ISA MULAJ: ‘PAJA PATAKU’ ME GAZETËN E VET MINERATIN ZBULIMET ARKEOLGJIKE!

Prishtinë, 04. 03. 2014 – Më 02. 03. 2014 rreth orës 10:20 është bërë shpërthimi i kontrolluar i një mjeti shpërthyes në lokalitetin arkeologjik ku gjenden “Gishtat e Mujë Halilit” të vjetër afër 800 000 vite. Mjeti shpërthyes i tipit A1 ishte identitifikuar më 01.03.2014 rreth orës 15. “Gishtat e Mujë Halilit” gjenden nja 450-500 metra në verilindje ku është zbuluar Illyricum Sacrum. Meqenëse Paja Pataku me shokë e kanë marrë artefaktin kryesor dhe e mbajnë në Istog, vëmendja e dikujt ishte përqendruar në lokalitetet tjera arkeologjike aty afër që nuk kanë tërhequr sa duhet vëmendjen e medieve dhe publikut, por jo edhe të atyre që janë të interesuar të bëjnë gjurmime të mëtejme. Duke e ditur këtë, dikush kishte vendosur një mjet shpërthyes nja 3-4 metra larg “Gishtave të Mujë Halilit”, sipas të gjitha gjasave për të shkelur dikush në të, sidomos ai për të cilin ata mendonin se do t’i rivizitoj këta “gishta” vetëm apo në shoqëri me të tjerët që janë të interesuar. Mjeti shpërthyes ishte vendosur në rrugën më të përshtatshme që shpien tek “Gishtat e Mujë Halilit”, pra nga ana e perëndimit. Mirëpo, meqenëse aty ka shpella dhe janë vërejtur se banojnë shtazë të egra si vjedulla dhe dhelpra, atëherë zgjidhnim rrugë alternative nga përfundi ose nga jugu dhe jugperëndimi prej nga mund t’i shihnim shpellat më mirë dhe nëse ka ndonjë shtazë të egër aty brenda, e pastaj t’i ofroheshim “Gishtave të Mujë Halilit.” Mjeti shpërthyes ishte shumë i ri, ndoshta i vendosur në të njëjtën ditë edhe kur është identifikuar. Aty vëreheshin edhe gjurmë kalimi që ishin mjaft të freskëta.


 Kah ora 13 jam takuar me djalin e hallës sime nga Prishtina. Ai ishte i interesuar, sikur shumë kush tjetër, ta vizitojmë lokalitetin ku është gjetur Illyricum Sacrum. Kur ishim në Kodra, i propozova a t’i vizitojmë së pari “Gishtat e Mujë Halilit” që i kishim vetëm 100 metra në të djathtë ose në veri, ose, mund të vazhdojmë për te Illyricum Sacrum nja 450 metra në perëndim, e pastaj kah të kthehemi i vizitojmë “gishtat”. U pajtuam ta vizitojmë lokalitetin te kroni së pari. Kah u kthyem, bëmë disa shikime dhe vështrime mbi Kërrshin e Vogël, ku thuhet se ka ekzistuar një kështjellë ose kishë. “Shih, ku i kanë prerë këto qershia!”, më thotë ai. Ato kanë qenë një lloj druri që e quajmë “mllezë”, lloj shkoze e bukur që e ka trupin si qershi, dhe i bënë disa lule të bardha që duken si duda (mani, lloj peme). Unë edhe më herët e kam pas paralajmëruar publikun dhe mediat se dikush po m’i dëmton qëllimshëm drunjët në atë lokalitet arkeologjik, por duket se heshtja e publikut, institucioneve dhe medieve është një shenjë miratimi për dëmtuesit e qëllimshëm.
Në maje të kërrshit që ka një rrafshirë. Aty vërejtëm se dikush kishte grubulluar krande dhe i kishte bërë aq të gatshme vetëm për t’ia futur flakën. E lamë ashtu dhe vazhduam teposhtë për te “gishtat”. Po i them djalit të hallës se mund të hyjmë edhe këndej rrëzë kërrshit (rruga që do të na shpiente “xhylyt” e në bombë), por po zhdirgjemi pak më poshtë e po hyjmë nga përfundi të shohim mos ka diçka në shpella ma prej distance se po rrijnë shumë vjedullat, çka vërehet shumë qartë me çkarravitjet e shumta që duken në shpella.
– A t’hajnë [sulmojnë] ato?
– Paj tybe ne di, veç me ju rrasë knej fshetas e me iu dalë gafil para derës së shpellës, sigurisht se shashtrisen e më shumë na frikësojnë neve që ua zëjmë derën e shpellës se s’kanë kah ia mbajnë.
Zgjohëm rrugën nga përfundi, unë i pari, ai pas meje. Prej distance shikoja mirë në shpellë dhe s’kishte asgjë pos gjurmë e qartë se në atë shpellë flejnë vjedullat ose dheplrat, nëse jo gjatë ditës, gjatë natës gjithsesi. Me të arritur dy metra afër “Gishtave të Mujë Halilit”, djali i hallës prapa meje më thotë:
– Ndalu aty ku je dhe mos lëviz nga vendi?!
– Çka u bë bre!
– Bombë!
– Çfarë bombe more këtu!
– Kthe kokën këndej!

– Bomba e gjetur në afërsi te “Gishtat e Mujë Halilit”!

Kur e ktheva kokën, po e shoh një mjet shpërthyes me ngjyrë të gjelbër. Rrezik më i madh se nga shtazët e egra, apo jo? Dukej shumë i ri, i pashpërthyer, dhe rishtas i hedhur, çka vërtetohej edhe me dheun në të cilin ishte zhytur pak, dhe dheu dukej si i lagësht ose i freskët! Vendosëm ta lëmë ashtu si e pamë dhe ta lajmërojmë policinë.
Vazhduam kërkimet arkeologjike më në juglindje. I tregova për një mbetje të eshtrave që dukeshin pak mbi dhe.
-“A e shploj këtë asht dhe gërmoj të di a është i njeriut apo i kafshëve”? Shploje, u pajtua ai.
Kur fillova gërmimin, dolën eshtra që duheshin mjaft të vjetër dhe gati të dekompozuar në përbërjen e dheut. Gjetëm këta lloj eshtrash: të këmbëve, sakrumin (pjesën e legenit), kukat, brinjët, dhe unaza të boshtit kurrizor. Vendosem ta ndërprejmë punën dhe pas fotografimit, i mbuluam eshtrat. Ende nuk e dijmë me bindje të plotë se a janë të njeriut, ndonëse ashtu si gërmova me radhë dukej strukturë e skeletit të njeriut, me këmbët e kthyera kah lindja që vazhdonte me legenin dhe unazat kah perëndimi. Kështu është bërë varrosja e rregullt e njerëzve prej kohësh, por vetëm një asht na dukej se ndoshta nuk është i njeriut. Prandaj, fjalën përfundimtare do ta thotë zbulimi i kafkës që mbetet ende nën tokë, por duhet pasur kujdes shumë të madh gjatë gërmimit sepse një pjesë e madhe e eshtrave binin poshtë si gurë ose dhe, e të cilët unë as që i vëreja se janë eshtra gjersa gërmoja sepse kishin filluar të bëhen dhe. Djalin e hallës e befasonte shumë pse këta eshtra gjenden në këtë kodër dhe në kërrsh.

– Eshtrat e zbuluar… –

Ia dhashë këtë sqarim:
– Tash ne duhet ta përdorim qasjen “shikim nga helikopteri” ose “helicopter view”. A po e sheh këtë kërrsh? A po e sheh Kërrshin e Vogël atje? Ai atje është “kërrsh i lamë” dhe i fortë, e shikoje këtë këtu si është i shkapërderdhur dhe tjetër lloj më i brishtë. Këtu nuk ka gurë masiv por vetëm kësi që janë përzi me dhe, e gjatë kohës kanë formuar këtë kodër shkëmbore sepse kanë rrëqshqitur nga lartë. E sheh se mbi të është krejt terren i pjerrët, dhe e tërë kjo pjesë me gurë të butë dhe të brishtë ka rrëshqitur nga atje.
– Po, kjo është shumë e mundur, se me u gjet eshtra në këtë lloj kërrshi m’u duk diçka e pakapshme. Sigurisht kur ka ndodh ndonjë fatkeqësi është krijuar edhe kjo kodër këtu.
I bëmë ca fotografi të këtij kërrshi nga distanca. Lokalitetin e saktë s’po e bëjmë publik sepse para se të interesohen mediat dhe institucionet tona të budallta, aty menjëherë do të vendosë dikush bomba që të biejmë në to! Janë shumë të çudtishme këto komplote dhe sabotazhe të zbulimeve, sidomos nga shumë shqiptarë. Unë edhe më herët kam pas paralajmëruar për shantazhet kundër zbulimit të Illyricum Sacrum-it, por mediet dhe publiku kosovarë si produkt i lajmeve politike ditore dhe dokrrave, nuk u bëjnë përshtypje gjërat konkrete. Po që se dikush është serioz, duhet ta fillojmë hetimin e tërë këtyre komploteve që nga fillimi. Duhet ta kontaktoni si dëshmitar edhe taksistin Fatmir Ademaj. E gjeni në Istog si taksist.
Gjatë muajit shkurt 2014, zbulimi kryesor në Britani të Madhe dhe top lajmi në Wikipedia ishte zbulimi i gjurmëve të njeriut në Heizbëro (Happisburgh Footprints). Edhe mediat kreysore të Britanisë si BBC dhe revistat e institucioneve arsimore i kushtonin vëmendje masive, duke thënë se këto janë gjurmët më të vjetra të njerëzimit pas Afrikës.
Ja ku janë rezultat e këtij top-zbulimi:
http://en.wikipedia.org/wiki/Happisburgh_footprints
Gjurmët e kembëve në Heizbëro nuk mund të krahasohen me “Gishtat e Mujë Halilit”, sepse atje vetëm kanë ecur paraardhësit e njerëzve, ndërsa te Kërrshi i Vogël kanë pasur pak inteligjencë dhe kanë vepruar edhe me duar dhe gishta. Gjersa për zbulimin në Britani interesohen BBC, Wikipedia, revistat dhe universitetet, shkruajnë punime shkencore që u vlerësohen si kontribut i jashtëzakonshëm rreth një zbulimi i cili për ka rëndësia është dukshëm më inferiror se “Gishtat e Mujë Halili”, shqiptarët me zellin e tyre ua tejkalojnë dukshëm krejt botës me interesim rreth këtyre gjërave – me bomba kundër shkencës dhe zbuluesve!
Po më duket se po i dëgjoj 2/3 e shqiptarëve, institucioneve, dhe medieve duke thënë:
– “Ah, ku s’ka ra Isa n’qatë bombë e me te pas ba çpanla; ish ba rahat krejt shqiptaria, se na ka lodhë ai me këto sene kishe po zbuloj diçka!”
Ndërsa unë, e kam vetëm një porosi për të gjithë juve që mendoni kështu:
– “Isa dhe të tjerët e ngjashëm me të janë problem serioz për disa duar të padukshme (për juve, por jo për mua) që po bëjnë eksperimente me shqiptarët, se sa për juve, vijnë dhe u thonë ‘hape gojën’, ju e hapni, dhe aso bomba që m’i vëjnë mua për të rënë në to, juve ja u rrasin në gojë dhe u thonë ‘tash mbyllne gojën që efekti i eksplodimit të jetë më i madh’, sepse aq është inteligjenca e juaj!”

– Te shpella… –

Ata nuk u kanë fare problem juve dhe mund të them se në këtë kohë u duan shumë. Ndoshta keni harruar se si gjatë luftës më 1999 vendbanime të tëra digjeshin dhe zbrazeshin jo brenda orëve, por brenda minutave. Kjo dukuri se si ka mundur të ndodhë, dhe mund të ndodhë edhe sot, është e pashpjegueshme, por e ka vetëm një sqarim:
– “Ata” e dijnë fare mirë se çka ka populli në kokë, dhe kur të vijnë momente të caktuara, çdo gjë bëhet e kotë (institucionet, kamerat, automobilat, pallatet, shtëpitë 10 katëshe, pufat, autostradat, veshjet, universitetet), sepse të gjitha këto nuk mund t’i aktivizojnë kokat që kontrollohen nga tjetërkush. Meqenëse të njëjtit “kontrollorë” nuk po munden të ma fusin nën kontroll kokën, po duan së pari të më elimojnë mua, e pastaj të rrijnë rehat dhe të dëfrehen me kokat tuaja, madje duke u nxitur të jepni vlerësime për mua si “budallë”. Unë u garantoj se kokat e juaja do t’ua hanë më vonë dhe shumë më lehtë, madje do t’ua shpërlajnë trurin aq fort sa që ju vetë do t’ua jepni kokën tuaj atyre!

********************
– LEXONI SHKRIMIN E KALUAR –
ISA MULAJ: ‘PAJA PATAKU’ ME GAZETËN E DREQIT KUNDËR ILLYRICUM SACRUM’it
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2479

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura