SHQIPËRIA E VËRTETË NË HARTËN E VJETËR FRANCEZE TË SHEKULLIT XIX

Pashtriku.org, 21. 10. 2016: Një hartë e vjetër franceze, e vitit 1861 dëshmon për trojet, që banoheshin nga shqiptarët. Nëse krahasohet kjo hartë me hartën e sotme, shihet qartë se shqiptarëve iu është pushtuar pjesa më e madhe e tokave duke e copëzuar atë në disa shtete fqinje.
Studiusi Artan Shkreli e ka publikuar këtë hartë, të hartuar më 1861, (17 vjet para Kongresit të Berlinit -1878) nga francezi Lejean. Në skicimet e francezit shihet se ‘Skipetares’ (kështu i quan shqipetarët) ishin pjesa më e madhe e territoreve, pikërisht ato me ngjyrë të verdhë.
“Pjesë nga harta etnografike e vitit 1861, para Kongresit të Berlinit, realizuar nga frengu Lejean (mos harrohet se francezët kishin aksesin më të madh në territoret e Perandorinë Osmane atë kohë, e për rrjedhojë kishin mundësi të mira për studimin etnografik të popujve dhe etnive që e popullonin atë) – thotë z.Shkreli dhe vazhdon:
“Do ishte kurioze, për efekt krahasimi, realizimi i një harte të tillë sot pas një shekulli e gjysmë, për të parë se si ka ndryshuar demografia me shfaqjen dhe konsolidimin e shteteve moderne ballkanike”.
“Me përjashtim të njollave sllave (gjelbër) dhe vllahe (blu) Lejean shënon më 1861 si SKIPETARES pjesën tjetër (verdhë)”, – përfundon Artan Shkreli.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura