RUDI BERISHA: MINATORËT E PRESIN ISA MUSTAFËN NË MINIERË (TREPҪË – STANTËRG)!

Prishtinë, 22. 01. 2015 – Minatorët e Republikës së Kosovës serish po i kthehen grevës, ishte koha shumë e rënd e vitit 89-të. Tani në kohën që kaluan 16-vite pas një lufte të përgjakshme, pas shumë betejave dhe shumë sakrifice dhe kontributi që dhanë minatorët në atë botë, sërish sot po i dalin në ndihmë dhe po japinë një kontribut të pashembullt, siç dhanë edhe në kohën kur ishte e pushtuar Kosova.
Minatorët dalin në ndihmë, për të mbrojtur gjigantin dhe thesaret që na i dhuroj vet Zoti, thesaret që i mbizotëron dhe duhet të mbizotëroj vetëm populli shqiptarë Thesaret e ‘Trepçës’ në ‘Stantërg’. Andaj ju lutem juve nga parlamenti i Republikës së Kosovës, në fakt më mirë të themi kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, duhet sa më shpejt të vizitoj dhe të ju sqaroj të gjithë minatorëve të Republikës së Kosovës për ligjin për ‘Trepçën’, për një borxh që përmendi Isa Mustafa për një shumë marramendëse për: ‘Një miliardë – e katërqindë-mij’{euro}.
Ligji për të kthyer Minierën ‘Trepça’ në pronë publike nuk kaloj në parlamentin e Kosovës dje. Nga kjo minatorët u revoltuan dhe i hyrën një greve, për të kërkuar për të realizuar dhe për të shpejtuar sa më parë që ligji të ndërrohet, dhe ‘Trepça’ të mbetet pronë publike dhe ti takoj shtetit të Republikës së Kosovës. ‘Trepça’ nuk guxon të shkoj drejt falimentimit, punëtorët kanë dal në ndihmë në vend se këtë do duhej të bej vet kuvendi i Kosovës, parlamenti i Republikës së Kosovës, dhe të gjithë të votuarit të mbrojnë interesin nacional dhe kombëtarë të pasurisë së Kosovës.

Kjo gjendje e dëshmon qartë punën dhe vullneti e guximin e atyre që votuam për të mbrojtur pasurinë e Republikës së Kosovës. Mos bini pre e deklaratave serbe, mos e tensiononi gjendjen në Kosovë, kjo që po bëjnë përfaqësuesit e popullit në kuvendin e Republikës së Kosovës, shtetin po e çon drejt degradimit, popullin drejtë largimit nga Kosova dhe këta që kanë mbetur këtu në Kosovë drejtë një revolte të përgjithshme ku do jetë, jo e lehtë për të menaxhuar situatën që do të krijohet nga dobësia dhe frika juaj për të mbrojtur interesin tonë të përgjithshëm nacional dhe kombëtar.
Nuk ka ligj më të madh, nuk ka nder më të madh se sa të mbrosh pasurinë e popullit shqiptar, që më vite dhe vite u flijua ky popull, ranë shumë dëshmorë, u derdh shumë gjak për këtë tokë, për këtë dhe, që të mos na sundojnë të tjerët. Deklaratat serbe janë dhe duhet të jenë, jo frikë për ju përfaqësues të popullit.
Minatorët janë mbi 650 m nënë dhe, po presin sqarime dhe presin që dikush nga pushteti dhe në fakt më e mira të mirës ishte që kryeministri i Republikës së Kosovës të takoj dhe t’i sqaroj të gjitha detajet për fatin e ‘Trepçës’, dhe përse nuk kaloj ndërrimi i ligjit që ‘Trepça’ të jetë pronë publike dhe të jetë pasuri e shtetit të Kosovës.
Tani edhe minatorët e ’Novobërdës’ janë bashkangjitur grevës duke u solidarizuar më minatorët e ‘Stantërgut’. Minatorët i bashkëngjitën grevës për kërkesat e tyre lidhur me qartësimin e ligjit për “Trepçën”. Greva po merr masa më të mëdha, është koha më shumë se kurrë që dora e shtetit dhe përfaqësuesit e popullit të jenë afër qytetarëve të vet, afër vetëflijuesve për të ruajtur me nder dhe me humanizëm më të madh pasurinë tonë, pasurinë e fëmijëve tonë dhe pasurinë e Republikës së Kosovës. Kjo ruajtje tregon që po ruajnë nderin, gjakun dhe kontributin më të madhe të luftëtarëve, të dëshmorëve dhe të gjitha që dha populli i Kosovës për lirin e tij.
Andaj dëshmoje kësaj radhe kryeministër Isa Mustafa që je afër qytetarëve, afër atyre që dhanë shumë në vitet 89-ta. O sot o kurrë kryeministër i duhesh minatorëve për sqarim, ata po presin nga ju, fjalën tuaj dhe pranin tuaj atje në ‘Trepçë’, 650 m/nënë dhe duke pritë të vërtetën lidhur me qartësimin e ligjit për “Trepçën”. Kryeministër thuaje të vërtetën, ky popull shqiptar dhe tani në veçanti minatorët kërkojnë sqarim, kërkojnë një të vërtetë…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura