SERWER: DORËZIMI PARA KRIMINELËVE NË VERI DO TË KISHTE PASOJA KATASTROFIKE PËR KOSOVËN!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 28.12.2022
Në kërkesën insistuese të Gebellsit të Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që pritet të udhëhiqet nga Lista Serbe, e cila sot është në krye të barikadave në Veri, Eksperti amerikan për çështje të sigurisë, Daniel Serwer, thotë:
“Huliganët serbë po bllokojnë rrugët, po sulmojnë gazetarët, po qëllojnë kundër policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it”. Ata “nuk janë banditë të rastit, paguhen dhe kontrollohen nga Beogradi”. “Çrregullimi ekzistues (në Veri) dëshmon pa dyshim se lëshimi për këtë çështje (me Asociacionin) në kushtet aktuale do të ishte katastrofike për shtetin e Kosovës.”
Dhe pastaj Serwer vijon:
“Pushteti (i Beogradit me Listën serbe) që tani është pas barrikadave do të bëhej pastaj pushteti që do të udhëhiqte institucionin (e Asociacionit) që shteti i Kosovës e njohu dhe e pranoi. Do të ishte më se marrëzi ta bësh këtë, jo vetëm sepse ato autoritete janë kriminale dhe të lidhura me shërbimet sekrete serbe”. (Kosovatoday, më 28.12.2022.)
***
Komenti im:
Zoti Serwer pa hezitim e ka thënë shumë shkurt e qartë, se çka e pret vendin nëse themelohet Asociacioni i kërkuar nga Gebelsi Vuçiq me strukturat kriminale të listës serbe në krye me duetin: Rakiç – Radojçiq.
Për ta plotësuar Daniel Serwerin me këtë rast ua rikujtojë atë çfarë kam thënë, më 16 dhjetor 2022.
Kam shkruar si vijon:
“Republika e Pakos së Ahtisarit e cila nuk ka lidhje me gjakun e derdhur të Adem Jasharit, nëse bëhet edhe me Zajednicë shndërrohet në prapanicë të strukturave kriminale në Mitrovicë!”
(Facebook, më 16.12.2022.)
_____________
VERIU BOMBË E KURDISUR NGA REGJISORËT E POLITIKËS…
Nga Sheradin Berisha, Facebook 27.12.2022