Pashtriku.org, 16 maj 2017:
– Shteti ka buxhetin miliardëshe!
– Kush e synon pushtetin për ta menaxhuar buxhetin?
– Partitë me lidershipin e tyre!
– Ee, çka janë në të vërtetë partitë?
– Janë struktura të organizuara politike që abuzojnë në forma të ndryshme me paranë publike!
***
Për mendimin tim në Kosovë të gjitha partitë politike dhe liderët e tyre që synojnë pushtetin ekzektutiv janë të njejtë, përjashto këtu Lëvizjen Vetevendosje, të cilës akoma s’ia kemi provuar pushtetin. Rrjedhimisht rivalitetin e tyre politikë e ka ndërtuar ‘lufta e egër’ dhe e pakompromis për pushtet, e jo parimet apo morali i tyre politikë! Për 18 vjet rresht pas luftës në Kosovë, kemi parë se si lidershipi i partive “rivale” politike: PDK, LDK, AAK, pastaj LDD, ORA, AKR, NISMA etj., gjatë zhvillimeve të ndryshme politike, e veçanërisht gjatë fushatave elektorale (shohim edhe këto ditë të parafushatës për zgjedhjet e parakohëshme) në debate të shumta televizive, nuk i kursejnë fjalët, për të artikuluar sa më shumë premtime të rreme e boshe, por edhe akuza dhe kundërakuza ndaj njëri tjetrit, për të joshur e mashtruar sa më shumë elektoratin e varfër.
Shikuar nga ky prizëm, “lufta” për pushtet këto parti i bënë të ndryshëm dhe mjaftë “armiqësorë” në sy të opinionit publik, ndërkohë që në jetën e përditshme shefat e tyre si: Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj etj., bashkëpunojnë mirë me kompanitë dhe firmat e shumta, të regjistruar në emër të tyre, të vëllezërve, fëmijëve, të afërmve apo të miqve, të cilat përfitojnë tendere shumëmilionëshe (nga paratë publike – taksapaguesit) për ndërtimin e rrugëve, shkollave, shesheve, qendrave sportive, ndërtesave shumëkatshe etj.
Tashmë është bërë i ditur fakti se, kjo garniturë e politikanëve, para dhe gjatë luftës ka abuzuar e vjedhur qindra milonë marka gjermane, franka zvicerane, dollarë etj., nga fondi i 3%’it dhe “Vendlindja Thërret”, ndërsa pas luftës përveç parasë publike, e menaxhon kontrabandën me derivate të naftës, me narkotikë, me cigare… Për më tepër strukturat e tyre (edhe parapolitike) i kanë të rregulluar mirë raportet për menaxhimin e të gjitha kazinove (bixhozeve), bastoreve etj., në Kosovë, të cilat në këtë drejtim bashkëpunojnë me bosat e politikës dhe grupet tjera të interesit në rajonë e më gjerë. Dhe, rrjedhimisht nga të gjitha këto veprimtari të ligjshme e të paligjshme ata kanë krijuar pasuri përrallore.
Kjo oligarki, duke e shfrytëzuar fuqinë e pushtetit, në vendet më atraktive të Kosovës, ka ndërtuar hotele e lokale të natës për punë biznesi, pallate e shtëpi shumëkatshe, villa e supervilla luskoze… Po t’i vizitojmë lagjet e Prishtinës: Veternikun, Taslixhen, Arbërinë, Dardaninë, etj., apo Liqenin e Badofcit, Grykën e Rugovës, Malet e Sharrit, Brezovicën, Parkun Kombëtar në Prevallë etj, etj., do të shohim, se sa rahatshëm bashkëjetonë kjo specie e politikanëve, ndërkohë që shumica e popullatës janë të papunë, dhe përballen çdo ditë me tmerrin e skamjes!
Dhe në fund!
Kur bëhet fjalë për fuqinë politike të shefave partiakë (në cilësinë e kryeministrit), kam vënë re, se fuqia e tyre nuk buron tërësisht nga vota e qytetarëve, (e cila vidhet, blihet apo manipulohet), por impulsohet (përkrahet) nga qendrat politike, diplomatike e financiare ndërkombëtare, të cilat kanë intersa dhe agjenda të ndryshme në Kosovë…!
Postime të Lidhura
BEHXHET SHALA BAJGORA: DRENICA – KËNGË DHE KUSHTRIM I LIRISË KURSE PREKAZI – KRYEQYTET I PAVARËSISË!
Prishtinë, 25 Prill 2020: Tokë e ujitur me gjak , djersë , lot dhe sakrificë: Moti ka pasur…
ABAS FEJZUALLHI: KOSVËN E KA KAPUR PARALIZA POLITKE (DAMLLA) JO NGËRÇI POLITKË
Bern, 08. 11. 2014 – Fjala ngërç-i, ka kuptimin e tkurjes së menjëhershme të një muskuli ose të…
YLLI POLOVINA: INTERVISTË E FATOS NANOS PËR KOSOVËN NË ‘CORRIERA DELLA SERA’, 1 GUSHT 1998 (26)
Tiranë, 29 Korrik 2019: Shkrimi i njëzetë e gjashtë i ciklit me kujtime, ekskluzivisht për “Illyria” dhe portalin…
NAFI ÇEGRANI: KUSH I PËRÇAN SHQIPTARËT? (Ose: Ura e Siratit (3)
Shkup, 7 mars 2020: (Shekspiri ka thënë: ,,Jini të lumtur dhe buzëqeshni…Para se të vdisni jetoni,,! Por, unë…