SHEMSIE ELSHANI: S’KA SHKENCË ME ARGUMENTE TË THATA!

Bernë, 07. 09. 2015: Ne kuader te integrimit ne Zvicer, bera nje vit shkolle, ketu ne Berne. Ne fund te vitit do te pajisesha me nje certifikate, e cila do te na ndihmonte per punesim apo shkollim te metutjeshem. Kusht per te marrë certifikaten, ne mes tjerash ishte dhe nje punim diplome me shkrim prej 28 deri 30 faqe. Titulli kryesor i punimit, i caktuar paraprakisht nga shkolla, ishte: Ndertimi dhe shkaterrimi. Ne nxenesit, mund te zgjidhnim nga nje teme sipas qefit, te cilen gjithsesi duhej ta realizonim pa i ikur kryetitullit te dhene. Procesi i integrimit, konsiderohet si njera nder shtysat kryesore qe mbane gjalle jeten. Si qytetare e nje populli te ndare, ne Zvicer me dolen telashe te tjera, te cilat s`i kisha menduar. Dhe per t`i shkuar ketij problemi me thelle, edhe per vete, thash po e shtjelloj murin e Berlinit, per te dalur me pas aty ku doja – te muri Shqiptar.
Gjate bisedave te rregullta qe pata me docentin, ma mbushi mendjen qe te mos e marrë kete teme.
Shtrohet pyetja:
– Pse ?
– Duhet te kesh ti vete, nje lidhje direkte me murin e Berlinit, me tha,
– ne menyre qe te fillosh aty te kjo lidhje, e pastaj te zgjerohesh, me tutje.
Dhe per t`a ilustruar me mire, mori shembull, nje ndertese te madhe:
– Qe te shkruash per ndertesen, duhet qe si pikenisje te te sherbej nje dhome, apo ndonje orendi ne dhome, qe ka nje lidhje me ty, e pastaj del prej katit ne kat, dhe ne fund e perfshine tere ndertesen, tha krejt natyrshem mesuesi nga Baseli.

Hiq s’e kisha menduar keshtu. Neve neper shkollat tona, me shume na kane mesuar te emitojme, se sa te prodhojme. Dhe vlersoheshe vetem nese ke arritur te pershkruash fjale per fjale, ato qe ka thene profesori gjate ligjeratave.
Bera si bera, dhe gjeta nje kompromis. Vendosa te shkruaj per kufirin shqiptaro – shqiptar. Pikenisje mora piken kufitare ne Morine.
Si jam ndier, si e kam realizuar, ke kam intervistuar, eshte ceshtje tjeter. Ajo qe dua te them me kete pervoje, eshte se punimet te cdo lloj forme qe me bie t`i lexoj ne Prishtine, nuk e kane kete lidhshmeri. Jane tamam ashtu sic duan ligjeruesit, materiale te sjellura nga ligjeratat, te thata te pakapshme, te pakuptueshme madje abstrakte, dhe ne vend qe te afrojne me veten, te largojne, te tehuajsojne.
Ajo qe me habit me shume, eshte se edhe lexuesit si ne kor, edhe pse nuk perjetojne asgje kur i lexojne keto punime, behen sikur kuptojne, behen se iu pelqejne. Bile ndonje pasionant i ben edhe nje koment, analize, apo studim, i cili me pas botohet dhe diskutohet me gojen plote: filan doktori beri kete punim, studjoi kete, mbajti kete promovim, mori kete titull, etj., dhe askujt nuk i kujtohet te thote qe filan doktori, beri vertete namin, tundi dheun, por nuk tha gje prej gjeje. Andaj me te drejte pyes :
– Si nuk kane arritur te kuptojne keta studiues, qe shkenctare nuk behen ne zyrat mondane te cilat i reklamojne neper fb, e as duke kaluar gjithe diten mbi libra, per te mbledhur argumente te thata te shkenctareve te tjere, kushdoqofshin ata.
Si nuk kane arritur te kuptojne keta “shkenctare”, qe sot ne bote, shkence konsiderohet vetem ajo qe arrine te mesojne vete, duke eksperimentuar vete, duke provuar dhe vezhguar vete, dhe se fundi duke fituar nje bindje. Dhe qe gjthcka tjeter, qe nuk permbush keto kritere, mbeten vetem opinione te papergjegjshme, opinione keto mbi te cilat, mjerisht, ne Kosove jane promovuar me mijera doktoratura e magjistratura. Mendoj qe eshte koha e fundit, qe krahas botes se civilizuar, edhe ne ne Kosove, te krijojme nje orientim shkencor baze per te rinjte tane. Konsideroj qe eshte e vetmja menyre per te arritur fitoren e madhe, ne luften kunder te keqes qe ka pllakosur vendin.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura