Prishtinë, 27 korrik 2018: Vdekja fizike e veprimtarit, shkrimtarit, atdhetarit, patriotit, trimit të paepur, simbolit të rezistencës sonë dhe heroit kombëtar, Bacë Adem Demaçit, është një humbje e madhe për të gjithë shqiptarët e vërtetë në të gjitha trojet etnike dhe në mbarë botën ku gjenden.
Shembulli i sakrificës, i qëndrueshmërisë në momentet më të vështira në rrugën e tij përplot sfida për liri, çlirim dhe për bashkim kombëtar do të jetë gjithmonë inspirim për popullin shqiptar, si dhe për gjeneratat e ardhshme në rrugën e sendërtimit në vepër të amanetit të të rënëve në fushën e nderit për zhvillimin e Kosovës dhe për ribashkimin kombëtar, në mënyrë që të arrihet prosperitet dhe emancipim kulturor edhe më i kënaqshëm i popullit tonë. Prandaj, sa herë që Kosova dhe ne shqiptarët në përgjithësi kemi nevojë për riorganizime të reja në këtë rrugëtim, do të kihet parasysh atdhedashuria e madhe dhe porosia e Bacës Adem Demaçi.
Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Bacës Adem si dhe mbarë kombit shqiptar, Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK) do ta ketë përherë në kujtim vizionin dhe veprën kolosale të Adem Demaçit, pasi që emri dhe vepra e tij do të jenë përherë në zemrat e shqiptarëve. / Behram Krasniqi
Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK)
Prishtinë, 27.07.2018
Postime të Lidhura
SYLEJMAN E.SYLEJMANI: BASHKËBISEDIM ME VEPRIMTARIN ILMI RAMADANI
Gjilan, 08. 09. 2013 – (Kujtime nga fëmijëria ime e hershme) – Shtëpia ku kam lindur në Zarbincë,…
SULEJMAN MEHAZI: MONOLOG QORTUES ME SHQIPONJËN SHQIPTARE!
Tetovë, 9. 9. 2016: Sa e pa besë që na je ty Shqiponja jonë e Flamurit kuq e…
BESNIK IMERI: QEVERISJA IMAZH DHE IMAZHI I QEVERISJES
Vlorë, 13 prill 2021: Në vitin 2013 për shqiptarët u shfaq një ylber me ngjyra të bukura. Shqiptarët…
AUREL DASARETI: ELITA EVROPIANE NUK E KUPTON FUQINË E PATRIOTIZMIT AMERIKAN!
SHBA, 16 qershor 2018: Ata nuk e kuptojnë se Trump përfaqëson Shtetet e Bashkuara që shpëtuan Evropën nga…