MENAXHUESIT E KEK-ut DHE NEPOTIZMI!

Nga Sheradin Berisha

Pashtriku.org, 27 prill 2018: (Nga arkivi i pashtrikut, 25 mars 2010)
Kush janë menaxhuesit vendor të KEK’ut?
Tashmë dihet mirëfilli se, boshti kurrizor i menaxhimit të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës është qeveria, gjegjësisht Hashim Thaçi – kryeministëri i Kosovës, Justina Shiroka’Pula – ministre e Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha – zv/ministër i Energjisë dhe Minierave, Arben Gjukaj – Drejtor ekzekutiv i KEK’ut, dhe Nijazi Thaçi – drejtor ekzekutiv i zyrës së Prokurimit në KEK …

Hashim Thaçi – kryeministëri i Kosovës, Justina Shiroka’Pula – ministre e Energjisë dhe Minierave dhe Arben Gjukaj – Drejtor ekzekutiv i KEK’ut!

Nijazi Thaçi – drejtor ekzekutiv i zyrës së Prokurimit në KEK.

Të gjitha të dhënat hulumtuese për zhvillimet në KEK, rezultojnë se, politika kadrovike e qeverisë së Kosovës, për menaxhimin e punës në KEK ka dështuar plotësisht, dhe kjo tashmë nuk vehet në dyshim as nga qarqet e caktuara brenda vet qeverisë. Emrimi i znj.Justina Shiroka’Pula në krye të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave të Kosovës, duket se nuk ka qenë zgjidhja më frytdhënëse, për faktin sepse kjo zonj nuk ka përgatitje të mirëfilltë profesonale në lëmin e energjitikës dhe të minierave, ndonëse është ekonomiste e diplomuar dhe pas luftës ka kryer disa trajnime dhe specializime javore në fushën e menaxhimit.
Ndërkaq, për znj.Shiroka’Pula nuk dihet mirëfilli se, në ç’mënyrë është përzgjedhur si pjesë e qeverisë, dhe kush ka vendosur që ajo të vijë në krye të kësaj ministrie të rëndësishme. Kryeministri Hashim Thaçi, ka deklaruar se znj. Shiroka’Pula vjen nga strukturat e shoqërisë civile, dhe se, pas luftës ajo ka qenë ligjeruese në disa universitete private si dhe aktiviste e disa asociacioneve, aleancave apo lobeve të grave etj.

Blerim Rexha – zv/ministër i Energjisë dhe Minierave.

Shikuar nga ky këndvështrim, znj.Justina Shiroka’Pula duket se nuk është politikane, por nëse merret parasysh biografia e saj familjare, del se ajo rrjedh nga një familje që në gjiun e saj ka rritur një politikan famëkeq me emrin Kolë Shiroka, ndërsa në familjen ku jeton tani një politikan tjetër me emër Ymer Pula. Po t’i referohemi fakteve historike del se, Kolë Shiroka, së bashku me Sinan Hasanin, Ali Shukriun, Ymer Pulën e shumë të tjerë si këta, qysh pas luftës së dytë botërore e deri në vitin 1990, duke qenë në krye të disa funksioneve partiake e shtetërore në Kosovë, në Serbi e në federatën jugosllave, ishin luftëtarë të pakompromis në ndjekjen, luftimin dhe persekutimin e „ballistëve, nacionalistëve, irredentistëve, separatistëve dhe shkatërruesve të vëllazërim – bashkimit jugosllavë…!“
Në këtë aspekt, hiq më mirë nuk qëndron as njeriu numër dy i kësaj Ministrie, zëvendësministëri i MEM’it, z.Blerim Rexha një kuadër i ri dhe i shkolluar në lëmin e elektroteknikës, por me një biografi familjare shumë të komprometuar. Babai i tij, Aziz Rexha në gjyqësinë e Kosovës (të viteve 70 – 80’ta) njihet si njëri nga gjykatësit më të tmerrshëm (pamëshirshëm) në gjykimin e qindra studentëve dhe intelektualëve shqiptarë, para dhe pas demonstratave të pranverës së vitit 1981!
Me këtë rast, sa për ilustrim po i referohemi disa burimeve arkivore.
Derisa xhaxhai i Justina Shirokës, Kolë Shiroka me shokë paraprakisht i gjykonte politikisht “nacionalistët dhe separatistët shqiptarë” që kërkonin dhe luftonin për statusin e Republikës së Kosovës, babai i Blerim Rexhës, Aziz Rexha në cilësinë e gjykatësit i denonte ata me shumë vite burgim të rëndë, duke ua nxirë kështu jetën mijëra familjeve shqiptare. Karierën e tij politike Kolë Shiroka e ka nisur qysh në vitin 1945. Kolë Shiroka, ishte pjesëmarrës i Kuvendit famëkeq të Prizrenit (8 – 10 korrik 1945) si delegatë nga Rrethi i Prizrenit, (ashtu sikurse ishin Sinan Hasani, Ali Shukriu etj). Kolë Shiroka në këtë kuvend u zgjodh edhe gjykatës në “gjyqin popullor krahinor të Kosovës e Metohisë”, për gjykimin dhe dënimin e atdhetarëve shqiptar të organizuar në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare etj.
Shikoni Listën e gjyqtarëve të gjyqit populluor krahinuor! Kolë Shiroka është nën numrin rëndor 45.

Për më tepër lexoni argumentet për Kolën dhe kolët tjerë: Golgota shqiptare gjatë regjimit komunist të Titos!

SHERADIN BERISHA: PERSEKUTIMI I SHQIPTARËVE GJATË REGJIMIT KOMUNIST TË TITOS (1948 – 1968) – Pashtriku
***
Ndërkaq, Aziz Rexha si gjykatës ka dënuar shumë grupe intelektualësh. Sa për ilustrim po i radhisim disa gjykime.
* * *
K.nr.95/79
Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në kolegjin e përbërë nga gjyqtari Isak Nishevci, kryetar, Aziz Rexha dhe Vllastimir Tasiq anëtarë, me pjesëmarjen e praktikantit Sylë Kasumaj, si proçesmbajtës, në lëndën penale kundër të pandehurëve: Agim Sylejmani, nga Zhegra, Faik Latifi nga Hajkobili, Tefik Latifi nga Hajkobili, Abedin Hyseni nga Kërçova dhe Hasan Bekteshi nga Sërbica KK’Kërçovë për shkak të veprës penale propagand armiqësore nga neni 133 al.1 të LPJ duke vendosur sipas kundërshtimit të të pandehurëve të ushtruar kundër aktakuzës së prokurorisë publike të qarkut në Prishtinë PP.nr. 12/79, të dt. 12 qershor 1979, me 19 qershor 1979, mori këtë Aktvendim… (…) (Burimi: Aktvendimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, më 19. VI. 1979, Kryetar i kolegjit – Gjyqtari Isak Nishevci, d.v/ Proçesmbajtësi, Sylë Kasumaj, d.v)
1. Gjykata e Qarkut në Prishtinë, PP.nr. 291/81. Para trupit gjykues do të dalin: grupi i Kadrije Gashit, që ka 11 persona. Vepra për të cilën akuzohen – bashkim për veprimtari armiqësore nga neni 136, par.1 dhe 2 lidhur me nenin 114 të LP të RSFJ’së. Seanca kryesore ishte caktuar të mbahej më 18, 19, 21 qershor 1982. Kryetar i Kolegjit – Aziz Rexha, gjyqtar. PPQ: Myftar Jasiqi, zëvendësprokuror.
2. Gjykata e Qarkut – Prishtinë, PP.nr. 101/82, Metush Rexhepi (1 person). Akuzohet nga neni 114 I LP të RSFJ’së. Seanca kryesore më 2 korrik 1982. Kryetar i Kolegjit – Aziz Rexha, gjyqtar, Ruzhdi Kozmaqi, zëvendësprokuror.
3. Gjykata e Qarkut – Prishtinë, PP. Nr. 68/82. Grupi i Isa Lulajt (7 persona). Akuzohet nga neni 114 I LP të RSFJ’së. Seanca kryesore më 16 e 17 korrik 1982. Kryetar i Kolegjit i Aziz Rexha, gjyqtar. Etj., etj… (Burimi: Dr.Sabile Keçmezi-Basha: Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981- 1989. (Sipas aktgjykimeve të gjykatave ish’jugosllave) Prishtinë 2003 faqe: 74 – 75.)
Duhet theksuar se, në kabinetin e kryeministrit Thaçi, në Kuvendin e Kosovës, (në kryesinë e këtij kuvendi), në presidencën e Kosovës, në institucionet tjera komunale etj., janë “aktiv” shumë politikanë, të cilët në periudha të ndryshme e kanë dëmtuar rëndë çështjen tonë kombëtare. Disa politikanë të këtij soji mund t’i gjeni nëse i lexoni me kujdes shkrimet: „Elita intelektuale“ titiste në shërbim të UDB’së! dhe Satanizimi i UÇK’së nga presidenti „historik“ Ibrahim Rugova! …
Kaq për këtë çështje. Le t’i kthehemi temës që po trajtojmë.
NEPOTIZMI NË ‘MEM’!
Justina Shiroka’Pula, si ministre e MEM’it gjatë konsolidimit të stafit të saj ministror për këshilltar të parë (të lartë) politik ka marrë z.Faik Nahi. Sipas një burimi të pashtriku.org, i afërt me kabinetin e gjerë të qeverisë, e që nuk dëshiron t’i përmendet emri, z.Faik Nahi deri në përfundim të luftës ishte në shërbim të regjimit të Millosheviçit, madje gjatë kësaj kohe ky njeri ka punuar edhe me “vëllezërit Kariq” në kompaninë e tyre të telefonit.
(Lexoni më gjerësisht për historinë e kompanisë së vëllezërve Kariç “Mobtel Srbija”:
https://sr.wikipedia.org/wiki/%D0%A2%D0%B5%D0%BB%D0%B5%D0%BD%D0%BE%D1%80_%D0%A1%D1%80%D0%B1%D0%B8%D1%98%D0%B0

Ky njeri, thotë burimi, edhe sot e kësaj dite ka kontakte të ndryshme me Serbinë dhe merret me transaksione parash dhe biznese të ndryshme pa u penguar nga askush.
Znj. Justina Shiroka’Pula (gjithmonë sipas burimit tonë) në Ministrinë (MEM) që ajo e drejton ka punësuar edhe familjarë të vet. Kështu, nusen e djalit të vet e ka punësuar si asistente personale, ndërsa burrin e kunatës së saj e ka bërë drejtor të një Divizioni me rëndësi në MEM! Dereisa zonja ministre në njërën anë shquhet për kultivimin e nepotizmit në MEM, në anën tjetër ajo dallohet edhe si spastruese e njerëzve në ministri, për bindje politike vetëm pse janë të angazhuar nëpër subjekte të ndryshme politike, duke i larguar apo duke ua ndërruar pozitat e tyre të punës.
NEPOTIZMI NË ‘KEK’!
Kjo politikë e spastrimit të kuadrit udhëheqës është bartur edhe në KEK. Kohë më parë, nga ndërhyrja e qeverisë, gjegjësisht MEM’it në bashkëpunim me njerëzit e tyre në KEK, janë ndërruar shumë kuadro profesionist dhe të përkushtuar në këtë gjigant Kombëtar, me njerëz të përshtatshëm nga grupet e interesit brenda qeverisë. Protagonistët kryesor të zbatimit të një politike të mbrapshtë kadrovike në KEK janë: z.Nijazi Thaçi, drejtor ekzekutiv i zyrës së Prokurimit në KEK (kushëriu i kryeministrit të Kosovës) dhe Arben Gjukaj – drejtor ekzekutiv i KEK’ut. Arben Gjukaj dhe Njazi Thaçi janë shokë të studimeve, kanë studiuar në Tiranë dhe jo rastësisht janë në vendet udhëheqëse në KEK.
Burimi ynë thotë se, Arben Gjukaj në KEK është punësuar pas luftës, fillimisht ka punuar si administrator i Fëllanze Hoxhës, drejtoreshës ekzekutive në Divizionin e Rrjetit, pastaj si menaxher për mbështetje afariste, si menaxher i Divizionit të Rrjetit, ka qenë u.d i Drejtorit Menaxhues të KEK’ut, ndërsa nga data 18 gusht 2009 emrohet drejtor menaxhues i KEK’ut, pikërisht në kohën kur po fillonte shpërbërja e KEK’ut, dhe privatizimi i tij.
Hashimi’Justina’Blerimi’Arbeni’Njaziu… janë hallkat zinxhirore që caktojnë njerëzit e tyre të interesit në detyra të caktuara në KEK. Sipas këtij burimi pothuajse të gjitha tenderet që jepen në KEK kalojnë me ndërmjetësimin e Gani Thaçit, vëllaut të kryeminitrit të Kosovës. Konkurset për punësim në KEK janëpothuajse të përditshme, por ato janë sa për sy e faqe (thotë burimi), sepse paraprakisht caktohen njerëzit që do të punësohen aty. Në këtë kuadër lulëzon edhe nepotizmi. Ta zëmë, në Mihjen Sipërfaqësore të Bardhit dhe Mirashit është larguar Muhedin Haxhiu, një ekspert me përvojë të gjatë, ndërsa në vend të tij është emëruar Adil Junuzi, ky i fundit dhëndër i z.Blerim Rexha, zv/ministr i Energjisë dhe Minierave!!!
Ditë më parë, në një letër të Sindikatës së Punëtorëve të Elektro Kosovës drejtuar EULEX’it thuhet se: “Keqmenaxhimi nga z.Arben Gjukaj dhe Naim Sahiti (Drejtor i Departamentit të Furnizmit në KEK) rezulton me pranimin e 500 punëtorëve në vitin 2009. Zotri Arben Gjukaj ka të punsuar vëllaun (Hamdi Gjukaj), djalin e vllaut (Faruk Gjukaj), dhandërin etj.” Në vazhdën e këtyre veprimeve vlen të theksohet edhe eksperti Fahredin Maçastena, drejtor Ekzekutiv i Divizonit të Furnizimit, të cilit i është ndërruar vendi i punës.
Në KEK janë avansuar edhe njerëz të cilët gjatë luftës në Kosovë ishin të rreshtuar në anën e forcave kriminale serbe. P.sh. Para një kohe, si menaxher i Tarifave në KEK është caktuar z.Petrit Pepaj, ku gjatë luftës në Rekë të Keqe të Gjakovës ka pas të mobilizuar babë e vëlla (Sokol e Ben Pepaj) në policinë e kryekriminelit Millosheviç, e të cilët më vonë po nga këto forca ishin zhdukur. Për të argumentuar këtë fakt, lexoni dokumentin e MUP’it serbë në çirilicë, ku në faqen 245 të këtij dokumenti figurojnë emrat nën numrin rëndor 44. Beni Pepaj dhe 45.Sokol Pepaj.
Lexoni: Oteti i nestali:
http://pashtriku.beepworld.de/files/KEK_u_dok./oteti_nestali_0198-0699.pdf

Petrit Pepaj, më herët ishte menaxher në KEK, pastaj ka kaluar në ZRRE, dhe tani sërish ka ardhur në KEK, përkundër faktit se në konkurs (për këtë vend pune) ka patur edhe kandidatë tjerë me aftësi të mëdha profesionale. Kjo është politika kadrovike e Kabinetit të KEK’ut!!!
Kush janë burrat dhe gratë e punësuar në KEK?!
Tashmë nepotizmi në KEK është bërë dukuri e zakonshme dhe askush nuk ndërmerr asgjë në parandalimin e kësaj të keqeje. Në KEK, sipas burimit tonë, ka të punësuar shumë familjarë, si burrë e grua, babë e birë apo bijë e të afërm të tjerë. Sa për kureshtje po i rendisim disa emra të burrave, grave, bijëve etj., të punësuar sipas lidhjeve të grupeve të interesit brenda KEK’ut:
1. Remzi Shahini – ish’drejtor general, Resmije Shahini – administratë KEK;
2. Sutki Baftiu – jurist, Syrije Baftiu – administratë;
3. Arif Vitija – drejtor i Distribucionit të Prishtinës, Nife Vitija dhe vajza e tij në arkivë të KEK’ut;
4. Nazmi Gashi – ish’drejtor në Distribucion, ndërsa gurja e tij punonë në administrate;
5. Sali Krasniqi – kryeshef i inxhinierëve, Mirishahe Krasniqi – ekonomiste;
6. Ismet Raçi – menaxher në Mihjen e Bardhit, Feride Raçi – administratë;
7. Salih Gjonbalaj – menaxher i Burimeve Njerëzore, i cili ka marrë banesë nga KEK’u dhe së bashku me gruan Shqipen kanë ikur në Amerikë, Shqipe Gjonbalaj – Burimet Njerëzore;
8. Leonora Hysenaj – menaxhere në Rrjet, Shefqet Gjocaj – inkasant;
9. Skender Llozana – dispeçer-inxhinier, Remzije Llozana – administrate;
10. Merita Maloku – administrate, Rexhep Maloku – jurist;
11. Lutfi Bina – menaxher i energjisë efiçente, Makfireta Bina – menaxhere e projektimeve;
12. Besim Prebreza – udhëheqës i logjistikës, i larguar kohë më parë për vjedhje, Rukije Prebreza – administratë;
13. Fadil Lepaja – menaxher për informim, tani i punësuar në PTK – Kimete Konjufca’Lepaja – arkivë;
14. Agim Miftari – ekonomist, Shukrije Tërnava – juriste;
15. Skender Buja – dispeçer, Drita Buja – administratë;
17. Valon Rahimi – teknik, Sofie Rahimi – mirëmbajtëse;
18. Qamil Llapashtica – teknik, Nife Llapashtica – mirëmbajtëse, etj. etj…
Ndërkaq, Hamjete Qorrolli ka të punësuar vajzën e vet, Gazmend Begolli ish’drejtor i TC Kosova B ka të punësuar motrën, Fëllanze Hoxha ka të punësuar vajzën e kunatit, Hysni Gashi – Burim Gashi, babë e bir, etj. Në këtë mes përfshihet edhe Mimoza Dugollli, gruaja e ish’ministrit për Tregëti dhe Industri, Bujar Dugollit, e cila është punësuar në kohën kur qeveriste AAK dhe tani ajo punon si menaxhere në Divizionin e Furnizimit.
Ky nepotizëm (familjarizëm) i pashembullt siç vihet në pah, është forcuar tashmë, në Drejtorinë e KEK’ut, Divizionin e Rrjetit dhe të Furnizimit dhe kjo gangrenë është përhapur me shpejtësi edhe në termocentrale, mihje, distriktet e KEK’ut dhe në njësitë tjera të kësaj kompanie të madhe Kombëtare.
Këta emra janë kryesisht të Drejtorisë së KEK-ut, Divizionit të Rrjetit dhe Divizionit të Furnizimit. Ka raste të shumta, sidomos nëpër termocentrale, mihje, distriktet e KEK-ut, njësitë e saj dhe organizata tjera të KEK-ut. Po të bëhej një hulumtim edhe më i thellë nga organet shetërore, jam, i bindur se do të kishim një pasqyrë (skemë) më të plotë të punësimeve familjare në KEK. Prandaj, krejt në fund pa hezitim, mund të them se KEK’u si ndërrmarrje publike ëshët bastion i nepotizmit në Kosovë!
(Autori është moderator i www.pashtriku.org )

___________________________
Nga arkivi:
KEK’u bastion i nepotizmit në Kosovë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura