Pashtriku.org, 9 prill 2018: Nga zhvillimet politike të pasluftës në Kosovë kam mësuar se “elita politike” shqiptare s’ka asgjë të përbashkët me ndërgjegjen dhe moralin njerëzor. Madje jam bindur plotësisht, se kjo ‘specie’ si e tillë nuk i përketë fare këtij kodi etik e njerëzor, sepse po të jetë e kundërta (të përgjegjshëm dhe njerëzor), riciklimi i tyre në pushtet nuk do të ishte i qëndrueshëm as afatgjatë. Dhe mirëfilli kam kuptuar se, për të qenë i riciklueshëm në pushtet duhet të jesh, gënjeshtarë, manipulues, intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe njëkohësisht të shtiresh se po bën më të mirën e mundshme për qytetarët. Qytetarët (kjo ‘turmë’ e mashtruar) fjalët e politikanëve, me tone zotimi, premtimi e entuziazmi gjithmonë i kanë përceptuar si vepra të përkryer. Prandaj, kjo masë e njerëzve që nuk gjykonte me kokën e vet, vazhdimisht është kënaqur me fjalën e bukur të liderit, dhe rrallë kush prej tyre e ka vrarë mendjen se ai maskara po i mashtron e gënjen parreshtur! Prandaj kjo maskaradë duhet të marrë fund!
***
Në janar të vitit 2015, mijëra familje shqiptare po iknin nga Kosova nëpër Serbi (!) pikërisht në kohën kur opozita po organizonte protesta nëpër qytetet e Kosovës, (për dorëheqjen e Jabllanoviqit dhe mbrojtjen e Trepçës), e të cilat në fund kulmuan me protestat e 24/27 janarit 2015 në Prishtinë!
Tani shtrohet pyetja:
Pse shqiptarët që po largoheshin nga Kosova, revoltën e tyre të akumuluar prej vitesh nuk e kapitalizuan në sheshin “Skënderbeu”, për ta mundur të keqen?!
A e dini Pse?!
Sepse ky popull përveç pozitës, realisht nuk i besonte mirëfilli as opozitës, ngase në mesin e tyre kishte manipulues, vjedhës të parasë publike, dhe shkatërrues e shitës të pasurive (aseteve) tona kombëtare!
Shpresa – thonë – vdes e fundit, ama nuk duhet lejuar që kjo klasë e papërgjegjshme politike, t’ia mbysë edhe shpresën këtij populli të përvuajtur…!
***
Publicisti dhe disidenti i njohur kroat, Bruno Bushiq (1939 – 1978) para se të vritej nga shërbimi sekret jugosllavë (më 16 tetor 1978, në Paris), ka shkruar:
“Kur të çlirohemi nga robëria serbe dhe të krijojmë shtetin, do ta shihni se si do të vjedhin këta tanët. Secili gjatë shekujve na ka vjedhur dhe plaçkitur, por më e tmerrshme do të jetë kur të na vjedhin këta tanët dhe kur t’ia shesin pasurinë rrotave të s’amës nga gjithë bota dhe makro-vjedhësve. Do të vërsulen kundër nesh sikur shpendë grabitçarë. Atëherë pyetja më e madhe dhe më e pazgjidhshme do të jetë – si të shpëtojmë nga njerëzit tanë?”
Dhe sot ka ardhur koha të mendojmë sinqerisht, se, si të shpëtojmë nga këta grabitçarët tanë të pangopshëm?
Postime të Lidhura
KONSERVATORIZMI
KONSERVATORIZMI Nga Xhelal Zejneli, Shkup 26 Maj 2022 Konservatorizmi është pikëpamje që vlerëson dhe që synon të ruajë…
PROF. ASOC. DR. VANGJEL KICI: TRAGJEDITË E NAFTËS SHQIPTARE DHE SPEKTATORËT E PËRGJUMUR!
Kanada, 16 tetor 2017: Qeveria “Rama” mbështet dy vendimet e mëparëshme: 1- Nxjerrjen e gjithë Shqipërisë në ankand…
SHERADIN BERISHA: RAMUSH KËSAJ I THONË TRADHËTI!
Pashtriku, 23 mars 2019: Ramush Haradinaj: “Kosova dhe Mali i Zi nuk kannë çështje të hapura”! *) Ramush,…
ARIF EJUPI: TAKIMI ME KANDIDATËT SHQIPTAR PËR ASAMBLETË KOMUNALE TË GJENEVËS, NGJARJE E SHËNUAR
Gjenevë, 01. 04. 2015 – Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, ka bashkuar mbrëmë në një nga sallat e “École…