SHERADIN BERISHA: HASHIM, EPOKA JUAJ KA PËRFUNDUAR! KOSOVA KA 95 % SHQIPTARË (!) S’KA QEVERI MULTIETNIKE!

Pashtriku.org, 9 korrik 2017: “Koalicioni fitues do ta formojë në afat rekord qeverinë, qeverinë multietnike!” – kështu ka deklaruar, Hashim Thaçi – më 5 korrik 2017, në emisionin Infomagacinë të TV’Klan Kosova.
Hashim, që ta dish (sepse t’i duket se e ke humbur arsyen), Kosova i ka 95% shqiptarë dhe 5% minoritete. Dhe si e tillë ajo s’është multietnike, prandaj edhe s’mund të ketë as qeveri multietnike! Pakica serbe në Kosovë, në baze të përqindjes së popullsisë që ka, mund t’i ketë 2-4 deputetë në Kuvendin e Kosovës, e jo 10 vende të rezervuar (dhe 2/3 e shumicës së pakicës) siç ia ka dhënë pa të drejtë kushtetuta e Ahtisarit!
Hashim, ‘qeveri multietnike’ do të thotë qeveri e formuar me listën Serbska, e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kosovë! Kjo formulë ndjellakeqe për të ardhmen e Kosovës duhet të marrë fund, me ndryshimin e Kushtetutës së Ahtisarit!
Ti, këtë gjë nuk e bën sepse je kreaturë e kësaj kushtetute! Prandaj këtu epoka juaj ka përfunduar, dhe duhet t’i hapësh rrugë ndryshimit! Sa më parë që e kupton këtë gjë aq më mirë do të jetë për Ty, dhe veçanërisht për të ardhmen e Republikës së Adem Jasharit, për të cilën u flijuan mijëra shqiptarë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura