SHEMSI REÇICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (VI)

Pashtriku.org 10 korrik 2018:
QEVERIA BUKOSHI DHE LPK-ja E KANË DËMTUAR RËNDË UÇK-në (2)
Krerët e LPK-së dhe Bukoshi me stafin e tij, nuk kanë qenë vetëm hallka ndërlidhjeje ndërmjet mërgimtarëve shqiptarë dhe UÇK-së. Ata kanë shkaktuar edhe huti, çorientime, ndasi, përçarje e konflikte ndër shqiptarët, në përgjithësi. Ata, kështu, kanë ndikuar në dobësimin e fuqisë mbrojtëse të shqiptarëve dhe, përveç që mund ta kenë ndihmuar, Bukoshi dhe krerët e LPK-së e kanë dëmtuar rëndë UÇK-në.
Në raportet e grupimeve stafi Bukoshi-krerë të LPK-së, gjëja më interesante dhe, njëkohësisht, më e çuditshmja, është vendosja dhe ruajtja e baraspeshës së plotë ndërmjet tyre. Krahas akuzave të tyre të ndërsjella dhe qëndrimeve herë agresive, herë të buta, në raportet me njëri-tjetrin, krerët e LPK-së dhe stafi Bukoshi, paralelisht, i krijuan dy fonde:
– Fondin e 3 %-shit dhe
– Fondin Vendlindja thrret;
dy ushtri:
– UÇK-në dhe
– FARK-un;
– dy shërbime diplomatike;
– dy shpallje paralele për mobilozim;
– tubime të ndara,
– paralele, me bashkatdhetarët tanë; e të tjerë paralelizma, – të gjithë për çlirimin e Kosovës (!).
Një baraspeshë e tillë, ka mundur të prishej fare leht, sidomos në kushtet e luftës (ka pësuar koloneli Ahmet Krasniqi, ministri i parë i Mbrojtjes në Qeverinë Bukoshi, i cili, kurrsesi nuk mund të ketë qenë më përgjegjës se sa Bukoshi vetë dhe se sa drejtuesit e LPK-së, për mosmarrëveshjet ndërmjet tyre), por, kush e ka ruajtur atë baraspeshë, vetë grupimet stafi Bukoshi dhe krerë të LPK-së, apo ndonjë forcë tjetër, e tretë, që mund të ketë qëndruar prapa tyre, – është vështirë të thuhet.

***
Thyerja Qeveri Bukoshi-drejtues të LPK-së, në prag-fillim të luftës në Kosovë, më e madhja dhe më e thella në historikun e raporteve ndërmjet tyre, shkaktoi një huti të madhe, një çorientim dhe një gjendje konfuzioni të madh, ndër mërgimtarët shqiptarë. Ata, pothuaj të gjithë, i ka shqetësuar pasiguria dhe dilema e përbashkët: “Cilën nga “vijat“, Bukoshin apo LPK-në, duhej ta përkrahnin e të mbështetnin financërisht“?
Atyre iu imponua, kështu, një ndarje në dy pjesë të mëdha: disa i besonin Bukoshit dhe e ndihmonin Fondin e “tij“ të 3 %-shit, disa të tjerë iu besonin drejtuesve të LPK-së dhe e ndihmonin Fondin e “tyre“ Vendlindja thrret.
Edhe ata që kishin vendosur t’i bashkoheshin UÇK-së, duhej të kalonin nëpër njërën, nga këto “vija“, që fillonin në Perëndim, kalonin nëpër Shqipëri dhe, në qoftë se nuk mbeteshin diku, në gjysmë të rrugës së nisur, arrinin në Kosovë, në radhët e UÇK-së.
Thyerja ndërmjet drejtuesve të LPK-së dhe Bukoshit, ndërkaq, kishte edhe një anë tjetër. Ajo iu ka konvenuar shumë një pjese të konsiderueshme të mërgimtarëve shqiptarë, që nuk ishin të gatshëm, as të ndihmonin financërisht, as t’i bashkoheshin UÇK-së, në luftën e saj për çlirimin e Kosovës. Në këtë thyerje, si me porosi të tyre, ata e kanë gjetur edhe arsyetimin formal, para vetvetes dhe para të tjerëve, për qëndrimin e tyre anash dhe indiferentë, ndaj luftës në Kosovë.
BUTËSIA PRAKTIKE DHE AGRESIVITETIT VERBAL I LPK-së NDAJ BUKOSHIT
“Lufta“ ndërmjet krerëve të LPK-së dhe Bukoshit, për mbledhjen e fondeve dhe shfrytëzimin e atyre fondeve, si mjet për kontrollimin e UÇK-së, ka vazhduar pa kompromis, gjatë gjithë luftës në Kosovë.
Drejtuesit e LPK-së, e kanë akuzuar Bukoshin si sabotues të UÇK-së dhe të luftës së saj çlirimtare, e kanë kërcënuar, i kanë caktuar edhe afate kohore për derdhjen e mjeteve financiare të fondit të “tij“, në Fondin “Vendlindja thrret“, e kanë ngarkuar edhe me akuza të tjera, më të rënda dhe, të gjitha këto, i kanë bërë publikisht, por ato nuk kanë rezultuar në pasoja fatale. Madje, pas tyre, praktikisht, nuk ka ndodhur, as ka ndryshuar asgjë.
Me pak fjalë, drejtuesit e LPK-së kanë qenë shumë agresivë kundrejt dr. Bukoshit, por agresiviteti i tyre ka qenë vetëm verbal. Ata, praktikisht, kanë mbajtur qëndrim të butë kundrejt Bukoshit. Nga stafi i kryeministrit Bukoshi, siç dihet, ka pësuar koloneli Ahmet Krasniqi, ministri i parë i Mbrojtjes në Qeverinë Bukoshi, i cili, kurrsesi nuk mund të ketë qenë më përgjegjës se sa Bukoshi vetë dhe se sa drejtuesit e LPK-së, për mosmarrëveshjet ndërmjet tyre.
AGRESIVITETI PRAKTIK DHE BUTËSIA VERBALE E BUKOSHIT NDAJ LPK-së
Për akuzat e kërcënimet e drejtuesve të LPK-së, në adresë të tij, Bukoshi nuk është lodhur fare. Përveç në ndonjë rast tepër të rrallë, në ndonjë gjendje emocionale a euforie, ose në ndonjë rast tjetër, tërthorazi, ai publikisht ka mbajtur qëndrim të butë ndaj krerëve të LPK-së, por në rrethe të ngushta dhe të mbyllura, Bukoshi dhe stafi i tij, nuk kanë mbetur prapa drejtuesve të LPK-së, me akuzat e tij kundër tyre.
Bukoshi dhe stafi i tij, pra, nuk kanë qenë më pak agresivë se drejtuesit e LPK-së, por agresivitetin e tyre, ata e kanë fshehur prapa heshtjes së tyre publike. Ata, praktikisht, nuk kanë lëvizur asnjëherë nga pozicioni fillestar i tyre, në raport me LPK-në. Me mjetet financiare të mërgimtarëve tanë, të dhëna për UÇK-në, Bukoshi dhe stafi i tij kanë qeverisur gjatë gjithë kohës së luftës në Kosovë dhe, me “tepricën“ e atyre mjeteve, ata kanë qeverisur edhe pas luftës.
Rrjedhimisht, mund të thuhet, krerët e LPK-së dhe Bukoshi me stafin e tij, nuk kanë qenë vetëm hallka ndërlidhjeje ndërmjet mërgimtarëve shqiptarë dhe UÇK-së. Ata kanë shkaktuar edhe huti, çorientime, ndasi, përçarje e konflikte ndër shqiptarët, në përgjithësi. Ata, kështu, kanë ndikuar në dobësimin e fuqisë mbrojtëse të shqiptarëve dhe, përveç që mund ta kenë ndihmuar, Bukoshi dhe krerët e LPK-së e kanë dëmtuar rëndë UÇK-në.
BARASPESHA E GRUPIMEVE STAFI BUKOSHI – KRERË TË LPK-së
Në raportet e grupimeve stafi Bukoshi-krerë të LPK-së, gjëja më interesante dhe, njëkohësisht, më e çuditshmja, është vendosja dhe ruajtja e baraspeshës së plotë ndërmjet tyre. Krahas akuzave të tyre të ndërsjella dhe qëndrimeve herë agresive, herë të buta, në raportet me njëri-tjetrin, krerët e LPK-së dhe stafi Bukoshi, paralelisht, i krijuan dy fonde: Fondin e 3 %-shit dhe Fondin Vendlindja thrret; dy ushtri: UÇK-në dhe FARK-un; dy shërbime diplomatike; dy shpallje paralele për mobilozim; tubime të ndara, paralele, me bashkatdhetarët tanë; e të tjerë paralelizma, – të gjithë për çlirimin e Kosovës(!).
Një baraspeshë e tillë, ka mundur të prishet fare leht, sidomos në kushtet e luftës, por, kush e ka ruajtur atë baraspeshë, vetë grupimet stafi Bukoshi dhe krerë të LPK-së, apo ndonjë forcë tjetër, e tretë, që mund të ketë qëndruar prapa tyre, – është vështirë të thuhet.

(VAZHDON)

________________
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (I)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7825
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (II)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7826
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (III)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7827
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (IV)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7828
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (V)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7837
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (VI)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7841
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (VII)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7846
***
SHEMSI REÒªICA: PËRBALLJET BRENDASHQIPTARE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (VIII)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7850

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura