Pashtriku.org, 8 shtator 2017: (Në 104 vjetorin e kryengritjes shqiptare) – “Në Dibër, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish, u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhëri i postkomandantit ose dëshira e ndonjë xhindarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.” Haki Stërmilli.
Hyrje
Dhjetëvjeçari i dytë i shekullit XX, ishte një nga periudhat më të rënda, që po kalonte populli shqiptar gjatë tërë historisë së tij. Lufta e Parë Ballkanike që nisi në tetor të vitit 1912, solli ndryshime të mëdha në hapësirën gjeografike të Shqipërisë etnike. Shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, që përbënin ”aleancën ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912 pushtuan gjysmën e teritoreve etnike shqiptare. Derisa Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës më 29 korrik 1913 e njohën Shqipërinë si shtet sovran, Kosova (me këtë teritor të sotëm), Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, Manastiri etj., mbetën nën pushtimin ushtarak serb. Këto shtete ortodokse, duke u bazuar në vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës, në dëmë të Shqipërisë, përfituan këto territore:
a) Serbia nga kjo luftë pushtoi 19 000 km2 (Kosovë e Maqedoni), duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh që përbëjnë rreth 55% të saj; b)Mali i Zi pushtoi 62% territor, ku jetonin 190 mijë shqiptar, gati po aq sa kishte vet shteti malazez; c) Bullgaria pushtoi 29% territor me rreth 3% popullsi shqiptare; d) Greqia pushtoi 68 % të Çamërisë ku jetonin 67 % popullsi shqiptare.
***
Më gjerësisht lexoni dy pjesë të këtij studimi:
SHERADIN BERISHA: KRYENGRITJA SHQIPTARE E VJESHTËS 1913 (NË KRAHINËN E DIBRËS, LUMËS DHE NË MALËSI TË GJAKOVËS) Pjesa e parë
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=3436
***
SHERADIN BERISHA: KRYENGRITJA SHQIPTARE E VJESHTËS 1913 (NË KRAHINËN E DIBRËS, LUMËS DHE NË MALËSI TË GJAKOVËS) Pjesa e dytë
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=3437
Postime të Lidhura
HALIM PURELLKU: ZHVILLIMET POLITIKE NË SHTETIN SHQIPTAR DHE ISA BOLETINI (1913-1915)
Shkup, 16. 01. 2016: Ndonëse më 12 dhjetor 1912, në Konferencën e Londrës, u njoh pavarësia formale e…
PROF.DR.JAHJA DRANҪOLLI: SKËNDERBEU KRYENDËRTUES I SHTETIT ARBËRORË
Pashtriku.org, 23. 05. 2016: Një biografi e shkurtër në shenjë të Përkujtimit të 548-vjetorit të vdekjes së Gjergj…
LE TEMPS (1930) / FJALIMI MBRESËLËNËS I AMBASADORIT AMERIKAN, HERMAN BERNSTEIN, PARA MBRETIT ZOG
Francë, 18 Qershor 2019: “Le Temps” ka botuar, të premten e 5 shtatorit 1930, në faqen n°2, një…
MAURICE ROSENBERG: ENVER HOXHA ‘KUFIJTË E SHQIPËRISË DO TË MBETEN SIҪ JANË. MARRËDHËNIET MIQËSORE ME SHBA DO T’I ҪIMENTOJMË’
Pashtriku.org, 10. 02. 2014 – (Nga Arkivi Britanik – 1944) – “Shqipëria, kërkon të jetë miqësore me të gjithë.…