SHERADIN BERISHA: NJË PARASHIKIM I PARALAJMËRUAR! (AKTRIMI I POLITIKANËVE NË TEATRIN E QUAJTUR KOSOVË!)

Pashtriku.org, 28 mars 2018: Më 4 janar 2017 policia franceze e arrestoj kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj. Ai u arrestua në Francë, në bazë të një urdhri ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Pas disa seancave gjyqësore, Ramushi lirohet më 27 prill 2017! Në ditën e lirimit kam bërë një shkrim me titull: “RAMUSH HARADINAJ E FITOJ EDHE NJË PADREJTËSI! U NDALUA NGA POLITIKA DHE U LIRUA NGA POLITIKA!”
Me këtë rast paskam shkruar si vijon:
“Ramush Haradinaj u ndalua nga politika (nga vëllai madh – Big Brother’i i plotfuqishëm), dhe sot u lirua po nga politika! Ai sot e fitoj edhe një padrejtësi! S’ka dyshim se, ndalimi i Ramushit në Francë ishte një lojë komplet politike, dhe s’kishte të bënte fare me drejtësi, sepse ai dy herë e kishte provuar padrejtësinë në Tribunalin politik të Big’it…në Hagë! Tani, lojrat politike të aktorëve të shumtë për rastin Haradinaj, për Demarakcionin e kufirit me Malin e Zi, Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, Gjykatën Speciale dhe për zhvillimet tjera, do të vazhdojnë në teatrin e quajtur Kosovë”.
***
Nga prilli 2017 e deri sot më 28 mars 2018, ka pasur shumë zhvillime e lojëra politike në teatrin e quajtur Kosovë! Pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit 2017, Ramush Haradinaj u bë Kryeministër!
1. Sfida e parë e tij, ishte përballja me marrëveshjen e demarkacionit për kufirin me Malin e Zi, të cilën e kishte nënshkruar Hashim Thaçi dhe Skënder Hyseni, më 26 gusht 2015 në Vjenë. Ramushi këtë marrëveshje e kishte kundërshtuar për gati tri vjet rresht edhe me gaz lotsjellës! Pas skenareve tashmë të njohura – me Ramush Haradinajn kryeministër më 21 mars 2018 u ratifikua e njejta marrëveshje në Kuvendin e Kosovës!
2. Sfida e dytë, është përballja me Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (Zajednicës), të cilën e kishte nënshkruar Hashim Thaçi, më 19 prill 2013 në Bruksel! Ramushi edhe këtë marrëveshje e kishte kundërshtuar për gati tri vjet rresht me gaz lotsjellës! Pas shumë takimesh publike e sekrete të Hashim Thaçit me Aleksandër Vuçiqin, më 26 mars 2018 u inskenua arrestimi spektakular mediatik, i drejtorit të Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq – për t’ia hapur më lehtë rrugën themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (Zajednicës) nga Kuvendi i Kosovës, duke qenë Ramush Haradinaj kryeminstër!
3. Sfida e tretë për Ramushin, do të jetë funksionalizimi dhe menaxhimi i arrestimeve të ish’eprorëve dhe ushtarëve të UҪK’së “për krime lufte” nga Gjykatës Speciale, etj.etj.

(…)
Në vazhdim lexoni shkrimin e plotë të datës 27 prill 2017:
SHERADIN BERISHA: RAMUSH HARADINAJ E FITOJ EDHE NJË PADREJTËSI! U NDALUA NGA POLITIKA DHE U LIRUA NGA POLITIKA!
Pashtriku.org, 27 prill 2017: Kush e përcakton ligjin? Politika! Rrjedhimisht ligji është vetëm një reflektim i politikës, sepse nëse nuk ka politikbërës që përcakton ligjin, nuk mund të ketë as ligj! Shpeshherë politikanët e përmendin sundimin e ligjit! Ҫka do të thotë sundim i ligjit? Filozofi anglez, Thomas Hombs thotë se: “Sundimi i ligjit, do të thotë sundimi i atyre që do të përcaktojnë dhe administrojnë ligjin”.
Në këtë kontekst themë se, rregullat për drejtësinë formulohen me ligj, (si e ligjshme apo e pa ligjshme), vetëm sipas diktatit politik. Pra, ligjin për drejtësi e shkruan dhe e miraton politika, dhe politika është ajo që e përdorë atë për realizimin e interesave të saj!
Në rastin konkret, Ramush Haradinaj u ndalua nga politika (nga vëllai madh – Big Brother’i i plotfuqishëm), dhe sot u lirua po nga politika! Ai sot e fitoj edhe një padrejtësi! S’ka dyshim se, ndalimi i Ramushit në Francë ishte një lojë komplet politike, dhe s’kishte të bënte fare me drejtësi, sepse ai dy herë e kishte provuar padrejtësinë në Tribunalin politik të Big’it…në Hagë! Tani, lojrat politike të aktorëve të shumtë për rastin Haradinaj, për Demarakcionin e kufirit me Malin e Zi, Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, Gjykatën Speciale dhe për zhvillimet tjera, do të vazhdojnë në teatrin e quajtur Kosovë. Ramush, mirë se erdhe në Kosovë, shëndet e gëzime në familje!
__________
Botuar në: https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=6421

Lexoni ilustrimin:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura