PRIFTI QË MAHNITI BOTËN: “FERRI NUK EKZISTON! FEJA ËSHTË NJË BIZNES!

Pashtriku.org, 30 maj 2017: Të gjitha fetë e botës besojnë në një Zot, dhe shpërfaqin para besimtarëve të tyre ekzistencën e parajsës dhe ferrit! Sipas tyre, jeta pas vdekjes ka të bëjë me ndëshkimin ose shpërblimin e njerëzve të cilët jetuan në këtë botë. Por, një tjetër gjë e thotë një prift në një video në ‘YouTube’, i cili ka mahnitur botën me deklaratën e tij, tashmë disa vjet.
Në video, prifti thotë: “Nuk mendoj se ekziston ferri. Pata besuar në jetën pas vdekjes, por nuk mendoj se ka të bëjë ndonjë gjë me shpërblimin ose ndëshkimin”.
“Feja është gjithmonë në biznesin e kontrollit dhe kjo është diçka që njerëzit në të vërtetë nuk e kuptojnë”, thotë ai.

“Nëse ke parajsën si një vend ku shpërblehesh për mirësinë tënde dhe ferri është një vend ku dënohesh për të këqijat tua, atëherë disi e ke kontrollin e popullsisë”, thotë prifti.
“Ata krijuan këtë vend të zjarrtë që në thelb frikësoi shumë njerëz përgjatë historisë së Krishterimit dhe është pjesë e taktikës së kontrollit”, shton ai.
Përderisa ai flet, i intervistuari e pyet me habi: “Prit një minutë. Po thua se ferri, ideja e një vendi nën tokë ose diku ku torturohesh në përjetësi është në fakt një shpikje e kishës?”.
Kjo ju konvenon thotë ai, pasi kisha nuk dëshiron që “njerëzit të rriten, sepse nuk mund t’i kontrollosh të rriturit”.
Pastaj intervistuesi e pyet: “Çfarë mendon për teologjinë që është aktuale këto ditë në Amerikë, që thotë se duhet ta pranosh Jezusin si shpëtimtar në mënyrë që të shkosh në parajsë?”.
Ai përgjigjet: “Çdo kishë që e njoh thotë se ne jemi kisha e vërtetë, se kanë Papën e pagabueshëm dhe Biblën e saktë. Ideja se e vërteta e Zotit mund të kufizohet në çfarëdo sistemi njerëzor, çfarëdo besimi, çfarëdo libri njerëzor është pothuajse përtej imagjinatës.
Për mua, Zoti nuk është i krishter, çifut ose një mysliman, hindu ose një budist, të gjitha këto janë sisteme njerëzore të cilat qeniet njerëzore i kanë krijuar për të na çuar në misterin e Zotit. Unë shkoj sipas traditës sime, por nuk besoj se tradita ime e definon Zotin”, thotë ai.

Shikojeni të plotë intevistën në këtë video:
Priest Says Hell Is Fake And Religion Is About Control
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura