SHERADIN BERISHA: KUSH E KRIJOI FUNDAMENTALIZMIN ISLAMIK?!

Pashtriku.org, 29 qershor 2017: Ditëve të fundit në mediet e shkruara dhe elektronike si dhe në rrjetet sociale ka plasur një polemikë me shumë akuza e kundërakuza, lidhur me përhapjen dhe fuqizimin e ‘fundamentalizmit islamik’ në Kosovë dhe në trevat tjera të etnikumit shqiptarë!
***

Për gjenezën e ‘fundamentalizmit islamik’ kanë shkruar shumë studiues në botë.
Me këtë rast po i referohem studiuesit kanadez, David Livingston.
David Livingston, në librin: (Terrorism and the Illuminati: A Three-Thousand-Year History) – “Terrorizmi dhe Iluminatët – Një histori 3000 vjeçare, (2007)”, shkruan në detaje për mënyrën sesi Ilumuminatët (banikerët), duke operuar me anë të fondeve të tyre në Arabinë Saudite, (me bankën e Anglise dhe amerikane), mundën të shkatërronin Perandorinë Osmane dhe të ruanin për vete Lindjen e Mesme! Ai gjithashtu shpjegon sesi ata (bankierët iluminatë) vazhdojnë të perdorin një mori Kultesh si: Vahabizmin (e viteve 1700’të), Salafizmin (e viteve 1900’të), si dhe Shoqërinë Sekrete “Vëllazëria Myslimane” (e vitit 1930’të) për të ndarë ISLAMIN dhe për të krijuar fundamentalizmin fanatik (islamik) dhe ndjelljen e terrorit në përgatitje për – siç thotë ai – në “Luftën e Civilizimeve”!
Nivelet me të ulëta (terroriste) mund të besojnë se janë duke mbrojtur Islamin, duke iu kundërvënë Perendimit. Ata në të vërtetë janë duke i shërbyer agjendës iluminate, kanalet e së cilës depërtojnë në fuqinë e lartë britanike dhe amerikane, kurse në nivel të ulët, në shoqëritë kriminale okulte.
Studiuesi Livingston, madje shkruan se regjimi aktual i Iranit nuk është i pavarur. Iluminatet e krijuan atë pas largimit të Shahut dhe instalimit të Ajatollah Komneit. Në çdo luftë, iluminatët (bankierët) kontrollojne të dyja palët e konfliktit dhe as në Luften e tretë Botërore nuk do të ketë përjashtim, thotë z.Livingston.
_________________
*) Autori i librit, D.Livingston ka lindur në Montreal në vitin 1966 nga i ati xhamajkano-kanadez (një mësues) dhe nga e ëma kanadeze-franceze.

Lexoni librin: Terrorizmi dhe Iluminatët – një histori 3000 vjeçare, të David Livingston:
Terrorism and the Illuminati: A Three-Thousand-Year History
https://www.amazon.com/Terrorism-Illuminati-Three-Thousand-Year-David-Livingstone/dp/1615773061/ref=reader_auth_dp
***

Introduction to Illuminati Studies: From … — with David Livingstone

Illuminati, Islam & Terrorism with David Livingstone

_________________

KUSH E KRIJOI ISIS’in?!


JOHN KERRY: ‘UASHINGTONI E KRIJOI ISIS’in PËR RRËZIMIN E BASHAR AL-ASAD’it NË SIRI!
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=6166
***
JULIAN ASSANGE: CIA KRIJOI SHTETIN ISLAMIK (ISIS)!
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=6158

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

BURRI GJIGANT!

BURRI GJIGANT! Fiodar Andrejevič Machnoŭ (Fedar Andreevich Makhnov) lindi në 1878 në fshatin Kostyuki afër Viciebsk, atëherë pjesë…