SHERADIN BERISHA: ÇKA TË NDODH TY NËSE KRITIKON SI UNË?!

Pashtriku, 31 janar 2020: Unë nuk shkruaj për qefe të ndonjë lideri partiak, as për interesa të caktuar vetjak! Nuk jam bërë, e as që kam ndër mend të bëhem mash e dikujt! Prandaj, nuk i ndali kritikat konstruktive dhe që zënë vend!
Òªka të ndodh Ty nëse kritikon kështu si unë?
– Nëse kritikon partinë ‘A’ të thonë qenke me partinë ‘B’;
– Nëse kritikon partinë ‘B’ të thonë qenke me partinë ‘C’;
– Nëse kritikon pozitën të thone qenke me opozitën;
– Nëse kritikon opozitën të thonë qenke me pozitën;
– Nëse kritikon qeverinë të thonë po të paguakan mirë të huajt;
– Nëse kritikon të huajt të thonë qenke i çmendur!!!
– Jetojmë në vendin e çudirave!
– Kush i thotë këto broçkulla ?!
– I thonë militantët, “kopete e deleve”, të cilat janë ZHELE (*) të partive dhe liderëve të tyre! Prandaj derisa kemi zhele, kemi edhe dele! Sa keq! Uroj të kthjellen këto zhele që të mos mbeten gjithmonë dele!
***
(*) ZHELE – figurativisht do të thotë, njeri që nuk ka asnjë vlerë, është leckë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

ANARKIA MORALE!

ANARKIA MORALE! Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 3 nëntor 2021 Polemikat përçarëse të politikanëve dhe jo vetëm, nëpër debate…