SHERADIN BERISHA: TË PUNOJMË NË BËRJEN E SHQIPËRISË SË BASHKUAR!

Pashtriku.org, 28. 11. 2016: 573 vjet më parë, më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në prani të krutanëve (banorëve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës së Krujës. Me këtë rast, – sipas kujtimeve të Marin Barletit, Skënderbeu iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja…”.
Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali – këtë Flamur Kombëtar e ngriti në Vlorë, pasi Kuvendi e proklamoi Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik prej 90 270 km².
***
Sot shqiptarët në gjithë gjeografinë etnike dhe kudo gjetiu në botë, shpirtin dhe mendjen e tyre e kanë përqendruar te Kryefesta më e Madhe historike, atje ku ka filluar numërimi i këtyre 104 viteve, më 28 Nëntor 1912, në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë Etnik. E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse nuk u bë kurrë – Shqipëria e 28 nëntorit 1912. Ajo u copëtua nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës (1913) duke e njohur një Shqipëri vetëm 28.748 km² !!!
Prandaj – Gëzuar 28 Nëntorin 1912, këtë pikënisje të Pavarësisë! 
Punë të mbarë në bërjen e Shqipërisë së Bashkuar!

TKURRJA DHE BËRJA E SHQIPËRISË LONDINEZE (1913)!
Areali i gjeografisë shqiptare në gjirin e perandorisë osmane, në fillim të shek. XVII, zinte një sipërfaqe të tokës ilirike prej rreth 120 000 km2. Me Traktatin e Shën Stefanit, (3 marsi 1878), me të cilën duhej të përfundonte lufta ruso-turke 1877-1878, u planifikua copëtimi i 4/5 të tokave shqiptare për inetresa të Bullgarisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi. Ndërkaq në Kongresin e Berlinit, më 13 qershor 1878, Fuqitë e Mëdha sipas një traktati finalizuan një ndarje tjetër për interesat ruso-evropiane në Ballkan. Sipas këtij Traktati, nga areali i katër vilajeteve shqiptare shkëputën rreth 25000 km2 tokë me shumicë shqiptare. Greqia u zgjerua me 9 275 km2 tokë me shumicë shqiptare, Serbia për rreth 10 500 km2 tokë shqiptare dhe Mali i Zi me rreth 4.683 km2 tokë 100% shqiptare…
***
Lufta e Parë Ballkanike që nisi në tetor të vitit 1912, solli ndryshime të mëdha në hapsirën gjeografike të Shqipërisë etnike. Shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, që përbënin ”aleancën ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912 pushtuan teritoret etnike shqiptare.
***
Në vitin 1912 gjeografia e katër vilajeteve shqiptare përfshinte 90 270 km2.
1 – Vilajeti i Kosovës përfshinte 32 900 km2,
2 – Vilajeti i Shkodrës kishte 10 970 km2,
3 – Vilajeti i Manastirit kishte 28 500 km2 dhe
4 – Vilajeti i Janinës kishte 17 900 km2.
Dhe më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin Vlorës u Shpallë Pavarësia e Shqipërisë në tërësinë teritoriale, prej 90 270 km2.
***
Në këto rrethana u mblodh Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër, më 17 dhjetor 1912, për të “zgjidhur” problemet e pazgjidhura nga lufta midis shteteve ortodokse të “Aleancës Ballkanike” dhe Turqisë (pa u përfshirë këtu shqiptarët). Kjo konferencë zgjati tetë muaj dhe më 29 korrik 1913, Fuqitë e Mëdha, në vend se ta njihnin pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik prej 90 270 km2, ata e pranuan një Shqipëri prej 28748 km2, ndërkaq 61 522 km2 të teritorit etnik shqiptar ia dhuruan shteteve ortodokse ballknike si: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura