Berlin, 19 prill 2019: Është Ajo që i vë pikën gjithçkaje të këtejbotshme. Dhe krajatës së Letrave, poashtu, që marrin ujem dhe nuk e lënë të zo’në të prehet në qetësi. Sepse, i thonë, e zbrazët, kotnare ngjan qetësia, dhe i tillë, shkumëzues në trazim, je Ti me urdhërin suprem të racës.
E pra, Vdekja – ky redaktor i epërm e përmbarimtar i shkrimsisë njerëzore.
Qefin i saj, si perde teatri, bie mbi dramën e vuajtjes dhe çlirimit krijues. Dhe s’ka më ndërhyrje tëhollimi, retushim ideje, ndryshim ritmi a muzike të vargut, të rimës a të beftësisë magjike të figurës…
Ajo, ah një stacion i fundmë i udhëtimit t’një rreshti e vargu, lodërtar a të përvuajtur. Të bukur a shëmtuar. Të sertë a balsam prehës. Në rrjedhësi të kulluar a çalaman të lodhur. Strehues të dhimbjes a fluturak boshtar…
Kur në perëndim të Orës, i vë Paslënjes gozhdën arkmortore, Ajo, sovranja e parrëzueshme, shfaqet si Zanë mali dritëhijesh të hirshme farfuritëse. Dhe i flet Ti Asaj përmes Fjalës sate: ose memecërisht, sepse s’të kupton kush, ose zëmadh që kumbon si kumt mbi breznitë e kohëve që vijnë…
Ndaj dhe është kaq e ashpër e, njëkohësisht, mëshirëplotë. Dikujt – sa rrallë – i rezervon fronin e bukurisë, e, ndërkaq, ndonjë tjetri ia ngarkon me vete shkronjat, matanë, në gropën e errësisë.
Kurse me armatën e të midismëve tregohet Ajo krejt indiferente. I braktis, ashtu, bredhëritjes së përmotshme në asnjanësinë mundimtare: mes tokës e qiellit.
Tokës që s’i merr dot poshtë dhe qiellit që i refuzon përbuzshëm atje, përtej résh, në yllnajën e lartë.
Postime të Lidhura
DISKUTIMET E IBRAHIM KELMENDIT NË KP të LPK-së, MAJ – DHJETOR 1998
DISKUTIMET E IBRAHIM KELMENDIT NË KP të LPK-së, MAJ – DHJETOR 1998 DISKUTIMI (I SHKURTUAR) I IBRAHIM KELMENDIT…
ILJASA SALIHU: KUR NË VENDET E NDYTA PASTROHEN PARATË E PISTA!
(Shkup, 04. 12. 2012) – Është e habitshme që në vendet e fëlliqura të pastrohen paratë e pista,…
FAIK KRASNIQI: BASHKIMI KOMBËTAR BËN FUQINË!
(Pashtriku.org, 04. 12. 2012) – Mjafton të lexosh pak histori dhe atë jo kushedi çfarë libre, por mjafton…
DR.MOIKOM ZEQO: SHQIPËRIA VIRTUALE E IKONOLATRISË DHE AJO E VËRTETA ME HALLE!
Tiranë, 25 Qershor 2019: Ikonolatri do të thotë kulti i ikonave. Një vlerësim i tejskajshëm i figurave publike…