SHERADIN BERISHA: HASHIM, XHAVIT, KADRI, RAMUSH, FATMIR – HAPNI RRUGË NDRYSHIMIT NË KOSOVË!

Pashtriku.org, 14 qershor 2017: Tashmë dihet mirëfilli se, në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 fitoi ndryshimi! Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, ju në saje të luftës së UҪK-së u faktorizuat politikisht! Rrjedhimisht paslufta në politikë ju konsumoj pa masë! Për 18 vjet rresht e feudalizuat Kosovën, duke krijuar mirëqenje dhe pasuri përrallore vetëm për feudet tuaja.
Ju, duke e shfrytëzuar pushtetin, e shndërruat shtetin në palçkë!
Dhe kështu e mbushët kupën!
Kupa e mbushur me plotë durim, paknaqësi, zhgënjim e indinjatë, u derdhë me 11 qershor!
Ju, tashmë nuk mund ta ndryshoni të shkuarën tuaj, ama mund ta ndimoni të ardhmen e këtij vendi!
Si mund ta ndihmoni të ardhmen?!
Keni vetëm një rrugë!
T’i hapni rrugë ndryshimit, i cili ka një emër: Albin Kurti!
Prandaj merrni guximin, thoni PO ndryshimit!
Shëndet!
Sheradin Berisha, 24 qershor 2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura