Prishtinë, 27 korrik 2018: Vdekja fizike e veprimtarit, shkrimtarit, atdhetarit, patriotit, trimit të paepur, simbolit të rezistencës sonë dhe heroit kombëtar, Bacë Adem Demaçit, është një humbje e madhe për të gjithë shqiptarët e vërtetë në të gjitha trojet etnike dhe në mbarë botën ku gjenden.
Shembulli i sakrificës, i qëndrueshmërisë në momentet më të vështira në rrugën e tij përplot sfida për liri, çlirim dhe për bashkim kombëtar do të jetë gjithmonë inspirim për popullin shqiptar, si dhe për gjeneratat e ardhshme në rrugën e sendërtimit në vepër të amanetit të të rënëve në fushën e nderit për zhvillimin e Kosovës dhe për ribashkimin kombëtar, në mënyrë që të arrihet prosperitet dhe emancipim kulturor edhe më i kënaqshëm i popullit tonë. Prandaj, sa herë që Kosova dhe ne shqiptarët në përgjithësi kemi nevojë për riorganizime të reja në këtë rrugëtim, do të kihet parasysh atdhedashuria e madhe dhe porosia e Bacës Adem Demaçi.
Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Bacës Adem si dhe mbarë kombit shqiptar, Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK) do ta ketë përherë në kujtim vizionin dhe veprën kolosale të Adem Demaçit, pasi që emri dhe vepra e tij do të jenë përherë në zemrat e shqiptarëve. / Behram Krasniqi
Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK)
Prishtinë, 27.07.2018
Postime të Lidhura
KADRIE GASHI’MYRTAJ: ME URDHËRIN E KRIMINELIT MEHMET MALIQI, MË KANË TORTURUAR MIZORISHT INSPEKTORËT SHQIPTARË, HASAN MEHMETI, ADEM GOGA, HALIT LOKU…!
Pashtriku.org, 14. 02. 2014 – Kadrie Gashi – Myrtaj i takon brezit të studenteve shqiptare, të cilat në…
IBRAHIM KELMENDI: JAM PËR CATARSIS (VETËREFLEKTIM) SIPAS ARSYES RACIONALE, JO KONFRONTIM ME MBETJET E UDB’së
Pashtriku.org, 16. 02. 2014 – (Uroj që me këtë prononcim të nxis diskutime e debate për të ndodhur catarsisi…
Prof. Agim Zogaj: Kosova nuk duhet ta njeh ekzistencën e shtetit serb!
Prishtinë, 6 tetor 2020: Pikërisht në portalin, pashtriku.org, dise herë kemi qartësuar se, Kosova me vite të tëra,…
SHERADIN BERISHA: KUR RAMUSH HARADINAJ I THOSHTE HASHIM THAҪIT: “KUFINI KA ME U KTHY NË ÇAKORR, E NË KULLË TË ZHLEPIT”!
Pashtriku.org, 24 mars 2018: “Kulla Zhlebit është plot vorre, edhe Serbia kur u maru Jugosllavia se ka lujt,…