Pashtriku, 2 tetor 2019:
“Qëllimi i kyçjes time në politikë është luftimi i krimit dhe korrupsionit në vendin tonë të dashur Kolumbi.”
– Mbreti i Kokainës, Pablo Escobar, 1982
***
“Do të jem i pakompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.”
– Kryeshefi i Klanit Pronto, Kadri Veseli, 2019
***
LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE NEPOTIZMIT DUHET TË NIS PREJ KADRI VESELIT …
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në përmbyllje të Konventës së IX të partisë u zotua se do të luftojë për ta çliruar Kosovën nga korrupsioni dhe abuzimet, njësoj siç ka luftuar kundër Serbisë. Ai ka thënë se Kosova e ka përfunduar luftën për liri e pavarësi, por nuk është përfunduar lufta për shtetin e së drejtës, për shtetin si garanci e zhvillimit.
“Prandaj, – thotë Kadriu – sot jam këtu, për t’u zotuar para jush, se ashtu siç kam luftuar për çlirimin e Kosovës nga Serbia, ashtu do të luftoj, së bashku me të gjithë ju, që ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni, nga nepotizmi, nga abuzimet”!
***
Për ta çliruar Kosovën nga korrupsioni, nepotizmi dhe nga abuzimet e shumta, fillimisht duhet të çlirohemi nga shefat e klanit Pronto, dhe sipas Adem Grabovcit – kryeshef i këtij klani është Kadri Veseli!
***
Pra lufta kundër kësaj të keqeje duhet të nis, prej Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Besim Beqajt e të tjerë me radhë, të cilët sot janë drejtues të PDK-së!
***
Shikoni videon:
Dosja e shefave X, Grabovci – Veselit: Ti i merr vendimet, une i zbatoj!
https://youtu.be/HQqykFp8Rzc
(Shkrimi u publikua fillimisht në facebook, më 10 shtator 2019)
Mbreti i Kokainës, Pablo Escobar, 1982 dhe Kryeshefi i Klanit Pronto, Kadri Veseli, 2019