SHERADIN BERISHA: GRENELLI NA FOLI PËR INVESTIME, BIZNES DHE EKONOMI NË RAJON, POR NUK NA TREGOJ PËR ZGJIDHJEN POLITIKE KOSOVË – SERBI!

Pashtriku, 30 Mars 2020: Z.Grenell, problemi Kosovë – Serbi nuk është as biznesor, as ekonomik, por është problem i pastër politik!
Të premten më 27 mars (në mbrëmje) në T7 u prezentua një intervistë që ka zhvilluar Berat Buizhala me ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell.

Në pyetjen sugjestive të Berat Buzhalës se a është diskutuar lidhur me “marrëveshjen sekrete” për shkëmbimin e territoreve, midis Thaçit dhe Vuçiqit, z.Grenell përgjigjet:
“R.Grenell: Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Tvitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme. E kemi thënë këtë qe një kohë, por disa po zgjedhin të mos e besojnë dhe kjo nuk na përket neve. Ne vetëm mund të vazhdojmë t’i deklarojmë ato që i dimë se janë fakte dhe fakti është se unë kurrë nuk e kam parë atë (marrëveshjen sekrete) dhe kurrë nuk është diskutuar, thjesht nuk është opsion.”
***
Ambasadori Grenell na thotë “vazhdojmë t’i deklarojmë ato që i dimë se janë fakte dhe fakti është se unë kurrë nuk e kam parë atë (marrëveshjen sekrete) dhe kurrë nuk është diskutuar, thjesht nuk është opsion”, por nuk tha se, për cilat fakte është diskutuar në takimet e tij me Thaçin dhe Vuçiqin, në mënyrë që të bëhej e qartë se për çfarë opsioni angazhohet Ai në zgjidhjen finale Kosovë – Serbi!
Pra, rrjedhimisht Grenelli na foli për makinat me qera, për hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë në rajon, për investime, për biznes dhe ekonomi, por nuk na tregoj fare se si do të zgjidhet çështja politike Kosovë – Serbi.
Z.Grenell, problemi Kosovë – Serbi nuk është as biznesor, as ekonomik, por është problem i pastër politik!
Prandaj z.Grenell në këtë drejtim nuk mundesh me shitë dushk për gogla!
Mjeshtria diplomatike e Grenellit i ka bërë pikë e pesë shqiptarët! Kthjellu shqipe!
***
Grenelli na tha: “taksa 100%, është duke e dëmtuar ekonominë tuaj”, por asnjë fjale s’e tha për nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar, që për 20 vjet më së shumti na ka dëmtuar!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura