SHERADIN BERISHA: O MILET, ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË HASHIM THAÇI TË NDALET – NGA BOSNJËZIMI I KOSOVËS!

(Pashtriku.org, 27. 02. 2013) –

HASHIM THAÒªI: “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË – ËSHTË NJË SHOQATË “OJQ” – PA ROL EKZEKUTIV!!! O MILET KY NJERI DUHET NDALUR!

Sot (më 27. 02. 2013) në mbedhjen e Qeverisë, Kryeministri Hashim Thaçi ka garantuar se “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! si produkt i dialogut politik me Ivica Daçiqin, është i bazuar mbi konceptin e funksionimit të një Organizate Jo-Qeveritare (OJQ), dhe sipas tij kjo “OJQ” nuk do të ketë rol ekzekutiv. “Asociacioni nuk do të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejt. Pra anëtarët e këtij trupi, do të mund të jenë kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit, por edhe komunat tjera me shumicë serbe në pjesën jugore të Kosovës, në mënyrë që të mos ketë karakter regjional por integrues” ka thënë Hashim Thaçi. Ai, edhe një herë ka theksuar se kjo bashkësi komunash është krejt fakulltative, është një shoqatë, është një OJQ, që është e përcaktuar me dokumentin e Ahtisaarit, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe duke përmendur “vijat e kuqe” ka garantuar se, ky trup OJQ-je nuk mund të jetë zëvendësim për kuvendet komunale ekzistuese. Në asnjë rrethanë, nuk do të lejohet formimi, i një niveli të tretë të pushtetit në Kosovë – ka thënë Kryeministri Thaçi.

* * *

Më 4 mars 2013 e tutje, në Bruksel, vazhdon telenovela e radhës Thaçi-Daçiq, për finalizimin e formës dhe përmbajtes së njësisë autonome të sebëve në Kosovë, e cila në këtë fazë embrionale po quhet me një emërtim simbolik “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! Prandaj, ooo Milet është momenti i fundit që Hashim Thaçi të ndalet, nga Bosnjëzimi i Kosovës!

***
PAVARËSIA E KOSOVËS – DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!
Pavarësia e Kosovës si embrion i Pakos së Ahtisaarit është derivat i shumë dokumenteve-marrëveshjeve ndërkombëtare për Kosovën, të arritura gjatë viteve 1999- 2008.
Cilat janë ato dokumente-marrëveshje?!
1) Marrëveshja e Rambujesë (Shkurt/Mars1999)
2) Marrëveshja Ushtarake -Teknike e Kumanovës (NATO/Serbi, 9 qershor 1999)
3) Rezoluta 1244 e KS të OKB-së ( Nju Jork, 10 qershor 1999)
4) Korniza kushtetuese e Kosovës (Prishtinë, 15 maj 2001)
5) Marrëveshja Hakerup – Çoviç për Kosovën (Beograd, 5 nëntor 201)
6) Plani i implementimit të standardeve para statusit për Kosovën (Nju Jork, dhjetor 2003)
7) Raporti i Kai Aides për Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005)
8) Gjashtë Parimet e Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Nju Jork, 9 nëntor 2005)
9) Pakoja e Ahtisaarit (Nju Jork, Vjenë, 2 shkurt 2007)
10) Traktati i miqësisë Kosovë – Serbi (Nju Jork, Vjenë, 30 gusht 2007)
11) Raporti i Treshes së Grupit të Kontaktit (Ishinger, Uizner, Kharcenko, BE-SHBA-RUSI) për Kosovën (Nju Jork, Vjenë, 4 dhjetor 2007)
12) Deklarata e Pavarësisë (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 17 shkurt 2008)
13) Gjashtë pikat e Ban Ki Moon’it! (OKB – Nju Jork, 13 qershor 2008)
14) Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 15 qershor 2008)

Këtë njeri duhet ndalur, nga bosnjëzimi i Kosovës!

*   *   *

Të gjitha këto marrëveshje të përgatitura nga qendrat politike ndërkombëtare, që kulmuan me “Pavarësinë e Kosovës” dhe “Kushtetutën e Kosovës” (Lexo – Ahtisaarit, 15 qershor 2008), lideshipi politik e institucional i Kosovës e kanë artikulluar si „vullnet“ të popullit (!!!) Dhe, kjo lojë – kundër vullnetit dhe të drejtës së popullit për vetëvendosje (sipas konventave ndërkombëtare) do të intensifikohet me dialogun e ri Beograd – Prishtinë (2010 – 2012) për çështje të ashtuquajtura pragmatike’teknike (bisedimet Edita Tahiri – Borko Stefanoviq), a në të vërtetë ato ishin politike dhe këtë gjë e dëshmojnë tashmë bisedimet Thaçi – Daçiq, që po zhvillohen në Bruksel. Në fakt, me këtë dialog politik po negocohet Pakoja e Ahtisaarit për t’u implementuar gjashtëpikëshi i Ban ki mun’it, i cili do të rezultoj me krijimin e një etniteti serb në Kosovë, i modeluar tashmë për veshin tonë, si: “ASOCIACION I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”!
PAKOJA E AHTISAARIT, FORCIM I ETNITETIT SERB NË KOSOVË!
Idenë serbe për krijimin e ETNITETIT SERB në Kosovë e kam shpërfaqur shumëherë – deri më sot në publikimet e mija. Më 25 shkurt 2007, derisa po vazhdonin bisedimet Prishtinë – Beograd (në Vjenë), me ndërmjetësimin e Martti Ahtisaarit në artikullin: “OFERTA “HISTORIKE” E GRUPIT TË UNITETIT – PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE! kam shkruar si vijon:
“Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga akademiku shovinist Dobrica Qosiç, ndonëse gjatë periudhave të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexosh me vëmendje pakon e Ahtisaarit do të spikasësh me lehtësi shumë elemente të kamufluara apo thënë më qartë të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje. Dihet mirëfilli se substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen, është hedhur përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër, nga tërësia e ushtrimit të pushtetit prej institucioneve (të 1244-shit) të Kosovës. Dhe, kjo ndarje e vijëzuar tashmë në pakon e Ahtisaarit, po legalizohet edhe me miratimin dhe zemërgjerësinë e Grupit negociatorë, gjegjësisht Grupit të Unitetit, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që u zhvilluan gjatë vitit 2006 e që po vazhdojnë edhe këtë vit, (nga 21 shkurti 2007) si raund “konsultimesh” ne mes të dyja palëve në Vjenë.”…

Lexoni të plotë shkrimin:

OFERTA “HISTORIKE” E GRUPIT TË UNITETIT –

PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!
Klikoni këtu: http://pashtriku.beepworld.de/akishatharta.htm  

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura