Pashtriku, 25 Mars 2020: Në raportin e organizatave: BIRN, KDI, D+ dhe ÇOHU, i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, thuhet se, në qeverisjen e PAN’it (PDK-AAK-NISMA+AKR+PAKICAT) çdo vit janë humbur nga:
â⪠160.000.000€ (160 milion) në tenderë, dhe paratë kanë përfunduar në xhepat e biznesmenëve financues të politikës…;
â⪠20.000.000€ (20 milion) ndërmarrjet publike kanë humbur gjatë vitit 2018 nga keqmenaxhimi;
â⪠400.000.000€ (400 milion) Kosova i ka humbur çdo vit nga dështimi i Doganës dhe ATK-së për t’i mbledhur tatimet;
â⪠700.000.000€ (700 milion) kanë humbur çdo vit nga korrupsioni, vjedhja dhe abuzimi me pushtetin;
â⪠Humbjet kanë qenë më shumë se 13 herë buxheti për arsim ose 11 herë më shumë se buxheti për shendetësi apo çdo vit është humbur nga një autostradë!
â⪠Llogaridhënia është e barabartë me zero; në vitin 2018 rreth 60% e rekomandimeve të Auditorit nuk janë zbatuar.
***
Këtë tenderomani korruptive, vjedhje e krim të organizuar mund ta luftojë me masa ligjore vetëm një qeveri e përgjegjshme dhe e pakurruptuar!
Ministria e Drejtësisë në krye me Albulena Haxhiun tashmë ka përgatitur draft dokumentin për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme dhe draftin për reforma (veting) në drejtësi, polici, AKI etj.
Këto ditë krize me pandeminë COVID19 partitë politike LDK, PDK, AAK, NISMA kanë inicuar mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti!
Nëse rrëzohet qeveria Kurti, masat ligjore për luftimin e kësaj “pandemie kriminale” munden përkohësisht të arkivohen por, kurrë nuk do të vjetrohen!
Milonerët e politikës (në PDK’LDK’AAK’NISMA dhe jo vetëm) të cilët për 20 vjet rresht, duke u ricikluar bashkarisht në pushtet, e që u pasuruan në saje të nepotizmit, korrupsionit, abuzimit me buxhetin e shtetit dhe krimit të organizuar, nuk do t’i shpëtojnë dot konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ndjekjes penale, gjykimit dhe dënimit!
Postime të Lidhura
RAMIZE FERATI: KOHË PËR MENDJEN E BREZIT TONË TË RI!
Prishtinë, 24 tetor 2017: Përgjatë historisë së kombit shqiptar, rinia prore ka luajtur rol thelbësor në politikë, nëpërmjet…
VLORA DHE HOLOKAUSTI
Holokausti nazist, historia shqiptare e Holokaustit dhe Ditari i Ana Frankut Nga Albert HABAZAJ Paraqitje e përshpirtjes dhe…
SHERADIN BERISHA: NJË MENDIM PËR REAGIMIN E AKADEMIKUT REXHEP QOSJA!
Pashtriku, 20 shkurt 2020: Sot e lexova reagimin e Akademikut Rexhep Qosja, të publikuar (më 18 shkurt) në…
NDERIMI I BEKTASH PETOSHATIT DHE AMANETI I TIJ PËR DETIN
Nga Albert HABAZAJ Nderim Në këtë kohë ende të paqartë, kur qan Shqipëria se ikin shqiptarët e kur…