Pashtriku.org, 29. 06. 2016: Një grup prej 15 arkeologësh shqiptarë e polakë, pas gërmimeve të kryera në qytetin e Shkodrës për afro 10 vite, kanë zbuluar fakte të reja për këtë qytet. Drejtuesi i ekspeditës thotë se jeta në Shkodër ka ekzistuar rreth 5.000 vite më parë, çka e dëshmon mënyra e jetesës dhe objektet e gjetura.
“Deri para gërmimeve tona, në histori shkruhet se Rozafa ishte qendra e qytetit. Këtë na duhet ta kundërshtojmë, pasi i gjithë qyteti ishte qendër e Shkodrës. Kjo vërehet nga niveli i jetesës, teknikës, jetës sociale e gjithçka që ne kemi mundur të zbulojmë. Jeta në Shkodër ka ekzistuar që përpara periudhës së bronzit, pra që 5.000 vite më parë”, thotë profesor Piotr Dyczek nga Universiteti i Varshavës.
Arkeologët sjellin për publikun në ekspozitën e prezantuar në MHK pamje 3D, foto nga elementë të zbuluar nga gërmimet, ku më interesantet janë poçeritë veneciane. Në këto poçeri janë gjetur monedha të shekullit XVII, ndërsa gërmimet janë mundësuar në një mënyrë krejt të re.
“Ne përdorim mënyrën joinvazive për të gërmuar, sepse shtrirja gjeografike e Shkodrës është e komplikuar. Na duhet të gërmojmë në më shumë se 7 metra thellësi, gjë që është e vështirë. Ndaj, kjo mënyrë e re gërmimesh na jep pamje nga Shkodra të 5.000 viteve të fundit. Mendoj se është hera e parë që kjo teknikë përdoret këtu në Shqipëri”, deklaron profesor Dyczek.
Gërmimet e arkeologëve shqiptarë e polakë parashikohet që të vijojnë çdo vit në muajt prill-maj, deri në vitin 2020.
Postime të Lidhura
PROF.DR.LUFTULLA PEZA: PROVAT PËR LASHTËSINË PELLAZGE TË GJUHËS SHQIPE JANË TË SAKTA, ATO DUHEN STUDIUAR!
Golem, 17 nëntor 2017: Gjuha shqipe është provuar me prova të shumta dhe të pa tjetërsueshme, që është…
AKADEMIK ALI ELTARI: PËRGJIGJE MUZAFER KORKUTIT, STUDIUES, ARKEOLOG DHE ISH KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË!
Tiranë, 29 mars 2019: Ju, akademiku Myzafer Korkuti, ish Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, keni botuar…
PASHTRIKU: ALARM! ALBANOPOLI – KY QYTET ANTIK, PO VARROSET ҪDO DITË NGA VET SHQIPTARËT!
(Pashtriku.org, 30. 07. 2012) – Qyteti antik – ilir, Albanopoli, ndodhet në një kodër në afërsi të fshatit…
FATBARDHA DEMI: HËNA DHE DIELLI, SIMBOLE KULTIKE NË DY KOKAT E SHQIPONJËS PELLAZGE(II)
Pashtriku.org, 26. 06. 2013 – Flamuri shqiptar nga 1914 deri 1920, ku pasqyrohen shqiponja, ylli dhe rrufeja, simbole…