SERWER: BEOGRADI E KËRKON ASOCIACIONIN PËR TË USHTRUAR KONTROLL NË KOSOVË!
Pashtriku.org, 27.01.2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzon Asociacionin e Komunave [me shumicë] Serbe si parakusht për një marrëveshje me Serbinë, shkroi e përditshmja vieneze “Der Standard”.
Ky Asociacion nuk ishte në draftin e parë të planit evropian për normalizim të marrëdhënieve, rikujtohet në analizën e gazetës austriake.
Asociaconi, sipas “Der Standard”, nuk ka qenë në draftin e parë të propozimit, por është shtuar vetëm kohëve të fundit, dhe atë, siç thuhet në tekst, përmes një koncesioni që QUINT-i i ka bërë qeverisë serbe.
Profesori amerikan, Daniel Serwer, thotë se këtë Asociacion Beogradi e kërkon “për të ushtruar kontroll”.
Serwer ka një kritikë të qartë sa i përket Asociacionit në raport me këtë plan evropian. Sipas tij, ky propozim nuk i referohet Kushtetutës së Kosovës si bazë.
Ilustrim:
Dodik: Asociacioni do të jetë ‘Republika Srpska’ në Kosovë
_____________
HASHIM THAÇI ME NEGOCIATAT E BRUKSELIT PO E RREZIKON SOVRANITETIN E REPUBLIKËS