Pashtriku.org, 13 tetor 2018: Presidenti i 28’te amerikan, Woodrow Wilson (1913-1921) ka thënë se ‘industria amerikane menaxhohet nga një fuqi e padukshme, e organizuar, e ndërtuar, e kompletuar dhe e pakapshme’.
– Cila është ajo fuqi?!
– Është Sistemi i Krediteve!
Wilsoni lidhur me këtë sistem thotë:
“Monopoli më i madh i këtij vendi (SHBA) është ai mbi kreditin e madh. Një komb i madh industrial kontrollohet nga sistemi i tij i krediteve (bankierëve). Rritja e Kombit tonë dhe i të gjithë aktiviteteve tona, është në duart e disa njerëzve që kontrollojnë, ngrijnë dhe shkatërrojnë lirinë tonë ekonomike”!!!
Woodrow Wilson (1913-1921)