Pashtriku.org, 28 korrik 2017: Për ta ndalur Serbinë, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e ndryshimit me shumicë shqiptare: VV-LAA-AAK-NISMA…, ndërsa PDK të mbetet në opozitë!
Pas konstituimit të kësaj qeverie, Kosovës i duhet sa më parë:
1 – ndryshimi i kushtetutës,
2 – ndryshimi i ligjit për zgjedhjet, dhe
3 – një reformë e thellë në drejtësi, polici, etj.
1. Ndryshimi i Kushtetutës
Në keshtetutë duhet të ndryshohet shumëçka e mbi të gjitha:
a) vendet e rezervuara për pakicat, dhe
b) 2/3 e shumicës së pakicave në Kuvend! (Vendet e rezervuara për pakicat dhe shumica e pakicës nuk ekzistojnë në asnjë kuvend të shteteve në botë, andaj pse duhen të jenë pafundësisht në Kosovë?!)
2. Ndryshimi i ligjit për zgjedhjet:
a) Kosova aktualisht është një zonë zgjedhore, ndërsa duhet të ketë pesë (5) zona zgjedhore (Shqipëria i ka dymbëdhjetë (12) zona zgjedhore!),
b) Kuvendi i Kosovës duhet t’i ketë 100 deputetë (jo 120 sa i ka tani),
c) Ҫdo zonë zgjedhore mund t’i ketë 15-20 deputetë, varësisht nga numri i përgjithshëm i elektoratit në zonë! Në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim më të gjerë dhe më cilësor në kuvend!
d) Kosova ka 95% shqiptarë dhe vetëm 5% minoritete! Prandaj mbi këtë bazë duhet të pasqyrohet dhe numri i deputetëve në Kuvend! Shumica shqiptare duhet t’i ketë 93-96 deputetë, ndërsa minoritetet mund t’i kenë 4-7 deputetë!
3. Reforma në drejtësi, polici etj.
Të gjitha sektorët e drejtësisë dhe të policisë, duhet të jenë të pavarura dhe të depolitizuara, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar…!
***
Të gjitha këto reforma për ndryshim bëhen vetëm me një qeveri të shumicës shqiptare, pa i përjashtuar këtu minoritetet, e jo me një qeveri të pakicave!
Postime të Lidhura
DR.MOIKOMZEQO: SEKTI I DETIT TË VDEKUR!
Tiranë, 8 maj 2019: Po qëndroja në lokalin “Redon” buzë detit së bashku me Makabe Zaharian. Në perëndim…
IBRAHIM KELMENDI: VEHBI KAJTAZI (INSAJDER), ME NDER ME THËNË…
Gjermani, 28. 03. 2016: Vehbi Kajtazi, duke shpifur e denigruar nuk mund të afirmohesh si gazetar investigues dhe…
“PAVARËSIA” E MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!
Fillimisht lexoni pastaj komentoni nëse doni! “PAVARËSIA” E MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE! “Pavarësia” e shpallur më 17 shkurt 2008 mbi…
PASHTRIKU: PROTESTA NË FRANKFURT- KUNDËR POLITIKËS VARFËRUESE QË PO REALIZOHET NGA ‘BE’ DHE ‘BQE’!
Pashtriku.org, 31. 05. 2013 – Lëvizja ‘Blockupy’ ka mbledhur mijëra protestues, të cilët sot në mëngjes kanë bllokuar…