SHERADIN BERISHA: SI FUNKSIONON SERBIA NË KOSOVË?! STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011) (NGA ARKIVI I PASHTRIKU.ORG, GUSHT 2011)

Pashtriku.org, 15. 03. 2015 (A është vu nën kontrollë të Qeverisë – Veriu i Kosovës dhe pikat 1 dhe 31?! Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në të gjitha prezentimet publike ka deklaruar se Veriu i Kosovës tashmë është nën kontroll të plotë të autoriteteve të Prishtinës dhe se është „bllokuar kontrabanda 100 për qind”, “kufijtë janë nën kontroll absolut”, madje krejt në fund (më 18 gusht) deklaroj se kufijtë në veri po i ruajnë „vajzat dhe djemtë e Kosovës“! etj.etj. A janë të vërteta deklarimet e kryeministrit?! Jo! Sepse zhvillimet e përditshme në Veri të Kosovës tregojnë se atje funksionojnë edhe më të organizuar Strukturat paralele me gjithë infrastrukturën e shërbimeve sekrete serbe (MUP, BIA, KOS..) dhe strukturat pushtetore (Ministria për Kosovën dhe Metohinë) dhe ato publike (Posta dhe telekomi serb, mediat, arsimi, shëndetësia, kultura, teatri, sporti etj. etj). Pa demilitarizimin, shpërbërjen dhe arrestimin e bartësve të këtyre strukturave serbe që veprojnë në Kosovë, nuk mund të thotë askush, as KFOR’i – as qeveria e Kosovës…, se ka vu kontroll të plotë dhe rend kushtetues në këtë pjesë të Kosovës. Ndonëse kufijtë – (pikat 1 dhe 31), janë shpallur si „zona ushtarake“ ato nuk kontrollohen nga „vajzat dhe djemtë“ e Kosovës, siç gënjen paturpshëm kryeministri Thaçi, por nga „vajzat dhe djemtë“ e KFOR’it. Kontrabanda nuk është ndalur, madje ajo vazhdon të funksionojë fuqishëm nga rrjeti i gjerë mafioz (duke u përfshirë këtu edhe shqiptarët), dhe ata veprojnë pa u penguar tashmë 12 vjet pas përfundimit të luftës. Nga kjo gjendje duket se deklaratat e kryeministrit nuk mund të konsiderohen ndryshe veçëse Propagand, që tashmë ka filluar t’i dalë boja!) (***)

PËRMBAJTJA E LËNDËS
NË VEND TË HYRJES, –  A U VU NË VERI TË KOSOVËS “RREGULLI NGA KRIZA”?!
– KOSOVA NËN ADMINISTRIMIN E OKB’së!
– STRUKTURAT SERBE TË PASLUFTËS NË KOSOVË!
– DOSJET E KRIMINELËVE NË SIRTARËT E KFOR’it!
-VEPRIMTARIA E STRUKTURAVE PARALELE SERBE NË RAPORTET E MISIONEVE TJERA NË KOSOVË
– FUNKSIONIMI I MUP’it DHE I STRUKTURAVE TJERA SERBE NË KOSOVË!
– FUNKSIONIMI I GJYKATAVE SERBE NË VERI!
– FUQIZIMI I STRUKTURAVE PARALELE SERBE NGA UNMIK’u DHE QEVERIA E KOSOVËS!
– MBAJTJA E ZGJEDHJEVE SERBE TË MAJIT 2008 NË SHTETIN E PAVARUR TË KOSOVËS!
I.Strukturat paralele të Leposaviqit që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008,
II.Strukturat paralele të Zveçanit që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008,
III.Strukturat paralele të Zubin Potokut që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008,
IV.Strukturat paralele në Mitrovicën Veriore që dolën nga zgjedhjet e 30 Majit 2010,
– FUNKSIONIMI I QEVERISË SERBE NË KOSOVË PËRMES MINISTRISË PËR KOSOVË DHE METOHI – STRUKTURA E PUSHTETIT SERB NË KOSOVË!
– FUNKSIONIMI I INFRASTRUKTURËS PUBLIKE SERBE NË KOSOVË!
I. Funksionimi i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Metohisë,
II. Funksionimi i Elektro&Kosmet’it, Postës dhe Telekomit të Serbisë!
III. Funksionimi i të gjitha niveleve të arsimit serbë në Kosovë,
IV. Funksionimi i sistemit shëndetësor serbë në Kosovë!
V. Funksionimi i institucioneve serbe të kulturës dhe sportit,
VI.Funksionimi i radiove serbe në Kosovë!
VII. SHTOJCË
– KOMUNAT E REJA SERBE DHE TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE SERBE SIPAS PAKOS SË AHTISAARIT

***

SHERADIN BERISHA: SI FUNKSIONON SERBIA NË KOSOVË?! STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS!
(1999 – 2011) Shkruan: Sheradin Berisha, Gusht 2011.
Më gjerësisht lexoni: http://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm
***
Këtë studim mund të lexoni edhe në formatin PDF:
HAPE:
 https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Sheradin-berisha-MUPi-serb-99-11.pdf

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura