SHPËRQENDRIM I PA KONTROLLUAR MENDOR DHE SHOQËROR

SHPËRQENDRIM I PA KONTROLLUAR MENDOR DHE SHOQËROR                          

 Nga Afërditë Bekteshi*), Prishtinë – 24 Korrik 2021

Në kohën e ndryshimeve politike, ekomomikë edhe klimatike ndodhinë edhe shpërqendrimet e mëdha mendore individual dhe shoqërorë sikur një situatë të tillë jemi nga e vërejmë në nivel kombëtar dhe kjo rrjedhë si rezultat i zhvillimeve politike  aktuale jo të qarta.

Është krijuar bindja se jemi në kaos shoqërorë për shkak të ngjarjeve ditore dhe ka të atillë që bien pre e këtyre zhvillimeve dhe ballafaqohemi në situata të rënda të depresionit, dhunës, vrasje dhe vetëvrasjes.

Në historinë e zhvillimeve të ndryshme shoqërore gjithherë gjatë epokave të ndryshme kanë ndodhur situata të tilla të pakëndshme në rrethanat e kohës të krijuar për ndryshime. Si rezultat i kësaj kanë filluar organizimet politike progresive të drejta qysh nga koha e Greqisë Antike. Këtë e argumenton më së miri Profesori i nderuar Zejnullah Gruda në librin, “E Drejta Ndërkombëtare Publike”.  

Ne si shoqëri jemi duke vuajtur nga anomalitë e pas luftës duke ulur imunitetin edhe te disa individë me bindje të drejta dhe demokratike. Pushtuesi ka lënë pasoja të mëdha afatgjate përkundër që lufta për Liri ka dhënë rezultate të matshme në shumë drejtime. Disa grupe shoqërore dhe individ ende vazhdojnë  të jetojnë me frikën, jo besueshmërinë, mosmirënjohjen ndaj vlerave të lirisë. Të  gjitha këto pasoja i adresoj tek ish pushtuesi agresor dhe aleatëve të tij, i cili  vazhdon me veprime speciale propagandistike kundër vlerave tona.

Ne kujdestarët e të Drejtës Kombëtarë dhe Ndërkombëtare veprojmë pavarësisht pozitës institucionale dhe shoqërore që kemi, me vetëdijen tonë që këto  vlera janë të përhershme të patjetërsueshme, sa do që mund të cenohen  për momentin dhe jo vetëm në aspektin kombëtarë. Zhvillimet politike aktuale po marrin kohë por jo hov, barrierat i vendosim ne bashkë me aleatët tanë ndërkombëtarë, gjithashtu duke zbatuar Drejtësinë. E Drejta ndërkombëtare Publike historikisht është zhvilluar krahas të Drejtës Kombëtare po në këtë shekull evoluimi i saj është në epërsi duke reflektuar në arenën ndërkombëtare me akte të reja ndërkombëtare sa i përket menaxhimit të sigurisë ndërkombëtare, migracionit, drejtësisë dhe mjedisit për shkak të ndryshimeve klimatike. Për më tepër situata me Pandeminë Covid 19 e ka bërë më se të nevojshme reflektimin drejt dimensioneve të reja diplomatike për shkak të paraqitjes se pasigurive  në të ardhmen.

Subjekte të së Drejtës ndërkombëtare janë shtetet të krijuar në bazë të Parimit të Vetëvendosjes dhe Organizatat ndërkombëtare të cilat po ashtu në bazë të këtij parimi janë të organizuara dhe ndërveprojnë për vlera të përbashkëta.

Përveç kësaj në teorinë e së Drejtës Ndërkombëtare shumë teoricienë e njohin edhe rolin e individit si subjekte ndërkombëtare, andaj në udhërrëfyesit e disa figurave kombëtare të dëshmuar siç ishte Adem Demaçi dhe pasuesit tjerë, si vlera të lirisë duhet të mbështesim  dhe  krijojmë objektiva strategjike të drejta në bazë të veprimtarisë dhe krijimtarisë së tyre.

Nuk ka të drejtë të veçantë në shkencën juridike që mundet të krijohet dhe  zhvillohet pa pasur bazën e saj.

E drejta e popullit tonë si Kombëtare dhe Ndërkombëtare ka bazën saj e në luftën  për liri e cila ja dha vulën Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e mbështetur nga institucionet  relevante, siç ishte intervenimi ushtarak i NATO-së në vitin 1999.

E drejta duhet të vërtetohet pavarësisht sa e hidhur është, kjo situatë pezull nuk i bënë nderë askujt e më së paku neve që jemi të vonuar në raport me popujt edhe të rajonit. Duhet të përfundon përgjithmonë epoka e paraqitur si viktima edhe kur kemi prezantuar liderizëm.

Shpërqendrimi të zëvendësohet me përqendrim ndaj vlerave të lirisë dhe të demokracisë, ngarendja ndaj pozitave të përkohshëm institucional, nuk na formon vetëdije kombëtare të qëndrueshme, përkundrazi, këtë së paku na ka dëshmuar e kaluara shume e afërt.

Të dëshmomi se duke i shpërfaqur dhe mbrojtur vler,at tona më të ndriçuara kombëtare, mund të ecim në krah me popuj të civilizuar se edhe ashtu ata ju kanë ngjitur lartë piramidës të së Drejtës Ndërkombëtare, PSE jo edhe ne…

________

*) Autorja është studiuese e së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura