Pashtriku.org, 27. 11. 2017 – (Në 105 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë etnik) – Zhvillimet e luftës së parë Ballkanike, të shpallur në tetor 1912 nga shtetet ortodokse të “Aleancës ballkanike” e që kishin për qëllim copëtimin e tokave shqiptare, përshpejtuan aktivitetin diplomatik të Ismail Qemalit. Kështu, më 3 nëntor 1912 Ismail Qemali i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi etj., arriti në Bukuresht të Rumanisë, për t´u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar që vepronte atje. Në Bukuresht gjetën një situatë krejt të ndryshme nga ajo që sundonte në Stamboll. Kryeqyteti rumun ishte përfshirë nga euforia dhe të gjitha organizatat shqiptare që vepronin atje, qenë të vendosura për pavarësinë e Shqipërisë (shkëputjen e plotë të saj nga Turqia).
(***)
Përmbajtja e lëndës
1. Synimet e “Aleancës ballkanike” për copëtimin e tokave shqiptare;
2. Në Kuvendin e Shkupit u vunë gurëthemelet e Pavarësisë së Shqipërisë;
3. Rrugëtimi i delegacionit të Shkupit – përgatitja e Kuvendit gjithëkombëtar;
4. Rrugëtimi diplomatik i Ismail Qemalit nga Stambolli deri te zbarkimi i tij në Durrës:
5. Rrugëtimi i karvanit të Ismail Qemalit nga Durrësi për në Vlorë;
6. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Kuvendin e Vlorës më 28.XI.1912;
7. Kush e përfaqësoi Kosovën në Kuvendin e Vlorës?
8. Kush e nënshkroi aktin e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë?
9. Kush e përbënte Qeverinë e parë të shtetit shqiptar?
10. Çka i shkruan Kryetari i qeverisë shqiptare Ismail Qemali – në një Letër shteteve të Fuqive të Mëdha?
* * *
Më poshtë mund ta lexoni të plotë këtë studim:
SHERADIN BERISHA: RRUGËTIMI I SHQIPËRISË DERI TE SHPALLJA E PAVARËSISË NË VLORË – MË 28.XI.1912
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=1026
Postime të Lidhura
NUHI BYTYÇI: 22 VJET NGA PARAQITJA E PARË PUBLIKE E ZËDHËNËSIT TË UÇK-së, JAKUP KRASNIQI, DHE JEHONA PARA OPINIONIT NDËRKOMBËTAR (II)
Prishtinë, 15 gusht 2020: “UÇK-ja lufton për çlirimin e Kosovës dhe për bashkim kombëtar” Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare…
NIKO FERRO: JEHONA E VENDIMEVE TË KONFERENCËS SË LONDRËS NË NËPREFEKTURËN E LUSHNJËS
Pashtriku.org, 30. 07. 2013 – (Lufta ballkanike dhe krijimi i shtetit shqiptar) – [Pas luftës me Italinë], pozita…
PROF.DR.ROMEO GURAKUQI: KOSOVA DHE KONFERENCA E AMBASADORËVE NË LONDËR 1913
Pashtriku.org, 10. 07. 2013 – Në Konferencën e Ambasadorëve, interesat e Shqipërisë u ndëshkuan veçanërisht nga qëndrimi i…
MEHMET HAJRIZI: DEMONSTRATAT E VITIT 1968 (5)
Pashtriku, 24 mars 2019: 13 Demonstratat e vitit 1968 Viti 1968 mund të karakterizohet si vit i trazirave…