SHERADIN BERISHA: MOS U SHANI SE, PAS 11 QERSHORIT DO TË HANI NË NJË KAZAN (NGA BUXHETI I KOSOVËS)!

Pashtriku.org, 24 maj 2017: Më rrëzimin e qeverisë, të gjitha partitë politike (edhe Lëvizja VV) nxituan në formimin e koalicioneve parazgjedhore, dhe ky spektakël rezultoi me ngjizjen e dy koalioneve: PDK’AAK’NISMA etj. – LDK’AKR’ALTERNATIVA etj., ndërsa LVV mbeti e vetme ta përballojë këtë maratone!
***
Pas 11 qershorit të gjitha partitë brenda dy koalicioneve parazgjedhore (PAN/LAA) dhe Lëvizja VV, do të jenë brumi për gatimin e koalicionit paszgjedhorë, bashkë me partitë e minoriteteve. Në gatimin e kombinimeve për bashkëqeverisje, do ta përjashtojnë njëra tjetrën vetëm dy parti, PDK dhe LVV.
– Nëse fiton PDK’AAK’NISMA, mund të bëjnë koalicionin paszgjedhorë me LDK’AKR’ALTERNATIVA dhe anasjelltas, ose mund ta marrë vetëm AKR’në, ndërsa LVV mbetet në opozitë;
– Nëse fiton Lëvizja VV mund ta bëjë koalicionin e madh paszgjedhorë me të gjitha partitë e koalicioneve parazgjedhore, duke përjashtuar këtu vetëm PDK, e cila mbetet në opozitë! Ndërkaq ekziton edhe një kombinim tjetër: LVV të bëjë koalicionin qeverisës me të gjitha partitë tjera, përveç PDK-së dhe LDK-së!!!

Pra në çdo gatim të këtij brumi, do ta kemi koalicionin e Madh paszgjedhorë për formimin e qeverisë!!! Prandaj luten, të gjithë kandidatët për kryeminstër dhe deputetët e koalicioneve dhe partive, që të kursehen nga sharjet, fyerjet, akuzat dhe kundërakuzat ndaj njëri tjetrit, sepse pas 11 qershorit do të hanë në një Kazan, që zihet nga Buxheti i Kosovës! Për gatimin e këtij brumi qeverisës do të kujdeset si gjithmonë edhe Vëllai i Madh (SHBA’BE…)
_____________
FITUESIT DHE HUMBËSIT
Këto ditë shpesh shtrohet pyetja:
– Kush fiton e kush humb nga këto zgjedhje?
– Ka përgjigje të ndryshme!
– Për mendimin tim, fitojnë deputetët e pozitës dhe opozitës, ngase do t’i kenë të gjitha privilegjet, pagat dhe mëditjet e majme që ndahen nga buxheti i Kosovës! Ndërsa do të humbin 70-80% e votuesve të rëndomtë (përjashto klientelën e partive), të cilët edhe pas 11 qershorit do të përballen, cdo ditë me skamjen dhe varfërinë! Prandaj, mos u gëzoni as mos u hidhëroni nga fitorja apo humbja e politikanëve të tillë – në këto zgjedhje!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura