Pashtriku.org, 9 prill 2018: Nga zhvillimet politike të pasluftës në Kosovë kam mësuar se “elita politike” shqiptare s’ka asgjë të përbashkët me ndërgjegjen dhe moralin njerëzor. Madje jam bindur plotësisht, se kjo ‘specie’ si e tillë nuk i përketë fare këtij kodi etik e njerëzor, sepse po të jetë e kundërta (të përgjegjshëm dhe njerëzor), riciklimi i tyre në pushtet nuk do të ishte i qëndrueshëm as afatgjatë. Dhe mirëfilli kam kuptuar se, për të qenë i riciklueshëm në pushtet duhet të jesh, gënjeshtarë, manipulues, intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe njëkohësisht të shtiresh se po bën më të mirën e mundshme për qytetarët. Qytetarët (kjo ‘turmë’ e mashtruar) fjalët e politikanëve, me tone zotimi, premtimi e entuziazmi gjithmonë i kanë përceptuar si vepra të përkryer. Prandaj, kjo masë e njerëzve që nuk gjykonte me kokën e vet, vazhdimisht është kënaqur me fjalën e bukur të liderit, dhe rrallë kush prej tyre e ka vrarë mendjen se ai maskara po i mashtron e gënjen parreshtur! Prandaj kjo maskaradë duhet të marrë fund!
***
Në janar të vitit 2015, mijëra familje shqiptare po iknin nga Kosova nëpër Serbi (!) pikërisht në kohën kur opozita po organizonte protesta nëpër qytetet e Kosovës, (për dorëheqjen e Jabllanoviqit dhe mbrojtjen e Trepçës), e të cilat në fund kulmuan me protestat e 24/27 janarit 2015 në Prishtinë!
Tani shtrohet pyetja:
Pse shqiptarët që po largoheshin nga Kosova, revoltën e tyre të akumuluar prej vitesh nuk e kapitalizuan në sheshin “Skënderbeu”, për ta mundur të keqen?!
A e dini Pse?!
Sepse ky popull përveç pozitës, realisht nuk i besonte mirëfilli as opozitës, ngase në mesin e tyre kishte manipulues, vjedhës të parasë publike, dhe shkatërrues e shitës të pasurive (aseteve) tona kombëtare!
Shpresa – thonë – vdes e fundit, ama nuk duhet lejuar që kjo klasë e papërgjegjshme politike, t’ia mbysë edhe shpresën këtij populli të përvuajtur…!
***
Publicisti dhe disidenti i njohur kroat, Bruno Bushiq (1939 – 1978) para se të vritej nga shërbimi sekret jugosllavë (më 16 tetor 1978, në Paris), ka shkruar:
“Kur të çlirohemi nga robëria serbe dhe të krijojmë shtetin, do ta shihni se si do të vjedhin këta tanët. Secili gjatë shekujve na ka vjedhur dhe plaçkitur, por më e tmerrshme do të jetë kur të na vjedhin këta tanët dhe kur t’ia shesin pasurinë rrotave të s’amës nga gjithë bota dhe makro-vjedhësve. Do të vërsulen kundër nesh sikur shpendë grabitçarë. Atëherë pyetja më e madhe dhe më e pazgjidhshme do të jetë – si të shpëtojmë nga njerëzit tanë?”
Dhe sot ka ardhur koha të mendojmë sinqerisht, se, si të shpëtojmë nga këta grabitçarët tanë të pangopshëm?
Postime të Lidhura
ISMET HAJRULLAHU: USHTRIA ҪLIRIMTARE E KOSOVËS DHE ALTERNATIVA PACIFISTE
Prishtinë, 09. 03. 2014 – Për dallim nga popujt e tjerë në ish-Jugosllavi, shqiptarëve të Kosovës iu desh…
GJENEZA E KRIMEVE ME PARAMENDIM MBI SHQIPTARËT NË MAQEDONI, KOSOVË DHE VISET TJERA SHQIPTARE
Me rastin e përvjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë GJENEZA E KRIMEVE ME PARAMENDIM MBI SHQIPTARËT…
NË MBROJTJE TË QENIES, IDENTITETIT DHE TROJEVE TONA
Në 40-vjetorin e Lëvizjes Popullore të Kosovës NË MBROJTJE TË QENIES, IDENTITETIT DHE TROJEVE TONA Nga Ismail Gashi…
RIFAT MURIQI: TREPҪA OSE NJË MAGNAT I PAMËSHIRSHËM I VESHUR ME LËKURËN E QENGJIT
Pejë, 13. 07. 2013 – Kur në një shkrim pata shkruar se njerëzit më të afërm të Thaçit,…