Pashtriku, 14 janar 2021: Politikani i keq mbijeton në politik, në saje të manipulimit me vullnetin dhe dëshirat e votuesve!
Hashim Thaçi më 27 nëntor 2010, gjatë fushatës eletorale për zgjedhjet e 12 dhjetorit të atij viti, ka premtuar (rrejshëm) se brenda 15 muajve do të liberalizohen VIZAT! (Shiko foton 1)
Ky manipulant edhe në zgjedhjet e radhës i ka gënjyer votuesit me të njejtin premtim! Madje më 04/05/2016, në rrjetin social facebook poston një hartë të Kosovës me mbishkrimin “GOODBYE VISA”! (Shiko foton 2)
Kaluan mbi 10 vjet nga premtimi i parë, dhe vizat ende nuk u liberalizuan, ndërsa ky gënjeshtar në politik ka mbijetuar…!!!
Politikanët e këqij (të sojit të Hashim Thaçit & Co) s’kanë frikë nga klientela e tyre! Ata frikohen prej njerëzve të mirë e të pakorruptuar. Prandaj në momentin që i mashtronin njerëzit e mirë dhe të ndershëm, jeta e tyre në politikë është zgjatur!
***
Fatkeqësisht sot kemi shumë njerëz të mirë, të cilët politika i ka korruptuar e tjetërsuar, dhe bëjnë jetën e strucit!
– Kush i tjetërson ata/o?!
– Interesi vetjak, duke shkelur mbi interesin e përgjithshëm publik!
Prandaj pa ndryshuar kjo mendësi e robit do të kemi politikanë të papërgjegjshëm sikur hashimi, dhe rrjedhimisht nuk mund të bëjmë ndrydhim të nevijshëm për zhvillim të mirëfillt në çdo drejtim!!
____________
Shikoni: Premtimet e Hashim Thaçit për Liberalizimin e vizave:
https://www.facebook.com/njelajm.net/videos/1006009563132277/
Postime të Lidhura
ISA MULAJ: LUFTA TREGTARE E MOZËS, KOSOVË – SHQIPËRI PO ECËN MIRË!
Prishtinë, 25. 06. 2012 – Vendimi i ministres së MTI-së Mimoza Kusari për t’i shpallur luftë çimentos nga…
SADRI RAMABAJA: SINJALET E ACARIT DHE SHPËRFAQJA E DEFEKTEVE POLITIKE
(Prishtinë, 8 shkurt 2012) – Vala e të ftohtit dëshmoi se kryeqendra jonë, pavarësisht se në krye ka…
ANDREA DANGLLI: BERATI, QYTETI I NJË MIJË E NJË HALLEVE!
Durrës, 04. 05. 2016: Një shi me llumë vijon të lerë vulën e tij të pisët kudo që…
BEHXHET SH.SHALA: MOS VIDHNI MË PAK SE HERËN TJETËR, NDRYSHE NUK DO TË PRANOHEN REZULTATET E ZGJEDHJEVE!
Pashtriku.org, 31. 10. 2013 – Garanci për (mos) vjedhje të votës) – Realisht jemi shoqëri e ndershme sepse…