BEHXHET SH.SHALA – BAJGORA: MBI ‘ZALLOGËN’ E ADEM DEMAÇIT DHE MBI PALLATET E IBRAHIM RUGOVËS!

Prishtinë, 25. 04. 2014 – Sot, “patriotët“ e Kosovës, një pjesë e të cilëve shërbyen në Beograd dhe në diasporë si vesh, sy dhe gjuhë e Beogradit shkruajnë se: ”Demaçi me shpirt dhe koncepte ishte pro serb”, “Adem Demaçi piroman dhe shëmtia e kombit“, “Demaçi, si monstrum me ide staliniste“, “Demaçi ka mundur të jetë pjesë e Shërbimit Sekret Serb“, “Pse nuk u arrestua përfaqësuesi i UÇK’së Adem Demaçi, i cili shëtiste në Prishtinë?, “Matufi plak Adem Demaçi”, “Zoti Demaçi, hiqesh parimor, por je servil i Hashimit“, “Zoti Demaç, protestat tuaja të turpshme – në mbrojtje të kriminelëve“, “Ti Demaç je mbrojtës i të keqes“, “Prirje djallëzore dhe kriminale të Demaçit kundër vlerave kombëtare të pamohueshme(!)“, “Urrejtjet patologjike të Demaçit dhe Qosjes karshi presidentit Rugova“, “Demaçi, Qosja, Krasniqi..rrenacakë dhe zemërkëqinj“, “Hashimi ia mbylli gojën Demaçit me 1000 euro në muaj“, “U shit Adem Demaçi te Hashim Thaçi”, “Adem Demaçi i krisuri“, “i çmenduri Demaçi para presidentit historik”, “Adem Demaçi vëlla i shkijeve“, “Demaçi baba i Ballkanisë“, “Ademi i matufosur, argat i Hashimit“, ”Demaçi mbronë kriminelët e Qeverisë” dhe shumë margaritarë të fjalorit serbë të përkthyer në shqip nga ata që ishin, ose zyrtarë të Serbisë ose që hanin në grazhdin e “presidentit historik”, duke mrizuar në shtetet perëndimore nga e bënin “luftën” ose në Zyrën e Kosovës në Tiranë! Po kush janë këta Jonjerëz që shkruajnë kështu?

========================

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

ADEM DEMAÇI: IBRAHIM RUGOVA ISHTE FRIKACAK.., ANTI’HERO…, NUK KA VDEKUR PËR KOMB, EDHE PSE E KISHTE MUNDËSINË !
10.12.2013 – Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi e ka quajtur ish presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, një anthero, frikacak dhe që nuk ka vdekur për kombin, edhe pse kishte mundësinë. Ai, duke folur me rastin e 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, tha se Rugova nuk i ka bërë asgjë personalisht, por demaçi tha se e vërteta duhet të thuhet pavarësisht sa ajo mund të dhemb!

————————————-

Enciklopedistët e poshtërsive dhe marrëzive
Sllavët në përgjithësi dhe serbët në veçanti janë të njohur për fjalorin e tyre jashtëzakonisht fyes gjatë sharjeve që ua bëjnë të tjerëve. Serbët, mbase janë populli i vetëm në botë që e shajnë Zotin, Diellin, Bukën. Fëmiun e palindur dhe të posalindur, djepin ku rritet foshnja, varret dhe madje edhe të vdekurit! Kanë një arsenal shumë të pasur të sharjeve e që nuk e kanë popujt tjerë. Një fjalë e urtë popullore thotë se: “me kend rrinë, i tillë edhe bëhesh“. Apo, që i shkon më mirë situatës dhe temës për të cilën po shkruaj: ”kujt i shërben edhe më i keq bëhesh“! Në skenën tonë politike dhe parapolitike ka shumë të tillë që kanë bashkëpunuar (çfarë guximi që e përdori këtë shprehje!!!) sepse duhet të thuhet se u kanë shërbyer me besnikëri të një tufe qenushash pikërisht serbëve për një kohë të gjatë duke u shkërdhyer me ta fizikisht, moralisht, politikisht dhe kombëtarisht! Tash, nuk është edhe mençuri e madhe të qëllosh se çfarë pjelle politike, morale e kombëtare ka dalë pas këtyre shartimeve të një çiftëzimi, logjikisht jonormal, por politikisht edhe sot të preferuar dhe të theksuar! Të gjitha këto nuk do të vlenin dhe mbase, me të drejtë do të cilësoheshin si pikëpamje raciste nëse kjo pjellë do të ishte fryt i dashurisë së vullnetshme dhe mirëkuptimit. Mirëpo, të tillët e bënë dhe e bëjnë këtë për qëllime karrieriste, përfitime personale dhe materiale, avancime në karrierë duke bërë përpjekje të njollosin dhe fyejnë vlerat e dëshmuara njerëzore, kombëtare dhe morale.
Sot dihet saktësisht se kush çka ka bërë në periudha të caktuara të jetës së tyre. Se kush çka ka folë dhe punuar si anëtar i komiteteve krahinore, të Serbisë dhe Jugosllavisë. Se në çfarë pozite udhëheqëse ka qenë! Se a ka qenë polic i thjeshtë i Serbisë dhe Jugosllavisë apo udbash që ka torturuar deri në vdekje të burgosurit politik shqiptarë! Apo, se ka qenë oficer i OZN’ës, oficer i KOS’it që ka marrë në pyetje ushtarë shqiptarë në ish Armatën e Jugosllavisë pas së cilëve janë dënuar me dënime deri në 20 vite burg apo janë kthyer në arkivole si të “vetëvrarë” e pastaj janë kontrabanduar si komandantë të UÇK-‘së duke dezertuar nga lufta pasi i kanë braktisur mbi 600 të plagosur dhe dorëzuar mbi 5000 armë!
Dihet fort mirë se çka kanë shkruar dhe folur atëherë e çka po shkruajnë dhe flasin sot! Të njëjtit njerëz, që nga jonjerëz po bëjnë përpjekje të bëhen njerëz! Se kush ka qenë hetues, prokuror apo gjykatës në kohërat e vështira për shqiptarët është e ditur botërisht! Gjithashtu, se kush ka mbajtur një ditë të vetme burg për shkaqe politike dhe veprimtarie kombëtare është e ditur! E lëre më ata që kanë mbajtur vite të tëra dënime në kushte të ferrit! Mos të flasim se ka pasur të tillë që kanë mbajtur thuaja 30 vite burgje në llogoret e ish Jugosllavisë, duke filluar nga Sremska Mitrovica, Nishi, Pozharevci e deri te llogori në Stara Gradishkë.
Po e kuptoni se e kam fjalën për Bacën Adem Demaçi, frymëzuesin që i dha kuptim dhe përmbajtje luftës së shqiptarëve por edhe popujve tjerë të robëruar për çlirim dhe pavarësi pasi qëndroi i pathyeshëm dhe i palëkundur më tepër se 28 vite në burgje duke u shndërruar në simbol të rezistencës, sakrificës, vetmohimit dhe vetflijimit! U shndërrua në mburrje kombëtare dhe figurë planetare. Në binom botëror të gjakimit për liri; Adem Demaçi dhe Nelson Mendela!
Dihet se kush e bëri luftën dhe kush e sabotoi luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, në Kosovë punët duket se janë bërë lesh. Popujt e tjerë nga hapësira e ish Jugosllavisë vepruan ndryshe! Ata i vendosën gjërat në vendin e duhur duke vlerësuar vlerat dhe duke i lënë anash antivlerat! Çoftë përmes procesit të lustrimit të figurave apo duke i hedhur para gjykatave. Ata i kishin dosjet. Ne nuk kemi dosje sepse ato janë në Beograd, Lubjanë, Zagreb, Shkup, Sarajevë, Podgoricë apo në ndonjë qendër të vendimmarrjes botërore!
Dosjet në Beograd, të pushtetshëm në Prishtinë
Kosova duket se nuk qëndron mirë me infrastrukturë. Qendra në Prishtinë kundërmon për shkak të defekteve të kanalizimit ndërsa një pjese të institucioneve, medieve, bizneseve, figurave “publike“ që krijojnë opinion iu vjen era e kanalizimeve të Beogradit dhe Serbisë, jashtëqitje e të cilit kanalizim kanë qenë dhe kanë mbetur! Të mbrojtur me dosjet që janë në Beograd! Të shantazhuar me dosjet që janë në Beograd! Këta sot janë vazhdimësi e një lufte speciale kundër figurave kombëtare dhe vlerave njerëzore! Janë të pasur sepse e kanë bazën e fortë të trashiguar nga të parët e tyre! Dhe të shumfishuar tash në kohën e Kosovës multietnike! Janë shumë të pushtetshëm dhe janë ”gjuha“, jo vetëm e Serbisë por edhe e “miqve” ndërkombëtarë! Janë të pushtetshëm sepse fillimisht ishin kurva të politikanëve të korruptuar ndërsa sot, politikanët e korruptuar janë shndërruar në kurva të tyre!
Sot në Kosovë është bërë shumë rrezik të flitet e vërteta! E vërteta është shpallur persona non grata në Kosovën tonë të dhunuar gjatë dhe pas luftës! Në teatrin e horrave, ndershmëria nuk mund të gjendet as si rol. As si rol epizodik! Është një kohë kur ndjehesh me faj pse ke luftuar për këtë vend. Pse ke sakrifikuar për këtë vend! Pse të kanë vrarë për këtë vend! Pse të kanë arrestuar dhe dënuar për këtë vend! Pse të kanë dhunuar për këtë vend! Të gjithë ne e kemi një të kaluar! E kemi një letërnjoftim dhe një histori! Me të cilën dikush po përpiqet ta ndërtojë të sotmen, pa të ardhmën! Dikush po përpiqet ta shlyej të kaluarën për ta harruar të kaluarën e pistë që e ka! Apo të thotë se në Kosovë nuk ka pasur luftë çlirimtare, arrestime, dënime, dhunë, vrasje, dhunime seksuale, shkatërrim të shtëpive, zhdukje të personave dhe zhdukje të kufomave! Apo se luftën e paskan bërë ata që e sabotuan me të gjitha mjetet e mundshme. Që për kryekomandant e kishin Himë Govën dhe gjenerale Adelinën! Dikush në Kosovë po dëshiron të krijojë shtet – besharet! Nëse edhe nuk e ka bërë këtë!

Tema Demaçi vs Rugova – reagimet:

Sot, “patriotët“ e Kosovës, një pjesë e të cilëve shërbyen në Beograd dhe në diasporë si vesh, sy dhe gjuhë e Beogradit shkruajnë se:
– ”Demaçi me shpirt dhe koncepte ishte pro serb”,
– “Adem Demaçi piroman dhe shëmtia e kombit“,
– “Demaçi, si monstrum me ide staliniste“,
– “Demaçi ka mundur të jetë pjesë e Shërbimit Sekret Serb“,
– “Pse nuk u arrestua përfaqësuesi i UÇK’së Adem Demaçi, i cili shëtiste në Prishtinë?,
– “Matufi plak Adem Demaçi”,
– “Zoti Demaçi, hiqesh parimor, por je servil i Hashimit“,
– “Zoti Demaç, protestat tuaja të turpshme – në mbrojtje të kriminelëve“,
– “Ti Demaç je mbrojtës i të keqes“,
– “Prirje djallëzore dhe kriminale të Demaçit kundër vlerave kombëtare të pamohueshme (!)“,
– “Urrejtjet patologjike të Demaçit dhe Qosjes karshi presidentit Rugova“,
– “Demaçi, Qosja, Krasniqi..rrenacakë dhe zemërkëqinj“,
– “Hashimi ia mbylli gojën Demaçit me 1000 euro në muaj“,
– “U shit Adem Demaçi te Hashim Thaçi”,
– “Adem Demaçi i krisuri“,
– “i çmenduri Demaçi para presidentit historik”,
– “Adem Demaçi vëlla i shkijeve“,
– “Demaçi baba i Ballkanisë“,
– “Ademi i matufosur, argat i Hashimit“,
– ”Demaçi mbronë kriminelët e Qeverisë”

dhe shumë margaritarë të fjalorit serbë të përkthyer në shqip nga ata që ishin, ose zyrtarë të Serbisë ose që hanin në grazhdin e “presidentit historik”, duke mrizuar në shtetet perëndimore nga e bënin “luftën” ose në Zyrën e Kosovës në Tiranë!
Po kush janë këta Jonjerëz që shkruajnë kështu?
Ata kanë emër dhe mbiemër me të cilët identifikohen në mungesë të fytyrës të cilën nuk e kanë! Zoti nuk t’i jep të gjitha! Ose, t’i ka dhënë e ti ia ke falur dreqit! Shpresoj të kem kohë të mjaftueshme dhe të shkruaj për këto pafytyra veç e veç në të ardhmën. Këso kualifikimesh për Adem Demaçin nuk janë bërë as për Rrahman Morinën, as për Ali Shukrinë, Sinan Hasanin, Kolë Shirokën e madje as për Millosheviqin.
Dikush nga këta që shkruan kështu, nip i një oficeri të KOS’it, që ka vrarë ushtarë shqiptarë, ka arrestuar gjithashtu ushtarë shqiptarë, ka kontrabanduar drogë, ka sabotuar luftën e përmendi Aleksandar Rankoviqin! Gjaku nuk është ujë! Të tërheq dhe të identifikon, herët a vonë! Po çka foli dhe çka bëri Adem Demaçi që i qiti në ledinë këta ish rrogëtarë të Serbisë që shpërthyen me gjithë arsenalin e fyerjeve apo, më mirë të them që e përdorën gjuhën e tyre të ndyrë duke sajuar poshtërsi të pashembullta…! Në shkrimin e radhës.

——————————————-

(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura