SERVET BYTYQI: BALADA E RRUSHE REXHËS!

Londër, 2 prill 2017: Folklori Shqiptar dhe kenga burimore baritore me larmine dhe koloritin e pasur te saj, padyshim qe perben nje nga vlerat me te pasura te trashegimise sone kulturore. Ketu do te sjellim ne vemendjen tuaj nje nga perlat e kesaj muzike e cila ne vetvete perben nje kulm te parivalizueshem, të paarritshem dhe te paprekshem, kuroren e zemres djaloshare kengen e RRUSHE REXHES!
Mungesa e informacionit rreth kesaj kenge ma ben pak te veshtire, por vete melosi i saj, dhe ndjenja e fuqishme qe kenga percjell e lehtesojne fuqishem nga ana tjeter. Ne krahasim me popujt dhe kulturat e lashta siç jane ajo Greke me Aferditen, Romake me Venusin, India me Lakshmin etj, ne psikologjine e popullit tone nuk kishte figura te vetme mitologjike si simbol i bukurise.
Si Ballkanase ajo ngjan me Mioritën (Mioricën) e Rumanisë por me një ndryshim. Këtu prona nuk vihet në diskutim, pasi populli ynë është aq krenar, saqë edhe në primitivitetin e tij ai din të nderoje. Instikti më thotë që ndoshta edhe në baladat sllave të ketë një ngjashmëri të tillë (thjesht hipotezë e nxitur nga ky instikt) Populli yne kishte krijuar zanat e malit, te cilat kane nje rol dhe efekt mjaft estetik, e te ndjeshem, sa njerezor aq dhe hyjnor, qe pasqyrojne ndjenjat e popullit tone. Zanat dhe oret jane gjithmone grupime (nganjehere edhe individuale si Ora e Shales, Zana e Veleçikut etj., qe permend Fishta etj.), qe dalin, vallëzojnë e argëtohen naten nen driten e mrekullueshme të henes. I japin jetes dhe plotesojne shpirtin e popullit me nje fuqi magjike qe vetem drita e henes mund te perqoje duke shfrytezuar qetesine, dhe freskine e nates e shoqeruar me pyjet e larta, gurgullimen e gurrave e perrojeve ku ato rrinin pinin e laheshin.

Ne pamundesi te nje figure te tille te vetme, te nje zane me emer, Rrushe Rexha per mendimin tim e ploteson dhe ze vend me zanat e malit. Nuk kam informacion se ku ka egzistuar ky person real me histori reale, por ate une do e quaj banoren e perjetshme te bjeshkeve. Rrushe Rexha gjendet kudo ne kenget e popullit dhe asaj i kane kenduar nje numer jashtezakonisht i madh rapsodesh, dhe besoj ky numer do rritet, duke shprehur ate si simbol te bukurise e deliresise femerore ne sinkron me bukurine e bjeshkeve me uje te kristalte, qiej te hapur e maja te thepisura krenare. Ajo mund te gjendet ne, Malesi, ne Bjeshke te Shales, te Dugagjinit, te Pashtrikut, te Rugoves apo mbi Peje e Junik. Kushedi ndoshta ajo ka qene edhe hisetare e bjeshkeve te Hasit e Bytycit, ne Doberdol e Sylbice, pasi keto bjeshke permenden per vajzat e bukura e plot azgani femerore, sikurse kenga na thote. Dy te mirat n’ate mahalle ne cilen bjeshke po duen me dale? cila bjeshke ashte ma e mira Doberdoli a Koshutica, Doberdoli e koshutica vjamë ma t’mire po djergë Sylbica bahen qikat sa s’po i nxen kemisha…
Sidoqofte me mire se banore e Bjeshkeve te Namuna ajo nuk mundet te jete askund. Per vete simboliken por edhe trashegimine qe percjell ky emer. Ajo nuk është një Afërditë (Afroditi) që ulet në fronin e perëndisë në Olimp, e rrethuar nga pëllumbat e bardhë, simbole të dashurisë, të cilët i ulen në prehër duar, krahë e kokë. Ajo nuk është as Venusi i dashurisë Romake. Ajo është një malësore e thjeshtë një çobaneshë, e mësuar të mjelë dhentë, të dije si nxinet (gatuhet apo mblidhet) djathi, si kositet e mblidhet bari.
E rritur me ajrin e pastêr ajo është në gjendje të ngarkojë kalin e të bëjë dru në mal tamam si një djalë dhe e barabartë me burrat më të fortë. Bukuria e saj është shtangtuese, sytë e bukur bojëqielli që të mpijnë trupi i gjatë e i drejtë, qafa e gjatë, më e gjata ndër gjithë shoqet dhe flokët e mëndafështa. Ndonëse burrat e gëzonin lirinë (e vetëpërmbajtur), ajo e sfidon kohën dhe dashurisë për djalin që do, nuk i fshihet. E rritur në një ambjent ku gratë nuk kishin zë ajo i bën sfidë kohës, del mbi kohën dhe e akuzon atë me dashurinë që ajo përcjell. Personazhi i saj nuk është si Erosi mitik Grek, por është personazh real, Zekë Hajdini një djalë i ri, mjeshtër i drurit …. Tapazan, të lasha mallkue, a din gja kush të ka marue? Zekë Hajdini ni djalë drangue tuj dhenë (gdhendë) drrasa tuj folë me mue…. Zekë Hajdini vritet nga rrethi familjar i heroinës sonë.
Si personazh real ajo nuk vritet as vret veten por jeton. Dy pëllumba të dashuruar nuk jetojnë dot pa njëri tjetrin, por Rrushe Rexha jeton dhe e vajton për gjithë jetën të dashurin e saj. Ajo nuk pranon një dashuri të dytë por vishet në tirqë e xhamadan si burrat e tjerë. Ajo jeton si një akuzë ndaj kohës dhe njê frymëzim e shëmbëlltyrë e dashurisë e përkushtimit njerëzor me vlera hyjnore.
Lexim të këndshëm!
Rrushja e Rexhës në fund t’livadhit
po pisket si zanë prej malit
n’gryk po i merr lisat e malit
mshehu (fshehu) Zekë mas Trapazanit!!
Qou bre Zekë he qofsh-o-i zi
se shumë pushka, o asht mush për ty,
me vra Zekën o qatë djalë të ri
me ja prishë o qatë bukuri.
Zekë Hajdini o ni zog sokoli pak pa dekë,
o ni fjalë ma foli ju nër vorre mos mē qoni.
Nër qeli (akacie) vorrin ma boni
N’ër qeli oh more n’ër bojli
le të vijë Rrushja te m’qajë përm’i.
Qajë moj Rrushe ti qaj’ me men emnin Zekës
ti mos ja përmen kah jem kanë verës
me dhen kah jemë kanë kah kem kërkue
hije më hije ooo krue më krue.
Trapazan u lasha mallkue
A e din hiq o kush të ka marue?
Zekë Hajdini ni djalë drangue,
tuj dhenë drrasa tuj folë me mue.
Rrushe Rexha ngjitet përpjetë hajd’i
shoqe ju ma shpejt Hajd’i
shoqe t’ua kallëxojë nji dert n’ër qeli
na u ka bo ni therrë *
Na e ka vra Sadria Zekën.
Na e ka vra Sadria Zekën
Ohooo more zoti madh ooo
Ani oooo aj e vraftë veten ahi.

Siç e thamë më sipër është kënduar dhe studiues të ndryshëm kanë shkruar për Rrushe Rexhën, ndër të tjerë Tahir Kolgjini ose “Hafuz Tahiri ” siç e ka njohur populli. Ndër të gjitha këngët e kënduara për të, më bukur se Hamide Sadiku ose Hamide Maxhupja nuk e këndon njeri besoj.
*) Therra simbolizon varrin e Zekës së vrarë.
Servet Bytyçi, Londër 26 /12/2016

Total
0
Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura