KIMETE BERISHA: KUFIRI ‘HASHIM THAҪI’

Prishtinë, 10. 09. 2013 – Sa herë ka nevojë ta konsiderojnë të pavdekshme, Mimoza Kusari e bën nga një vendim të ‘madh’ dhe rëndom jetëshkurtër, si ky vendimi për bllokimin e mallërave të Maqedonisë, në emër të reciprocitetit. Mimoza Kusari mbyll sy e vesh’ kur bëhet fjalë për Serbinë, por i hap fort tani që mandatit të saj i erdhi fundi, një fund pa asnjë sukses të vetëm që mund të mbahet në mend.
Kosova vazhdon të jetë një parajsë gangsterësh shqiptaro-serb, një shportë e madhe bërlloku për Serbinë, ku i shet dhe e kontrabandon mallin e saj për qytetarët e dorës së dytë-shqiptarët!
Ku është reciprociteti i Qeverisë së Kosovës me Serbinë brenda shtetit të Kosovës, në Mitrovicë – në kufirin’Hashim Thaçi’ (në veri), ku kontrabandohet çdo gjë, nga nafta deri në drogë, nga buka deri në kripë, nga peri deri në gjilpërë, nga ilaqet (pa afat) deri te prostitutat.

=====================

Shikoni këtu lojën me prapaskenë mafioze (Kosovë – Maqedoni)!
Kamionët maqedonas bllokojnë pikën kufitare në Bllacë!

——————————————————

Në kufirin ‘Hashim Thaçi’ në Mitrovicë hynë në Kosovë ‘nafta, buka, droga dhe prostituatat’ por nga kufiri ‘Hashim Thaçi’ për në Serbi hynë vetëm shqiptarët që ikin nga Kosova. 
Për të jetuar në Kosovë – ushqehesh me bukë serbi;
Për t’u shëruar në Kosovë – trajtohesh me ilaqe serbi;
Për t’u larguar nga Kosova – duhet të kapërcesh nëpër Serbi.
P.S. Thaçi hyn në historinë shqiptaro-serbe për zyrtarizimin e ndarjes së veriut të vendit (Mitrovicë, Leposaviç, Zveçan, Zubinpotok), për krijimin e ‘Republikës veriore serbe’ (asociacioni i komunave, dalë nga marrëveshja e tij me Daqiçin, më 19 prill 2013), prandaj, Ura e Ibrit është kufiri ‘Hashim Thaçi’.

=================

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

Shikoni njërën nga skemat Thaçi&Co!

NATO secrets: The Mafia family: Hashim Thaci and his brother in Law: Bajrush Sejdiu: Kumanova: Drug and cigarette smuggler, from Durres to Macedonia, Kosovo, Balkan, Bulgaria and Europa.

Klikoni këtu për të parë këtë skemë:
http://balkanblog.org/wp-content/uploads/2013/07/kos_mafia_2.jpg

———————————————

(Ilustrimet janë të pashtriku.org) 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura