SHERADIN BERISHA: QEVERIA E HAXHI TOPIT NË VEPRIM! I JEP TË DREJTËN HASHIMIT PËR NEGOCIATA ME VUÇIQN DHE HEQ RECIPROCITETIN ME SERBINË PA HEZITIM!

Pashtriku, 6 qershor 2020: Më 4 qershor 2020, Kryeministri i Ri i qeverisë, Abdullah Hoti, ka deklaruar për RTK-në: “Unë do të jem kryenegociatori, unë do ta udhëheq procesin e dialogut pasi kështu e thotë Kushtetuta jonë”. Hoti ka thënë se që nga dita e djeshme (3 qershor 2020) kur edhe u zgjodh kryeministër i vendit, ka vënë kontakte me të dërguarin BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak nga i cili ka marrë urime për postin e ri.
***
Me 5 qershor, atë që e kërkonte vazhdimisht Hashim Thaçi (udhëheqjen e negociatave me Serbinë) Qeveria e Haxhi Topit në krye me Avdullah Hotin, ia dha që në ditën e dytë të punës së saj!
***
Ndërkaq sot (6 qershor 2020) në ditën e tretë të punës, Qeveria e Haxhi Topit në krye me Avdullah Hotin, heq edhe reciprocitetin me Serbinë…! Dhe në këtë mënyrë i hap rrugë procesit të negociatave Thaçi – Vuçiq…!
***
Shikoni: Hoti shfuqizon vendimet e Kurtit për reciprocitet ndaj Serbisë! Video
https://www.youtube.com/watch?v=bcuVcdrKjfI

VUÒªIQI I GËZOHET VENDIMIT…!!!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se është vendimi i mirë heqja e të gjitha pengesave tregtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Një vendim i mirë nga Prishtina që të heqë barrierat në tregti”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb “Prva”
***
RIKUJTESË PËR HARRESTARËT!!!
Më 22 prill 2020, derisa po zhvillohej beteja e PLAN-it në krye me Hashim Thaçin për formimin e një qeverie të Re, pa VV-në, në faqen time në FB, kam bërë një analizë të thjesht, lidhur me këto zhvillime! Tashmë kemi një qeveri të Re (LDK-AAK-NISMA-SERBSKA-6+) në krye me Abdullah Hotin, e cila me 3 qershor u votua nga 60 deputet, plus Haxhi Shala – Topi, xhokeri i Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt! Dhe unë këtë qeveri e quaj – Qeveria e Haxhi Topit!
Parashikim i zhvillimeve!!!
Në vijim ju ftojë të lexoni analizën time, publikuar në FB, më 22 prill 2020:
KUSH E RRËZOI ALBIN KURTIN, SHKARKIMI I AGIM VELIUT, TARIFA 100%, RECIPROCITETI APO DIKUSH TJETËR?! ÒªFARË SKENARI PO I PËRGATITET KOSOVËS?!
Nga Sheradin Berisha
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=10123

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura