SHERADIN BERISHA: URIME BORIS ‘ DETYRA E KRYEMINISTRIT!

Pashtriku, 24 Korrik 2019: Pas dorëheqjes së Theresa May-t, Boris Johnson është zgjedhur kryeministër i ri i Britanisë së Madhe dhe kryetar i Partisë Konservatore, duke mposhtur rivalin e tij Jeremy Hunt.
Johnson, fitojë 92.153 vota nga anëtarët e partisë Tory, ndërsa Hunt grumbulloi 46.656 vota.
Para se të fitonte ndaj sekretarit aktual të jashtëm, ish-sekretari britanik, Johnson, ka mposhtur disa rivalë, përfshirë këtu:
– sekretarin e shtetit, Sajid Javid,
– sekretarin e mjedisit, Michael Gove,
– ish-sekretarin e shtetit për punë dhe pensione, Esther Mcvey, si dhe
– ish-kreun e Dhomës së Përbashkët, Andrea Leadsome.
Me këtë rast Johnson’i tha se ishte një privilegj që shërbeu në kabinetin e Theresa May dhe se do të vazhdojë pasionin dhe vendosmërinë që ajo solli në politikën tonë.
Tashmë dihet se Anglia më 31 tetor 2019 ka vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian (BE), dhe Boris Johnson’i është shprehur në favor të një Brexit-i pa marrëveshje, pavarësisht paralajmërimit të ekspertëve se kjo mënyrë do të godiste rëndë ekonominë britanike.
URIME BORIS, JU PRIFTË E MBARA!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura