SHERADIN BERISHA: ME 8 QERSHOR MOS I VOTONI QURANËT PËR DEPUTETË AS KRYE QURANËT PËR KRYEMINSTËR

Pashtriku.org, 06. 06. 2014 – Më 4 nëntor 2009 (11 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve komunale të 15 nëntorit), Lëvizja Vetëvendosje, kishte organizuar një protestë simbolike, në qendër të Prishtinës. Me këtë rast aktivisti i VV’së Frashër krasniqi, para kalimtarëve të rastit në sheshin Nënë Tereza, ka treguar se kush do të përfitoj më së shumti nga votat e qytetarëve dhe cila është e përbashkëta e politikanëve të Kosovës me Quranin! Z.Krasniqi – në fjalimin e tij përmes megafonit, ka thënë:
“- Vota juaj më 15 nëntor është vot për legjitimimin e decentralizimit, për shkak se përmes procesit të zgjedhjeve janë duke u krijuar 6 komuna të reja me shumicë serbe!
– Vota jote më 15 nëntor është vot e cila u ndihmon këtyre politianëve që të vjedhin edhe ma tutje, e cila vot është vot për vazhdimin e korrupsionit dhe hajnisë institucionale.
– Vota juaj më 15 nëntor, është vot e cila do t’i krijoj parakushtet për krijimin e një entiteti autonom serb brenda Kosovës, për shkak se përmes procesit të zgjedhjeve po krijohen 6 komuna me shumicë serbe, ku do të sundojnë strukturat paralele të Serbisë e jo Qeveria e Kosovës.
– Jena mësu t’i nim politikanët e Kosovës për dallimet midis tyre, kurse na sot këtu do t’ju tregojmë se çfarë është e përbashkëta në mes të politikanëve të Kosovës. Pra e përbashkëta në mes të politikanëve të Kosovës është ky Quran që ju po e shihni, dhe është Qurani e përbashkëta e tyre, për shkak se njësoj sikurse Qurani i cili FRYHET shumë dhe është i TRULLAVT, njësoj janë politikanët tonë!”

Shikoni videon :

***
Kur kemi parasysh listat garuese të 8 qershorit për kryeministër dhe deputetë të Kuvendin të Kosovës, të cilat u përpiluan nga SHEFAT e partive, pa i përfillur të përzgjedhurit e degëve nëpër komuna që përfaqësojnë denjësisht vullnetin e popullit në bazë, duket qartazi se, në ekzekutivin dhe legjislativin e ardhshëm nuk do të përfaqësohet vullneti i popullit, por vullneti i KRYE QURANËVE (Maskave) si: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli etj., të cilët do ta kenë si MISION:
– realizimin e agjendave të ndryshme ndërkombëtare,
– shitjen dhe privatizimin e pasurisë (aseteve) kombëtare, tek oligarkët (makro-vjedhësit) e huaj,
– dialogun dhe negociatat e reja me Serbinë,
– zhvillimin e korrupsionit dhe të nepotizmit në institucione,
– Përfitimin e parasë publike përmes tenderëve milionëshe, nga kompanitë (firmat) e tyre,
– ndërtimin e hoteleve, lokaleve, villave superluksoze…, në vendet më atraktive të Kosovës, etj.etj.

***

Duke u nisur nga këto argumente, të dielën (më 8 qershor):

– MOS I VOTONI QURANËT PËR DEPUTETË AS KRYE QURANËT PËR KRYEMINSTËR!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura