Pashtriku.org, 17 shtator 2017: Të nderuar lexues,
Psikologët thonë se humori ndikon shumë tek mendimet. Kur njeriu ka humor pushtohet nga mendimet pozitive, madje e ndihmon atë që gjërat negative të shndërrohen në pozitive. Prandaj mund të thuhet se, njeriun e ndërtojnë mendimet! Rrjedhimisht çdo veprim i njeriut pasohet nga mendimi pozitiv apo negativ. Për mua mendimi negativ nuk i bën keq askujt, përveç vetvetes. Psikiatri amerikan dr. Daniel Amen në librin e tij: “Ndryshoni mendjen tuaj, ndryshoni trupin tuaj”, mendimet negative i përshkruan si, “zërat e vegjël që gjenden në kokën tuaj dhe ju thonë që nuk jeni të mirë sa duhet”!
Ndërkaq mendimi pozitiv krijon vetëbesim te njeriu për t’u përballur me sfidat e jetës. Diku e kam lexuar se, mendimi pozitiv është mbret i gjithë botës, ndërsa mendimi negativ është vetëm mbret i budallenjve! Prandaj, mendoni mirë për ta ndërtuar veten!
Shëndet e gëzime!
Sheradini, 17 shtator 2017/
Postime të Lidhura
MARSIDA KRUJA: ÇA KE TI BLUSH?
Prishtinë, 30. 01. 2015 -Në protestën e së martës doja dhe unë të isha aty si nënë, për…
MAQEDONI E VERIUT – ZGJEDHJET VENDORE 2021; REZULTATET PËR KRYETARË BASHKISH; RAUNDI I DYTË I ZGJEDHJEVE
MAQEDONI E VERIUT – ZGJEDHJET VENDORE 2021; REZULTATET PËR KRYETARË BASHKISH; RAUNDI I DYTË I ZGJEDHJEVE Nga Xhelal…
BEHXHET SHALA BAJGORA: A MUND TË PAJTOHET KOSOVA ME SERBINË, ME LETRA DHE KËRCËNIME?!
Prishtinë, 21 dhjetor 2018: (Lobistët e Serbisë, Frederika Mogerini dhe Johanes Han) – Nëse dikush e ka dëmtuar…
PROF.DR.ESHREF YMERI: I NDERUAR ZOTËRI SHERADIN, TRADHTIA ËSHTË NË KRYE TË KOSOVËS!
Kaliforni, 3 korrik 2017: I nderuar zotëri Sheradin, Lexova shënimin tuaj mjaft domethënës, me titull “REPUBLIKA E ADEM…