Pashtriku, 6 janar 2021: ‘Udhëheqësit e vërtetë të popujve janë traditat e tyre’ – Gustav Le Bon, 1841 – 1931.
Gustav Le Bon ishte psikolog, sociolog, shpikës dhe fizikant i shquar francez. Është autor i disa librave në të cilat shpërfaq shpirtin e racave, turmave dhe popujve, si dhe besimet e tyre ndër shekuj.
“êdo individ i një race, ka një jetë vetiake krejt të shkurtër, dhe një jetë kolektive tepër të gjatë. Kjo e fundit është ajo e racës ku ai ka lindur, që ai ndihmon ta përjetësojë, dhe nga e cila ai varet gjithmonë”. thotë Le Bon.
‘Raca’, sipas tij – ‘duhet të mbahet si një qenie e përhershme, e çliruar nga koha. Kjo qenie e përhershme, është e përbërë jo vetëm prej individëve të gjallë që e përbëjnë në një kohë të caktuar, por edhe prej vargut të gjatë të të vdekurve, të stërgjyshërve të saj. Brezat e shuar nuk na imponojnë ne vetëm konstitucionin fizik të tyre, ata na imponojnë edhe mendimet e tyre. Të vdekurit janë zotërit e padiskutueshëm të të gjallëve. Ne mbajmë peshën e gabimeve të tyre, ne marrim shpërblimin e virtyteve të tyre.’ – konstaton Le Bon.
“Udhëheqësit e vërtetë të popujve janë traditat e tyre”- thotë ai dhe vazhdon: “Një tërësi ndjenjash, idesh, besimesh dhe interesash, e krijuar prej akumulimeve të ngadalta trashëgimore, i jep konstitucionit mendor të një populli, një identitet dhe një qëndrueshmëri të madhe. Kur identiteti zhduket, popujt shpërbëhen.
Ky rrjet ndjenjash, idesh, traditash dhe besimesh trashëgimore, që krijojnë shpirtin e një bashkësie njerëzish, ka ekzistuar pak a shumë përherë tek të gjithë popujt dhe në të gjitha kohërat, por shtrirja e tij progresive është realizuar me një mënyrë shumë të ngadaltë. I kufizuar fillimisht në familje, dhe i përhapur më pas gradualisht në fshat, qytet apo krahinë, shpirti kolektiv është shtrirë mbi të gjithë banorët e një vendi, veç në një epokë shumë më të re. Veç atëhere u krijua nocioni i ATDHEUT, ashtu siç e kuptojmë ne sot. Kjo është e mundur vetëm kur është krijuar shpirti KOMBËTAR.”
Postime të Lidhura
SADRI RAMABAJA: LEGJITIMIMI I INJORANCËS
(Prishtinë, 03. 12. 2012) – Politika gjithnjë e më shumë bëhet profesion i vështirë, për të mos thënë…
KUDUSI LAMA UÇK-ja, RAPORTI I DICK MARTIT DHE GJYKATA SPECIALE (XVII)
Pashtriku, 22 shtator 2020: Në zonën e Cahanit nuk ka pasur lëvizje nga jashtë brenda Shqipërisë Pika 114…
BESNIK Z.IMERI: PSE DUAN T’A PRISHIN TEATRIN?
Vlorë, 16 Maj 2020: (E kanë me godinën, apo me kulturën shqiptare?) Njëzet e pesë vjet luftoi Gjergj…
DR.ALBERT HABAZAJ: VLERAT NJOHËSE DHE KULTURORE TË LIBRIT PËR SHËN ANGJELINËN I AUTORES ZENEPE LUKA, SI TESTAMENT MIRËSIE
Vlorë, 22 dhjetor 2020: Të nderuar nerminiane e nerminianë! Duke qenë dhe i fushës, ndihem fatlum që, në…