Pashtriku, 6 janar 2021: ‘Udhëheqësit e vërtetë të popujve janë traditat e tyre’ – Gustav Le Bon, 1841 – 1931.
Gustav Le Bon ishte psikolog, sociolog, shpikës dhe fizikant i shquar francez. Është autor i disa librave në të cilat shpërfaq shpirtin e racave, turmave dhe popujve, si dhe besimet e tyre ndër shekuj.
“êdo individ i një race, ka një jetë vetiake krejt të shkurtër, dhe një jetë kolektive tepër të gjatë. Kjo e fundit është ajo e racës ku ai ka lindur, që ai ndihmon ta përjetësojë, dhe nga e cila ai varet gjithmonë”. thotë Le Bon.
‘Raca’, sipas tij – ‘duhet të mbahet si një qenie e përhershme, e çliruar nga koha. Kjo qenie e përhershme, është e përbërë jo vetëm prej individëve të gjallë që e përbëjnë në një kohë të caktuar, por edhe prej vargut të gjatë të të vdekurve, të stërgjyshërve të saj. Brezat e shuar nuk na imponojnë ne vetëm konstitucionin fizik të tyre, ata na imponojnë edhe mendimet e tyre. Të vdekurit janë zotërit e padiskutueshëm të të gjallëve. Ne mbajmë peshën e gabimeve të tyre, ne marrim shpërblimin e virtyteve të tyre.’ – konstaton Le Bon.
“Udhëheqësit e vërtetë të popujve janë traditat e tyre”- thotë ai dhe vazhdon: “Një tërësi ndjenjash, idesh, besimesh dhe interesash, e krijuar prej akumulimeve të ngadalta trashëgimore, i jep konstitucionit mendor të një populli, një identitet dhe një qëndrueshmëri të madhe. Kur identiteti zhduket, popujt shpërbëhen.
Ky rrjet ndjenjash, idesh, traditash dhe besimesh trashëgimore, që krijojnë shpirtin e një bashkësie njerëzish, ka ekzistuar pak a shumë përherë tek të gjithë popujt dhe në të gjitha kohërat, por shtrirja e tij progresive është realizuar me një mënyrë shumë të ngadaltë. I kufizuar fillimisht në familje, dhe i përhapur më pas gradualisht në fshat, qytet apo krahinë, shpirti kolektiv është shtrirë mbi të gjithë banorët e një vendi, veç në një epokë shumë më të re. Veç atëhere u krijua nocioni i ATDHEUT, ashtu siç e kuptojmë ne sot. Kjo është e mundur vetëm kur është krijuar shpirti KOMBËTAR.”
Postime të Lidhura
HAZIR MEHMETI: U MBAJT SEMINARI I MËSUESVE NGA DIASPORA NË SHKODËR
Vjenë, 30. 08. 2016: …synohet hapje horizontesh përfshirëse të nxënësve shqiptarë, metodologjinë bashkëkohore mësimore, kurrikulën unike, standardet e…
KUJTIMET E AMBASADORIT CHRISTOPHER R. HILL PËR KOSOVËN
KUJTIMET E AMBASADORIT CHRISTOPHER R. HILL PËR KOSOVËN Kujtimet e të dërguarit special amerikan për luftën në Kosovë,…
REXHEP KASUMAJ: RENDI I SPIUNËVE (KËTA DY SHQIPTARË TË SERBISË)
Berlin, 9 qershor 2018: 1. Në Mynih gjendet varri i tij. Aty, me një pllakëz të thjeshtë sipër,…
SKËNDER SADRI KAPITI: JA PSE ZNJ. OSMANI E MERITON TË JETË PRESIDENTE E KOSOVËS
Durrës, 24 mars 2021: Këto arsye pse Vjosa Osmani duhet të jetë Presidente e Kosovës vijnë nga faktet…