PRIZREN: MË 16 TETOR 2017 (ORA 17) PROMOVOHET LIBRI ‘MONOGRAFI – SELVER BAJRAM MAҪKAJ – DËSHMOR I KOMBIT’

Pashtriku.org, 12 tetor 2017: Në maj 2017, Shtëpia Botuese “QKPSHA GJAKOVA” në shtypshkronjën ‘LENA GRAFIK’ e botoi librin: “MONOGRAFI – SELVER BAJRAM MAҪKAJ – DËSHMOR I KOMBIT” të autores Xhyhere Vezaj – Maçkaj.
Ky libër që tashmë ka arritur në duart e lexuesve, do të promovohet, më 16 tetor 2017, ora 17:00 – në sallën e amfiteatrit të Madh (Fakulteti i Edukimit) të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
Në pjesën oratorike të këtij eventi promovues pritet të flasin:
– Prof.dr.Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”,
– Zonja Mevlyde Mezini Saraçi, redaktore e librit,
-Ruzhdi Saramati dhe Bedri Hoxhaj, bashkluftëtarë të dëshmorit Selver B.Maçkaj,
– Prof.dr.Sabahajdin Cena dhe autorja e monografisë, Xhyhere Vezaj Maçkaj (bashkëshortja e dëshmorit).
***
Ndërkaq në pjesën artistike të programit, do të recitohen:
– dy vjersha kushtuar Dëshmorit të Kombit, Selver B.Maçkaj,
– një monolog nga poeti Dibran Fylli,
– një këngë e rapsodëve të shquar, Dida, Ҫela dhe Kovaçi nga Kukësi, si dhe
– një këngë patriotike nga Remzije Osmani.
Jeni të mirëseardhur!
Për Këshillin organizativ dhe përfaqësuesit tjerë, parashtrues i programit: Prof.Dr.Sabahajdin Cena
Prizren,14 shtator 2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura