Pashtriku, 24 Korrik 2019: Pas dorëheqjes së Theresa May-t, Boris Johnson është zgjedhur kryeministër i ri i Britanisë së Madhe dhe kryetar i Partisë Konservatore, duke mposhtur rivalin e tij Jeremy Hunt.
Johnson, fitojë 92.153 vota nga anëtarët e partisë Tory, ndërsa Hunt grumbulloi 46.656 vota.
Para se të fitonte ndaj sekretarit aktual të jashtëm, ish-sekretari britanik, Johnson, ka mposhtur disa rivalë, përfshirë këtu:
– sekretarin e shtetit, Sajid Javid,
– sekretarin e mjedisit, Michael Gove,
– ish-sekretarin e shtetit për punë dhe pensione, Esther Mcvey, si dhe
– ish-kreun e Dhomës së Përbashkët, Andrea Leadsome.
Me këtë rast Johnson’i tha se ishte një privilegj që shërbeu në kabinetin e Theresa May dhe se do të vazhdojë pasionin dhe vendosmërinë që ajo solli në politikën tonë.
Tashmë dihet se Anglia më 31 tetor 2019 ka vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian (BE), dhe Boris Johnson’i është shprehur në favor të një Brexit-i pa marrëveshje, pavarësisht paralajmërimit të ekspertëve se kjo mënyrë do të godiste rëndë ekonominë britanike.
URIME BORIS, JU PRIFTË E MBARA!
Postime të Lidhura
USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, ALEATE E NATO-s
USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, ALEATE E NATO-s Nga Prof. dr. Hysen MATOSHI, Pashtriku 15. 01. 2023 Drejtor i…
GËZIM MEKULI: S’KA ‘MAQEDONI’ PA IDENTITET, PA KULTURË DHE PA HISTORTI SHQIPTARE
Oslo, 14. 05. 2015 – Maqedonia e korruptuar dhe e fashizuar u kthye në vitin zero. Nazismi dhe…
XHEVAT BISLIMI: FAJTORE FRANCA E SERBIA APO INSTITUCIONET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS TË KAPURA E TË DHUNUARA NGA KOALICIONI PDK-LDK?!
Viti, 4 mars 2017: Ndalimi i Kryetarit historik te AAK-se dhe i Komandantit te Zones se Dukagjinit, Ramush…
AVDYL GRËRVALLA: KUSH JANË KËTO HIJE FERRI QË S’HYJNË NË KËSHTJELLËN E KOMBIT?!
Gjenevë, 18. 02. 2014 – Në gjashtë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2014, dy fëtyra…