret e PDK qe vije nga Llapi, kete gjakim as qe e fshihte. Sidoqofte, gjasat qe te kapercehet ylberi nga ai grusht i supozuar i deputeteve te LDK, qofte edhe si formacion me vete, per t`i sherbyer PDK si paterice e llojit te vet, ne insistimin e saj per mbajtje te pushtetit, tashme jane deshmuar si inekzistente.
I vetedijshem per kete trend, Thaçit tashme i mbetet nje numer i vogel partish satelite ne dispozicion per ta “zgjeruar” koalicionin parazgjedhor. Ai tashme, sipas informacioneve qe jane pothuajse publike, ka arritur nje marrveshje qe koalicionit te tij egzistues t`ia shtoje edhe AKR-në.
Qofte edhe vetem ky fakt, do te ishte ne logjiken e politikes racionale, qe nje krah i mbeshtetesve te Thaçit brenda strukturave te PDK, te fillonte te hepohej dhe te shkonte drejt distancimit gradual. Natyrisht se ne bazen e PDK ka edhe zera qe ruajne nje lloj dinjiteti njerezor e politik, por ata nuk jane me peshe. Madje fakti se PDK nuk prezanton nje force tipike politike, kete lloj pritshmerie e ben te pamunshsme. Atehere, meqe nuk kemi te bejme me nje parti politike, çarje te tilla jane me pak te pritshme. PDK, tashme eshte e qarte, eshte vete SHIK-u, pra nje strukture gjysmemafioze, nje koketim i llojit te vet mes biznesit me politiken, nje simoter e PASOKUT grek dhe SPS serb.
Çdo gje aty kontrollohet nga nje grusht i vogel njerezish, qe per strumbullar kane dy persona: Hashim Thacin dhe Kadri Veselin, qe te dy politikanë qe vijne nga struktura qe kane vepruar ne kuader te sherbimeve te fshehta.
Roli historik i pozicionimit te LDK-se
PDK ka nje muaj, kur Thaçi ishte ne nje vizite ne Komunen e Shtimjes, me rastin e promovimit ceremonial te godines se nje shkolle profesionale, e ku gjeti rastin te premtoje rritje te serishme te pagave te mesimdhenesve te ciklit parauniversitar, qe ka filluar fushaten zgjedhore. Nderkaq ne strukturat e PDK tashme jane ndezur motoret per fushaten zgjedhore.
Kete komoditet asaj ia ofron fakti se LDK nuk arrin dot ta kuptoje se epoka e Isa Mustafes tashme ka perfunduar.
Lexuesi do t`me ndjeje perse do shfrytezoje nje metafore per te hedh drite mbi kete mendesi patriarkale politike.
Isa Mustafa tashme ka pranuar rolin e nje plaku te shtepise qe kahere lengon ne shtratin e vdekjes, qe duket se shpejt do t`i jap familjes lamtumiren. Halli eshte se si zot shpie i dobet, ai nuk ka lene trashegimtar real, prandaj qofte edhe si i tille, si nje gjysmekufome, i duhet shtepise ende. Prandaj, kete do cilesuar si fatkeqesi shtese, nje lloj kryqi te Krishtit qe bart ai ne qafe.
Isa M., megjithate, pavaresisht se nuk ka qene asnjehere figure karizmatike, pra as ne permasat e nje personaliteti qe mund te mirrte vendime te medha, pavaresisht kesaj, ka arritur ta ruaj nje lloj kohezioni politik brenda LDK. Si i tille ai ka qene dhe mbetet kalkulator i mire dhe balancues rrymash politike Brenda LDK. Kaq.
Shtyrja e zgjedhjeve te brendshme te LDK, pas krijimit te qeverise nga Blloku, ose edhe pas zgjedhjeve te jashtezakonshme, rezulton te jete si nje nga detyrat imediate te Isa Mustafes per ta shpetuar partine nga çarjet e pariparueshme. Por, ky fakt, çuditerish tashme na rezulton edhe si interes imediat per kapercimin e statuskuose ne politiken kosovare.
Personalitetet qe po profilohen si te atilla qe mund ta shpetojne LDK, mbeten tutje tri figura: ajo e Dr.Haki Demollit, si nje aureole e te ashtuquajtures fryme akademike te viteve te fillimit te egzistences se LDK; pastaj Lutfi Haziri si person balancues mes dy klaneve te medha – atij te Dukagjinit dhe Llapit, dhe figura e trete, ajo e Vjosa Osmanit, si prurje e re reale.
Kjo e fundit, me numrin e votuesve qe arriti t`i kete ne zgjedhjet e 8 qershorit, por edhe si nje femer me nje lloj karizme ne rritje, po sforcohet me shume si pasuese e mudshme e Isa Mustafes ne gare me Lutfi Hazirin.
Mbajtja e Kuvendit zgjedhor te LDK para zgjedhjeve te jashtezakonshme pashmangshem do ta perçaje LDK. Prandaj ky Kuvend, do te duhej te ishte krejt formal, procedural, nderkaq nje kuvend pune i mirefillte do te shkonte ne dobi te rujatjes se kohezionit te LDK, qe te shtyhej per pranvere 2015.
Ne nivelet lokale LDK-se i eshte mplakur struktura. Ka fare pak prurje te reja. Edhe ne zgjedhjet e fundit kishim kryesisht riciklime figurash (qe ne fakt ishin me heret pjese e LDK, por jo prurje krejt te reja), natyrisht me perjashtime fare te vogla.
Por ne rast te imponimit te zgjedhjeve te jashtezakonshme nga ana e presidentes, natyrisht me direktiven e PDK-se, me rendesi per skenen politike kosovare mbetet pozicionimi i LDK.
Ka tri mundesi te hapura qe pres t`i ndjek LDK ne rast te mbajtjes se zgjedhjeve te jashtezakonshme:
a) Te shkoje serish me ate grupim te partizave si force pothuajse e vetme ne zgjedhje dhe te pesoj renien e madhe.
b) Te shkoje ne zgjedhje si Koalicion parazgjedhor me AAK dhe NISMA-n.
c) Te pranoje Albin Kurtin si bartes te listes dhe kandidature te Koalicionit per kryeminister, duke u pozicionuar qarte dhe ne kohezion te plote kunder PDK-se.

Kete variantin e trete e shoh si mundesi me reale, duke i dhene ketij pozicionimi te LDK rol historik, qe nuk arriti ta kapte ne fillim te luftes. Historia politike rralle ofron mundesi korrektuese si ky i tashmi per LDK dhe jo vetem per ate. Ky grupim pres qe do te dilte fitues i zgjedhjeve, pavaresisht se diferenca nuk do te jete edhe aq e madhe nga grupimi i dyte.
Roli i VV ne funksionalizimin e Republikes
VV tashme ka shprehur qendrimin qe te jete pjese e Koalicionit. Nenshkrimi i marrveshjes mbi parimet qe do te respektohej ky Koalicion, paraqet nje lloj hyrje ne nje plan konkret per bashkeqeverisje. Per kete nuk luan rol se kjo bashkeqeverisje do te realizohej tashti, apo pas mbajtjes se zgjedhjeve te jashtezakonshme.
Meqe, Ministria e Jashtme do te jete resori qe ka pajtueshmeri ta drejtoje VV, njeri nga funksionaret e larte te VV pritet te jete edhe udheheqesi i ketij dialogu me Serbine.
Dialogu me Beogradin gjithesei se nuk do te jete i atille si ka qene ne mes Daciqit dhe Thacit. Ai do te jete dialog shume me substancial dhe transparent. Po them me substancial, sepse do te bazohet ne parimin e reciprocitetit dhe do te ngritet ne nivelin e dy shteteve qe pretendojne te jene te dinjitetshme ne familjen e shteteve modern evropiane. Shih per kete, nuk shoh mundesine e rifillimit te dialogut me Beogradin ne nje te ardhme te afert. Prandaj eshte ne logjiken e gjerave qe VV pret nga Brukseli, qe ai tani e tutje te ushtroje presion ndaj Beogradit shume me shume se sa ndaj Prishitnes. Do te varet shume se si do te rifilloje dialogu dhe kur edhe nga opinioni i Komisionit te Venedikut… Brenda VV, para se gjithash ne Keshillin e Pergjithshem, ka pas diskutime te gjata, gjithesesi jo shterruese per kete teme. Pati edhe mospajtime dhe largim te 3-4 vetave nga radhet e VV. Kemi te bejme me shume me individ me pikepamje bukur rigjide ne rrafshin e zbatimit te strategjive politike qe po ndjek Kryesia e VV ne raport me forcat dhe ne dobi te realizimit te strategjise se saj per largimin nga pushteti te PDK-se dhe funksionalizimin e Republikes.
Natyrisht, nese vije deri te çarja e Bllokut, plani i VV eshte i njohur dhe publik. Ajo do te vazhdoje te jete opozite e fuqishme si ne Parlament ashtu edhe jashte tij. Mundesite qe te intensifikohen veprimet me karakter demokratik, por jashte parlamentit, perfshire edhe demonstratat si institucion legal e demokratik, grevat dhe aksionet e ndryshme, mbesin te hapura dhe pjese e strategjise se veprimit politik.
Zgjedhjet e jashtezakonshme – opcion real
Qendrimi i nje pjese te faktorit relevant nderkombetar, qe reflektohet ne sjelljet e presidents, i bejne zgjedhjet e jashtezakonshme opcionin me real.
Presidentja do t`i marre masat qe ia servire ekipi i Kadri Veselit (Sherbimi sekret i PDK).
a) Do te kerkoje nga blloqet politike qe t`i afrojne propozime konkrete per dalje nga gjendja e pozicionit qe ne lojen e shahut njihet si pozicion pat.
b) Do te pergatise alibine me baze kushtetuese per shpalljen e zgjedhjeve te jashtezakonshme.

Per fat te keq, presidentja nuk ka qellim politik qe do te shkonte ne dobi te ruajtjes se barazpeshes politike dhe sigurise se stabilitetit te Republikes. Modeli i presidentit te Lituanise per znj.Jahjaga eshte i huaj, sepase ajo mbetet peng i Hashim Thaçit dhe qarqeve politke qe e kane inauguruar si presidente kukull.
Por cilat do te ishin ato rrethana qe do t`ia lehtesonin presidentes dhe PDK marrjen e vendimit ne procedure te pershpejtuar per dergimin e vendit ne zgjedhje te jashtezakonshme?
Ne kete rrafsh, po sjell tezat e meposhtme:
1. Ne rast se VLAN do te provokonte ngjarje qe do te shpjenin ne destabilizimin e mundshem te gjendjes ne vend. Psh ne rast se do te organizoheshin protesta masive (disi te ngjashme me ato te opozites ne Kiev);
2. Ne rast se nuk do te kishim zgjidhje te gjendjes deri ne fund te tetorit dhe rrjedhimisht administrata dhe gjithe korpusi i sherbyesve civil dhe atij arsimor e shendetesor do te rrezikoheshin te mbesnin pa paga ne muajt e pare te vitit 2015.
3. Ne rast se PDK provokon krize ne 32 agjencite shteterore qe jane te varura nga Kuvendi.

Pervec nenit 84 te kushtetutes, edhe ky rast do t`i sherbente Presidentes si nje alibi reale per te shpallur zgjedhjet e jashtezakonshme, duke u thirre ne Kushtetuten e vendit, (shih Nenin 84, pika 2. qe shprehet taksativisht per rolin e Presidentes si garantuese e “funksionimit kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë”).
Rasti i fundit eshte skenari me real qe do ta ve ne levizje kryeministri ne ikje. Prandaj kandidimi i Albin Kurtit kundruall Hashim Thaçit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme qe po i imponon SHIK-u, si kandidat i përbashkët i Bllokut për kryeministër -paraqet garancën e vetme dhe mundësinë reale për çlirimin e Republikes.
Shih për këtë, edhe zgjedhjet që mund t`i imponojë kryeministri në ikje, do të duhej të konsiderohen si mundësi shtesë për thellimin e kohezionit politik që ofron kjo vjeshtë evangjeliste.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura