DREJTUESIT E REVOLUCIONIT RUS U FINANCUAN NGA KAPITALISTËT!

Bota,al, 8 shkurt 2019: Ndoshta dy njerëzit e parë që të vijnë ndër mendje, kur flitet për Revolucionin Rus të tetorit 1917 janë Leon Trocki dhe Vladimir Lenin. Të dy qenë komunistë të vendosur, dhe mesa duket forcat lëvizëse pas krijimit të Bashkimit Sovjetik, dhe eleminimit të diskutueshëm të familjes mbretërore Romanov.
E megjithatë, ndërsa revolucionet e vitit 1917 po zhvilloheshin në rrugët e Rusisë, Trocki dhe Lenini ishin të sigurt në shtretërit e tyre të ngrohtë në Perëndimin e “lig” kapitalist. Për më tepër, secili prej tyre mori mbështetje të konsiderueshme financiare nga kapitalistët pas kthimit të tyre në Rusi!
Për shembull, Lenini do të vinte nga “selia e elitës financiare”, Zvicra, me fonde nga Rezerva Federale dhe Siti i Londrës. Një raport i Kongresit Amerikan në vitin 1919, tregonte depozita të shumave të mëdha të parave (miliona dollarë) në një llogari bankare sekrete, që do të përdoreshin nga Lenini ose Trocki.
Trocki do të mbërrinte në Rusi pasi u pajis me pasaportë amerikane, të firmosur personalisht nga presidenti Udrou Uilson. Ai kishte me vete 10.000 dollarë në para të thata, një tjetër dhuratë kjo e qeverisë amerikane. / bota,al

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura