Pashtriku, 6 janar 2021: ‘Udhëheqësit e vërtetë të popujve janë traditat e tyre’ – Gustav Le Bon, 1841 – 1931.
Gustav Le Bon ishte psikolog, sociolog, shpikës dhe fizikant i shquar francez. Është autor i disa librave në të cilat shpërfaq shpirtin e racave, turmave dhe popujve, si dhe besimet e tyre ndër shekuj.
“êdo individ i një race, ka një jetë vetiake krejt të shkurtër, dhe një jetë kolektive tepër të gjatë. Kjo e fundit është ajo e racës ku ai ka lindur, që ai ndihmon ta përjetësojë, dhe nga e cila ai varet gjithmonë”. thotë Le Bon.
‘Raca’, sipas tij – ‘duhet të mbahet si një qenie e përhershme, e çliruar nga koha. Kjo qenie e përhershme, është e përbërë jo vetëm prej individëve të gjallë që e përbëjnë në një kohë të caktuar, por edhe prej vargut të gjatë të të vdekurve, të stërgjyshërve të saj. Brezat e shuar nuk na imponojnë ne vetëm konstitucionin fizik të tyre, ata na imponojnë edhe mendimet e tyre. Të vdekurit janë zotërit e padiskutueshëm të të gjallëve. Ne mbajmë peshën e gabimeve të tyre, ne marrim shpërblimin e virtyteve të tyre.’ – konstaton Le Bon.
“Udhëheqësit e vërtetë të popujve janë traditat e tyre”- thotë ai dhe vazhdon: “Një tërësi ndjenjash, idesh, besimesh dhe interesash, e krijuar prej akumulimeve të ngadalta trashëgimore, i jep konstitucionit mendor të një populli, një identitet dhe një qëndrueshmëri të madhe. Kur identiteti zhduket, popujt shpërbëhen.
Ky rrjet ndjenjash, idesh, traditash dhe besimesh trashëgimore, që krijojnë shpirtin e një bashkësie njerëzish, ka ekzistuar pak a shumë përherë tek të gjithë popujt dhe në të gjitha kohërat, por shtrirja e tij progresive është realizuar me një mënyrë shumë të ngadaltë. I kufizuar fillimisht në familje, dhe i përhapur më pas gradualisht në fshat, qytet apo krahinë, shpirti kolektiv është shtrirë mbi të gjithë banorët e një vendi, veç në një epokë shumë më të re. Veç atëhere u krijua nocioni i ATDHEUT, ashtu siç e kuptojmë ne sot. Kjo është e mundur vetëm kur është krijuar shpirti KOMBËTAR.”
Postime të Lidhura
FADIL MALOKU: PSE GJITHË KY DEGRADIM I BRENDSHËM DHE REFUZIM I JASHTËM?!
Prishtinë, 11 shkurt 2018: Në Kosovë, “etiketën” e fajsisë për degradimin e ndodhur sistematikisht, për të gjitha këto…
DR.MOIKOM ZEQO: POLITIKA AMBIKUIDE DHE ANATEMA NDAJ FILMIT SHQIPTAR
Tiranë, 19 mars 2017: 1. Është e pamundur të mos flasim për politikën. Politika shqiptare vuan nga sindromi…
PREMTIMET …
Ku janë premtimet e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit? Nga Skënder Sadri KAPITI Shqiptarët politikanë e shtetarë pothuajse…
NJOFTIM PËR VETERANËT E ISH’LPK’së, ISH’FONDIT ‘VENDLINDJA THËRRET’…
St.Gallen, 29 qershor 2018: Të nderuar bashkëveprimtarë të ish-LPK-së, ish-Fondit “Vendlindja Thërret” e gjithë ju kontribues në luftën…