Pashtriku.org, 8 shtator 2017: (Në 104 vjetorin e kryengritjes shqiptare) – “Në Dibër, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish, u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhëri i postkomandantit ose dëshira e ndonjë xhindarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.” Haki Stërmilli.
Hyrje
Dhjetëvjeçari i dytë i shekullit XX, ishte një nga periudhat më të rënda, që po kalonte populli shqiptar gjatë tërë historisë së tij. Lufta e Parë Ballkanike që nisi në tetor të vitit 1912, solli ndryshime të mëdha në hapësirën gjeografike të Shqipërisë etnike. Shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, që përbënin ”aleancën ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912 pushtuan gjysmën e teritoreve etnike shqiptare. Derisa Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës më 29 korrik 1913 e njohën Shqipërinë si shtet sovran, Kosova (me këtë teritor të sotëm), Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, Manastiri etj., mbetën nën pushtimin ushtarak serb. Këto shtete ortodokse, duke u bazuar në vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës, në dëmë të Shqipërisë, përfituan këto territore:
a) Serbia nga kjo luftë pushtoi 19 000 km2 (Kosovë e Maqedoni), duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh që përbëjnë rreth 55% të saj; b)Mali i Zi pushtoi 62% territor, ku jetonin 190 mijë shqiptar, gati po aq sa kishte vet shteti malazez; c) Bullgaria pushtoi 29% territor me rreth 3% popullsi shqiptare; d) Greqia pushtoi 68 % të Çamërisë ku jetonin 67 % popullsi shqiptare.
***
Më gjerësisht lexoni dy pjesë të këtij studimi:
SHERADIN BERISHA: KRYENGRITJA SHQIPTARE E VJESHTËS 1913 (NË KRAHINËN E DIBRËS, LUMËS DHE NË MALËSI TË GJAKOVËS) Pjesa e parë
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=3436
***
SHERADIN BERISHA: KRYENGRITJA SHQIPTARE E VJESHTËS 1913 (NË KRAHINËN E DIBRËS, LUMËS DHE NË MALËSI TË GJAKOVËS) Pjesa e dytë
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=3437
Postime të Lidhura
XHEVIT DAFKU: SHISHTAVECASIT JANË SHQIPTARË NUK JANË BULLGARË!
Kukës, 5 shkurt 2018: Ashtu sikurse përpara 15 vitesh, edhe në këto ditë po përvijohet një propogandë antishqiptare…
SHERADIN BERISHA: KOSOVA MIDIS ÇLIRIMIT NGA TURQIA DHE PUSHTIMIT NGA SËRBIA, JANAR – 5 NËNTOR 1912 (II)
(Pashtriku.org, 20. 11. 2012) – Beteja e parë e përgjakshme në mes forcave kryengritëse shqiptare dhe forcave serbe…
XHEMALEDIN SALIHU: PRESHEVA, DELEGATËT E SAJ NË LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT – QERSHOR 1878
Preshevë, 11. 06. 2014 – Me rastin e 136 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 10 qershor 2014 – (Hyrje)…
OSMAN OSMANI: RINIA AKTIVE NË ORGANIZIMIN PËR BARAZI, PAVARËSI E VETËVENDOSJE
Bern, 27 mars 2017: Ngjarjet e vitit 1981 për liri, barazi, pavarësi e vetëvendosje të shqiptarëve nën pushtimin…