SHERADIN BERISHA: MILIONERËT E KRIMIT NUK DO T’I SHPËTOJNË DOT GJYKIMIT DHE DËNIMIT!

Pashtriku, 21 mars 2020: Ky draft dokument i ministrisë së drejtësisë për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme (dhe drafti për reforme /veting/ në drejtësi, polici, AKI etj), ndoshta përkohësisht mund të arkivohen por, kurrë nuk do të vjetrohen! Për këtë gjë jam shumë i bindur!
Milonerët e krimit (në PDK ‘ LDK ‘ AAK ‘ NISMA dhe jo vetëm) të cilët për 20 vjet rresht, duke u ricikluar bashkarisht në pushtet, e që u pasuruan në saje të nepotizmit, korrupsionit, abuzimit me buxhetin e shtetit dhe krimit të organizuar, nuk do t’i shpëtojnë dot konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ndjekjes penale, gjykimit dhe dënimit!
Durim e veprim pa nënshtrim, sepse ne jemi shumicë, milionerët e krimit janë pakicë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura